6 Shkurt 2023, 16:17
Nga I.A
NATO
TURQI- Turqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare NATO-s dhe aleatëve për ndihmë në trajtimin e pasojave të tërmetit të së hënës. Vendi ka kërkuar ndihmë dhe pajisje mjekësore, njësi të ndryshme urbane të kërkimit dhe shpëtimit, si dhe spitale provizore të pajisura plotësisht kundër motit ekstrem me personel teknik për montim.
Përgjigja po koordinohet nga Qendra Euro-Atlantike e Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive të NATO-s, e cila është e vendosur në selinë e NATO-s në Bruksel.
Çfarë po ndodh në Turqi?
Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2500 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.
termet ne turqi
Bota
6 Shkurt 2023, 16:10
I.A
termet ne turqi
TURQI- Pas dy tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter, që tronditë...
Bota
6 Shkurt 2023, 16:06
I.A
Miroslav Lajçak
KOSOVË- Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur pas p&...
Bota
6 Shkurt 2023, 16:02
k.m.
Pamje e tërmetit në Turqi
TURQI- Mijëra njerëz kanë mbetur të varrosur nën rrënojat e ndërtesave në ...
Bota
6 Shkurt 2023, 15:56
I.A
termeti
TURQI- Një i ri ka arritur që të shpëtoj nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Turqi...
Bota
6 Shkurt 2023, 15:32
I.A
Mirosllav Lajçak dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropi...
Bota
6 Shkurt 2023, 15:19
I.A
Kurti me ambasadoret
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi i pritën në Qeveri ambasado...
Bota
6 Shkurt 2023, 15:14
I.A
Janez Lenareçiç
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka njoftuar se me kërkesë të Turqisë, pas tërmetit të rënd&eum...
Bota
6 Shkurt 2023, 14:54
A.B
Qyteti
TURQI- Një tërmet me magnitudë 7.4 ka ndodhur në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş. Shumë ndërtesa në qe...
Bota
6 Shkurt 2023, 14:44
A.B
Djali nen rrenoja
TURQI- Një video emocionuese tregon dialogun mes ekipit të kërkim shpëtimit në qytetin Adana të Turqis...
Bota
6 Shkurt 2023, 14:21
A.B
Termeti
TURQI- Numri i të vdekurve është rritur në 1014 në Turqi pas tërmetit me magnitudë 7.8 që ra ditën e s...