24 Shkurt 2023, 17:59
Nga a.l
përdhunimi
GREQI- Një rast i rëndë i abuzimit seksual është zbuluar në Greqi. Mediat greke raportojnë se një 53-vjeçar është dënuar me 37 vjet burg pasi pranoi se ka abuzuar seksualisht me mbesat e tij të mitura prej vitesh. Ai i “joshte” vajzat e vëllezërve të tij me dhurata, çokollata si dhe i lejonte të luanin me celularin e tij. Sipas aktakuzës, veprat janë kryer në periudhat 2009-2013, por denoncimi është bërë vite më vonë. Prindërit e vajzave kanë zbuluar rastin e rëndë pasi kishin parë një video të regjistruar nga 53 vjeçari. Viktimat (të lindurat në vitet 2003, 2004 dhe 2006) kalonin kohë në shtëpinë e gjyshërve të tyre, ku jetonte dhe xhaxhi i tyre.
“Ai dukej njeri i mirë dhe i qetë, por në realitet ishte një përbindësh”, ka thënë njëri nga vëllezërit e tij.
“Ne drejtonim një tavernë dhe ishim në punë gjithë ditën. I linim fëmijët me gjyshërit, kryesisht në fundjavë. Aty banonte edhe vëllai tjetër. Ne nuk menduam se vëllai ynë ishte një përbindësh. Para se të shkonim te prokurori, shkuam te një psikiatër. Ai na tha se ishte një parametër i sëmundjes së tij (vuante nga psikoza alkoolike). Dyshova se doktori ishte mashtrues por nuk shkuam te prokurori për të mos i nënshtruar fëmijët në një gjyq të ri. Kaluan vite. Pashë që fëmija ime nuk ishte në gjendje të mirë. Kur e pyet me tregoi, më tha se ‘është djall me dy fytyra”, tha njëri prej baballarëve duke rrëfyer historinë e fëmijës së tij.
Gjatë paraqitjes në gjykatë, i pandehuri pranoi krimet dhe kërkoi falje. Në kërkim të faljes, ai ka rrëfyer veprimet e tij, duke u kërkuar falje vëllezërve dhe motrave, ndërsa është shprehur se është penduar për veprimet e tij.
“Më vjen keq, kërkoj falje. Videot i mbaja në celular. I kisha treguar disa foto një kolegu me të cilin punonim në taksi. Në atë kohë shkoja te psikiatri. Kam menduar për atë që kam bërë dhe jam penduar. Më vinte turp të thërrisja vëllezërit e mi dhe mbesat dhe nipërit e mi për të kërkuar falje. Pas vitit 2013 nuk kam asnjë lidhje me të miturit. E kam bërë për herë të parë në vitin 2009, në moshën 40-vjeçare ”, tha 53-vjeçari.
Nuk dihet për fatin e vajzave të mitura pas tmerrit të përjetuar nga abuzimi seksual i xhaxhait të tyre.
abuzim seksual ne greqi
Bota
24 Shkurt 2023, 17:53
a.l
Departamenti Amerikan i Thesarit
SHBA- Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj Lanta Bank ruse, Metallinvestbank, Kredit Bank e Mo...
Bota
24 Shkurt 2023, 17:46
a.l
Flamuri Gjerman
GJERMANI- Ministria gjermane e mbrojtjes ka njoftuar se Gjermania do të dërgojë katër tanke të tjera Leopard 2 n&...
Bota
24 Shkurt 2023, 17:41
a.l
Moldavia
MOLDAVI- Qeveria moldave ka hedhur poshtë pretendimet ruse se Ukraina po planifikon të sulmojë territoin e shkëputur. Sekretar...
Bota
24 Shkurt 2023, 17:42
I.A
Mircea Geoana
SHBA- Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, tha se Rusia ka pësuar një sërë humbj...
Bota
24 Shkurt 2023, 17:24
a.l
TOI 5205b
SHBA- Astronomët kanë zbuluar një planet jashtëzakonisht të madh që rrotullohet rreth një ...
Bota
24 Shkurt 2023, 17:34
k.m.
Foto ilustruese
KIEV- Kur ka kaluar një vit nga pushtimi rus i Ukrainës, humbja e jetëve njerëzore - siç është normale...
Bota
24 Shkurt 2023, 17:26
I.A
Jeff Bezos dhe Emmanuel Macron
FRANCË- Në fshehtësi ekstreme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka dekoruar miliarderin a...
Bota
24 Shkurt 2023, 17:05
I.A
konsulata ruse
GREQI- Autoritetet janë vënë në alarm pasi u gjet një objekt i dyshimtë përballë konsullatës ru...
Bota
24 Shkurt 2023, 17:02
a.l
Izrael
IZRAEL- Izraeli nisi sulmet ajrore duke synuar vendet e prodhimit dhe ruajtjes së armëve në Gaza, pas një sulmi me raketa n...
Bota
24 Shkurt 2023, 16:51
a.l
Gjykata Themelore Prishtinë
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 40 vite burg 4 të akuzuarit për p&e...