15 Korrik 2024, 11:22
Nga N.F
Trump
SHBA- Pas përpjekjes për ta vrarë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se e ka rishkruar krejtësisht fjalimin që do ta mbajë në Konventën e Partisë Republikane. Në vend se ta kritikojë presidentin aktual, Joe Biden, ai tha se do të përçojë mesazhe uniteti.
“Do të jetë një fjalim krejt ndryshe. Kjo është një mundësi për ta bashkuar vendin. Mua më është dhënë kjo mundësi”, tha Trump për gazetën Washington Examiner.
Trump arriti në shtetin e Uiskonsinit, ku, nga sot deri më 18 korrik, zhvillon punimet Konventa e Partisë Republikane. Në këtë ngjarje, Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Ai do ta mbajë fjalimin të enjten. Pritet, po ashtu, të bëjë të ditur se kush do të jetë kandidati për zëvendës të tij. Trump, 78 vjeç, u qëllua në vesh në një tubim në Pensilvani, të shtunën. Sulmuesi i dyshuar i tij, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë. Nga të shtënat u vra një spektator, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.
Duke folur për gazetën Washington Examiner, Trump tha se provat për atë që ndodhi në Pensilvani, janë duke u mbledhur.
“Energjia që vinte nga njerëzit atje, në atë moment... Është e vështirë ta përshkruash se si ndihej, por e dija se bota po shikonte. E dija që historia do ta gjykojë këtë dhe e dija se duhej t’ua bëja me dije se jam mirë”, tha Trump.
Në zgjedhjet e nëntorit, Trump pritet të garojë kundër presidentit aktual, Joe Biden. Biden, në një fjalim nga Zyra Ovale të dielën mbrëma, bëri po ashtu thirrje për unitet kombëtar.
“Në Amerikë, ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në kutitë e votimit, e jo me plumba”, tha Biden, duke shtuar se “urrejtja nuk duhet të ketë port të sigurt”./ REL
atentati ndaj donald trump shba
Bota
15 Korrik 2024, 11:17
S.B
Kate Middleton
ANGLI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton bëri një rikthim të këndshëm në sytë e publikut në W...
Bota
15 Korrik 2024, 09:52
r.ll
foto ilustruese
GJAKOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku një...
Bota
15 Korrik 2024, 09:50
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francë...
Bota
15 Korrik 2024, 09:03
N.F
Thomas Matthew Crooks
SHBA- Informacione të reja po dalin në dritë për 20-vjeçarin, Thomas Matthew Crooks i cili ...
Bota
15 Korrik 2024, 08:56
r.ll
pamje nga atentati
SHBA- FBI ka publikuar një përditësim lidhur me hetimet për atentatin e kryer ndaj ish-presidentit Donald Trump.&nb...
Bota
15 Korrik 2024, 08:53
N.F
Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtetin e Uiskonsinit për të marrë pjesë në Konventën Komb&...
Bota
15 Korrik 2024, 08:28
r.ll
viktor orban, donald trump
HUNGARI- Që prej marrjes së Presidencës së Këshillit të BE-së, më 1 korrik kryemini...
Bota
15 Korrik 2024, 08:25
r.ll
foto ilustruese
NJU JORK- Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret sërish, në pak më pak se dhjetë ...
Bota
15 Korrik 2024, 08:13
N.F
Atentatet ose vrasjet në SHBA
SHBA- Para atentatit të 13 korrikut ndaj ish-presidentit Donald Trump, ka pasur disa ngjarje të dhunës po...
Bota
15 Korrik 2024, 07:47
N.F
Autori i atentatit
SHBA- Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump në Pensilvani është publikuar nga mediat amer...