Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Orban ka thënë për grupin medial Funke se mirëpret pozicionin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili aktualisht është duke analizuar mënyra se si mund të kryhen procedurat e azilit prej vendeve jashtë bllokut evropian.
BRUKSEL- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u ka thënë mediave gjermane se ai dëshiron të bëjë çështjen e migrimit si temë kyçe kur Hungaria të jetë në krye të BE-së, në Presidencën gjashtëmujore me rotacion. Orban ka thënë për grupin medial Funke se mirëpret pozicionin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili aktualisht është duke analizuar mënyra se si mund të kryhen procedurat e azilit prej vendeve jashtë bllokut evropian.
Aktualisht presidencën e BE-së e ka Belgjika, ndërsa prej 1 korrikut në këtë pozitë do të jetë Hungaria. Orbani ka thënë se Hungaria veçse është duke zbatuar një politikë që aplikimet për azil të vlerësohen në shtetet e treta, shembull në Ambasadën hungareze në Beograd, para se aplikuesve t’iu jepet drita e gjelbër për të hyrë në shtet.
Në muajin qershor, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Hungarinë të paguajë gjobë prej 200 milionë eurosh dhe shtesë 1 milion euro në ditë nëse nuk e zbaton vendimin për t’i ndryshuar politikat për azil. Gjoba është vënë për shkak të një vendimi të gjykatës, të dhjetorit të vitit 2020, që e ka udhëruar Budapestin të ndërrojë procedurat për të garantuar mbrojtje ndërkombëtare dhe kthim të shtetasve të botës së tretë.
Presidenca e BE-së është pozitë goxha burokratike dhe përfshin krijimin e agjendave dhe zhvillimin e diskutimeve rreth një vendimi, dhe ka të bëjë kryesisht me gjetjen e një kompromisi mes vendeve të bllokut evropian, kur mungon konsensusi i qartë.
Hungaria është zotuar se do të jetë ndërmjetësuese e drejtë, ndonëse Budapesti nuk i ka marrëdhëniet më të mira me institucionet e BE-së, për shkak të çështjeve të lidhura me sundim të ligjit dhe korrupsion./ REL
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janos Boka BRUKSEL- Nuk qe ndonjë surprizë, kur Hungaria prezantoi këtë ...
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark. KOSOVA- Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, është nderuar të dielën në P...
Pamje nga qendra e Harkivit më 22 qershor, pas bombardimeve ruse. UKRAINA- Rusia ka nisur tri raketa drejt rajonit të Kievit në orët e ...
Foto ilustruese SHBA- Ndryshimet klimatike janë duke nxitur valë të rrezikshme të nxehtësisë në hemisferën veriore ...
Kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Dumës Shtetërore të Rusisë, Andrei Kartapolov RUSIA- Kreu i komitetit të m...
Foto ilustruese KOSOVA- Masat ndëshkuese që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Kosovës gjatë vitit të kaluar, ende nuk janë h...
foto nga momenti IZRAEL- Një video me pamje shqetësuese është publikuar në rrjet, ku tregon forcat ushtarake izraelite që kan...
hristian mickoski SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut nisi të shtunën debatin lidhur me kabinetin e propozuar qeveritar nga i mand...
aeroplanmbajtesja JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan sot se forcat e grupit filluan një sulm ndaj aeroplanmbajtëses amerikane&nb...
foto ilustruese GJERMANI- Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë Robert Habeck tha të shtunën se ishte informuar nga komisioneri i BE-së...