Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shumica e viktimave janë regjistruar në Kunar, ku shumë banorë jetojnë në lugina të pjerrëta lumenjsh, të ndara nga male të larta. Zëdhënësi i talibanëve, Hamdullah Fitrat, i cili e bëri të ditur shifrën e përditësuar prej 2.205 viktimash, tha se përpjekjet për kërkim dhe shpëtim po vazhdojnë.
AFGANISTAN- Qindra trupa të pajetë janë nxjerrë nga shtëpitë e rrënuara si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Afganistan javën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në mbi 2.200, tha të enjten një zëdhënës i Qeverisë talibane. Tërmeti 6.0 ballësh goditi disa provinca malore në lindje të vendit të dielën në mbrëmje, duke rrafshuar fshatra dhe duke zënë njerëz nën rrënoja.
Shumica e viktimave janë regjistruar në Kunar, ku shumë banorë jetojnë në lugina të pjerrëta lumenjsh, të ndara nga male të larta. Zëdhënësi i talibanëve, Hamdullah Fitrat, i cili e bëri të ditur shifrën e përditësuar prej 2.205 viktimash, tha se përpjekjet për kërkim dhe shpëtim po vazhdojnë.
“Janë ngritur shatorre për njerëzit dhe po shpërndahen ndihma të para dhe furnizime emergjente”, tha ai.
Tereni i vështirë po ua bën më të zorshme punën ekipeve për shpëtim. Autoritetet talibane kanë përdorur helikopterë dhe kanë dërguar ushtarë nga ajri për t’i ndihmuar të mbijetuarit. Punonjësit e ndihmës thonë se detyrohen të ecin me orë të tëra për të arritur në fshatrat e bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe shembja e shkëmbinjve.
Shkurtimet në financim po ndikojnë gjithashtu në reagimin ndaj krizës. Këshilli Norvegjez për Refugjatët tha se ka më pak se 450 punonjës në Afganistan, ndërsa në vitin 2023 – kur ndodhi tërmeti i fundit i madh në vend – kishte 1.100. Këshilli ka vetëm një magazinë në dispozicion dhe asnjë rezervë emergjente.
“Do të duhet të blejmë artikuj sapo të sigurojmë fonde, por kjo mund të marrë javë të tëra dhe njerëzit kanë nevojë tani. Ne kemi vetëm 100.000 dollarë për të mbështetur përpjekjet e reagimit emergjent. Kjo lë një boshllëk të menjëhershëm prej 1.9 milion dollarësh”, tha Maisam Shafiey, këshilltar për komunikim i këshillit në Afganistan.
Organizatat humanitare e kanë quajtur këtë fatkeqësi krizë brenda krizës. Afganistani tashmë po përballej me pasojat e ndryshimeve klimatike, veçanërisht thatësirën, me ekonomi të dobët dhe kthimin e rreth 2 milionë afganëve nga vendet fqinje.
giorgio armani ROMË- Stilisti legjendar i modës Giorgio Armani ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë grupi A...
kabulli nënujor BRUKSEL- Zyra e Prokurorit Publik Europian po heton vepra të mundshme penale që lidhen me ndërtimin e një kabulli ...
marine le pen FRANCË- Marine Le Pen, e cila do të kërkojë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale n...
autori BERLIN- Një situatë alarmante ka ndodhur në rrugët e Berlinit kur një makinë përplasi një grup njer&eu...
foto ilustruese HUNGARI- Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto është takuar të enjten me Millorad Dodikun në Budape...
Nigel Farage SHBA- Nigel Farage u tha ligjvënësve amerikanë se Britania është si Koreja e Veriut kur bëhet fjalë pë...
Aleksandar Vuçiç KINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se e shfrytëzoi këtë ngjarje p...
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin PEKIN- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij e “mbështet plotë...
Emmanuel macron dhe Volodymyr Zelenskyy PARIS- Udhëheqësit evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, takohen më 4 shtator ...
Google BOTA- Përdoruesit në shumë vende të Evropës Lindore raportuan një ndërprerje të konsiderueshme dhe të ...