6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pas analizimit të 643.600 artikujve të publikuar në faqet e rrjetit “Pravda” në 45 vende nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars të këtij viti, u konstatua se më shumë se gjysma e përmbajtjes ishte e drejtuar ndaj ish-republikave sovjetike dhe vendeve të Ballkanit, njoftoi Qendra për Informacion, Demokraci dhe Qytetari.
SERBI- Një hulumtim i Qendrës për Informacion, Demokraci dhe Qytetari në Universitetin Amerikan të Bullgarisë ka gjetur se ish-republikat sovjetike dhe vendet e Ballkanit janë objektivat kryesore të fushatës së dezinformimit rus. Sipas këtij hulumtimi, Serbia renditet në vendin e katërt për nga numri i artikujve të publikuar në raport me numrin e banorëve.
Pas analizimit të 643.600 artikujve të publikuar në faqet e rrjetit “Pravda” në 45 vende nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars të këtij viti, u konstatua se më shumë se gjysma e përmbajtjes ishte e drejtuar ndaj ish-republikave sovjetike dhe vendeve të Ballkanit, njoftoi Qendra për Informacion, Demokraci dhe Qytetari.
Rrjeti Pravda u shfaq kur mediat shtetërore ruse Russia Today (RT) dhe Sputnik u ndaluan në gjithë Bashkimin Evropian pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, thuhet në hulumtimin që u krye në bashkëpunim me kompaninë Sensika Technologies, transmeton agjencia e lajmeve Beta.
Deri në fillim të vitit 2025, ky rrjet ishte shndërruar në një “ekosistem global të dezinformimit”, i cili përbëhet nga rreth 190 faqe interneti në 83 vende, ku shpërndahet propagandë ruse në dhjetëra gjuhë të tjera, thuhet në deklaratën e Qendrës.
“Analiza tregon një operacion të sofistikuar të informacionit të targetuar në mënyrë strategjike, të përqendruar te shtetet ish-sovjetike dhe vendet ballkanike”, thuhet në raport, duke shtuar se përqendrimi i artikujve për kokë banori në këto rajone është më shumë se 50 herë më i madh sesa në demokracitë perëndimore.
Kjo tregon, thuhet në raport, se synimi është formësimi i narrativës dhe përdorimi i informacionit si mjet për të përhapur ndikimin “në rajone me rëndësi të lartë gjeopolitike për Kremlinin, me pasoja të mundshme për proceset demokratike, kohezionin shoqëror dhe stabilitetin rajonal”.
“Në thelb, dezinformatat e Pravdas synojnë të minojnë orientimin euroatlantik të rajonit duke thelluar ndarjet e brendshme dhe duke nxitur mosbesim ndaj institucioneve demokratike”, thuhet në deklaratën e Qendrës.
Moldavia është objektivi kryesor i dezinformatave ruse, me një numër artikujsh për banor 56 herë më të madh sesa në Evropën Perëndimore. Pastaj, në listë radhiten Letonia dhe Estonia, ndërsa në vendin e katërt është Serbia, ku numri i artikujve është 31 herë më i madh. Vendet e Ballkanit - përkatësisht Serbia, Bullgaria, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Greqia – përbëjnë 3.2 për qind të popullsisë, por marrin 16.2 për qind të përmbajtjes.
Në të kundërt, Evropa Perëndimore - përkatësisht Danimarka, Portugalia, Spanja, Franca, Norvegjia, Qipro, Holanda, Gjermania, Italia, Suedia, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Irlanda - pranon vetëm 21.3 për qind të përmbajtjes, megjithëse përbën 43.7 për qind të popullsisë.
Autorët e analizës gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e Radios Evropa e Lirë si “zëri kryesor i demokracisë në rajon” dhe “kundërpeshë kyçe” ndaj propagandës ruse, duke vlerësuar se vendimi i administratës amerikane për të ndërprerë financimin e saj është “një gabim strategjik” në një kohë kur Kremlini po intensifikon fushatën e dezinformimit.
Me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar më 15 mars nga presidenti amerikan Donald Trump, është reduktuar Agjenca Amerikane për Mediat Globale (USAGM), trupi që mbikëqyr Radion Evropa e Lirë.
Disa orë pasi u nënshkrua urdhri ekzekutiv, USAGM njoftoi se kishte ndërprerë financimin e REL-it, të ndarë nga Kongresi për vitin buxhetor 2025 që përfundon më 30 shtator. REL-i e ka quajtur këtë veprim të paligjshëm dhe ka ngritur padi kundër USAGM për këtë vendim./ REL
Caroline Levitt SHBA - Në një deklaratë të fortë drejtuar një prej institucioneve më të njohura arsimore në bo...
Brigadat Ezzedine al-Qassam GAZA - Brigadat Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i organizatës islamike Hamas, kanë publikuar sot një mesaz...
Takimi UKRAINË- Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur,” deklaroi të martën sekretari i p&eum...
Ish-presidenti peruan Ollanta Humala LIMA – Goditje e rëndë për elitën politike të Perusë. Ish-presidenti Ollanta Huma...
Spitali i Gazës bombardohet nga Izraeli GAZA – Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 557 me tensione që nuk njohi...
Protestat ne Turqi STAMBOLL – Ndërsa zemërimi për shkarkimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, vazhdon të p&eu...
Pamje nga aksidenti tragjik ne Greqi GREQI - Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Egnatia në Greqi, duke lënë pas d...
Trump SHBA- Administrata e Donald Trump po planifikon një ristrukturim të madh të pranisë diplomatike amerikane. Trump po mendon t...
alexei navalny RUSI- Një gjykatë në Moskë ka dënuar katër gazetarë me pesë vjet e gjysmë burg,&...
Mandatari për Qeverinë e re serbe, Gjuro Macut, gjatë paraqitjes para Kuvendit të Serbisë. SERBI- Pas rreth tetë orëve d...