Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lideri i Reform UK, partisë populiste të djathtë e cila kryeson sondazhet pavarësisht se ka vetëm katër deputetë, përmendi arrestimin e shkrimtarit komik irlandez, Graham Linehan, si një shembull të kërcënimit të madh që Britania paraqet për lirinë e shprehjes.
SHBA- Nigel Farage u tha ligjvënësve amerikanë se Britania është si Koreja e Veriut kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes, ndërsa kritikoi ashpër qeverinë britanike gjatë një seance në Uashington.
Lideri i Reform UK, partisë populiste të djathtë e cila kryeson sondazhet pavarësisht se ka vetëm katër deputetë, përmendi arrestimin e shkrimtarit komik irlandez, Graham Linehan, si një shembull të kërcënimit të madh që Britania paraqet për lirinë e shprehjes.
Policia britanike arrestoi Linehan-in të hënën në aeroportin Heathrow të Londrës lidhur me postimet e tij në rrjetet sociale për personat transgjinorë. Ai dyshohej për nxitje të dhunës sipas Ligjit për Rendin Publik.
"Kjo mund t'i ndodhë çdo burri apo gruaje amerikane që shkon në Heathrow dhe ka thënë gjëra online që nuk i pëlqejnë qeverisë britanike dhe policisë britanike. Kur u bëmë Koreja e Veriut? Shkrimtari komik irlandez e zbuloi këtë dy ditë më parë në aeroportin Heathrow," tha Farage gjatë paraqitjes së tij në komitetin gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, i kontrolluar nga republikanët.
Farage ishte ftuar të fliste para komisionit lidhur me kërcënimin e Europës ndaj fjalës së lirë dhe novacionin amerikan, teksa republikanët po shtojnë kritikat ndaj politikave të ndryshme të BE-së dhe Britanisë për rregullimin e teknologjisë, përfshirë Ligjin për Sigurinë Online të Britanisë.
Ky ligj u miratua nga qeveria e mëparshme konservatore, por ligji hyri në fuqi në mandatin e kryeministrit laburist Sër Keir Starmer. Farage është zotuar ta shfuqizojë këtë ligj nëse Reform vjen në pushtet. Gjatë seancës, Farage tha se nuk dyshonte se kishte qëllime të mira pas ligjit, por e krahasoi atë me një vare që nuk godet arrën, duke pretenduar se ligji nuk po i mbron fëmijët.
Ai sugjeroi se pajisjet mund të jenë pjesë e zgjidhjes, duke ngritur telefonin e tij, në mënyrë që fëmijët të mos mund të hynin në aplikacione apo shërbime të caktuara, por shtoi: "Nuk i kam të gjitha përgjigjet."
Kryetari i komisionit gjyqësor, Jim Jordan, një aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, tha se ishte i shqetësuar për sulmet ndaj lirisë së shprehjes në Europë, për censurën, arrestimet për postime fyese si dhe për kufizimet që ligjet e BE-së dhe Britanisë gjoja kanë vendosur mbi të drejtën amerikane të Amendamentit të Parë për fjalën e lirë. Më herët të mërkurën, Starmer e quajti Farage-in jo patriot për faktin se fluturoi në SHBA për të folur keq për vendin tonë.
"Ai ka shkuar atje për t'u bërë thirrje amerikanëve të vendosin sanksione ndaj këtij vendi, gjë që do të dëmtojë njerëzit e thjeshtë," tha ai gjatë Pyetjeve për Kryeministrin të mërkurën.
Starmer shtoi gjithashtu, në lidhje me arrestimin e Linehan-it, se "duhet të sigurohemi që policia të përqendrohet në çështjet më serioze".
Ai shtoi: "Ne kemi një histori të gjatë të lirisë së shprehjes në këtë vend. Jam shumë krenar për këtë dhe gjithmonë do ta mbroj."
Farage i tha komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve: "Nuk kam sugjeruar aspak sanksione."
Ai u tha gjithashtu gazetarëve: "Shpresoj që partitë politike amerikane, liderët dhe bizneset të kryejnë një bisedë të sinqertë me qeverinë britanike e t'i thonë: nëse nuk e zgjidhni këtë proble, do të ketë pasoja serioze tregtare për të dyja palët."
Sondazhet e YouGov tregojnë se mbështetja publike për Ligjin e Sigurisë Online në Britani është e fortë, me rreth 70 për qind të njerëzve që thonë se janë pro rregullave të reja. Ligji kërkon që faqet e internetit të verifikojnë moshën e përdoruesve para se ata të mund të hyjnë në materiale si pornografia. Disa shtete amerikane, përfshirë Floridën e drejtuar nga republikanët, kanë gjithashtu ligje që kërkojnë verifikimin e moshës për përmbajtjen për të rritur.
Në një postim pas arrestimit të tij, Linehan tha se ndalimi i tij provon një gjë përtej çdo dyshimi Britania është bërë një vend armiqësore ndaj lirisë së shprehjes, armiqësore ndaj grave dhe tepër tolerant ndaj kërkesave të burrave të dhunshëm, arrogantë dhe abuzues, të cilët e kanë kthyer policinë në bandën e tyre personale./Financial Times
Aleksandar Vuçiç KINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se e shfrytëzoi këtë ngjarje p...
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin PEKIN- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij e “mbështet plotë...
Emmanuel macron dhe Volodymyr Zelenskyy PARIS- Udhëheqësit evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, takohen më 4 shtator ...
Google BOTA- Përdoruesit në shumë vende të Evropës Lindore raportuan një ndërprerje të konsiderueshme dhe të ...
Kim Jong Un KINË- Prania e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në paradën e madhe ushtarake t&eum...
Avioni BULLGARI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u nd&eu...
Gjykata Supreme SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka çuar çështjen e tarifave në Gjykatën Supreme dhe...
foto ilustruese GAZË- Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse m...
pamje nga protesta SHBA- Viktimat e Jeffrey Epstein thanë rrëfime për abuzimet seksuale të mërkurën, ndërsa gjithashtu m...
donald trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të mërkurën se synon të zhvilloj&eu...