29 Dhjetor 2025, 09:48
Nga E.d
Foto ilustruse
AUSTRALI- Familjet e viktimave të sulmit në plazhin e famshëm Bondi të Sidneit i bënë thirrje kryeministrit australian Anthony Albanese, që të ngrejë një komision për të hetuar rritjen e shpejtë të antisemitizmit në vend. Një baba dhe bir vranë 15 persona më 14 dhjetor gjatë festës hebraike të Hanukkah në plazhin Bondi dhe plagosën dhjetëra të tjerë në një sulm që autoritetet e kanë përshkruar si antisemit.
Babai, një shtetas indian, u vra nga policia. Djali i tij 24-vjeçar, një shtetas i lindur në Australi, mbetet në paraburgim policor. Në një letër të botuar sot, 17 familje i bënë thirrje kryeministrit që të krijojë menjëherë një Komision Mbretëror të Komonuelthit për rritjen e shpejtë të antisemitizmit në Australi dhe të hetojë çdo dështim të inteligjencës që lidhet me sulmin.
“Deklaratat e bëra deri më tani nga qeveria federale në lidhje me masakrën e Bodai janë të pamjaftueshme... Na detyroheni përgjigje. Na detyroheni llogaridhënie. Dhe australianëve u detyroheni të vërtetën”, thanë familjet në një deklaratë, sipas raportimeve të shtypit.
Në Australi, komisionet mbretërore janë organet më të larta hetimore publike me kompetenca të gjera për të hetuar korrupsionin, abuzimin seksual të fëmijëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri Albanese tha të hënën se ishte ngritur një komision i pavarur për të shqyrtuar punën e agjencive të zbatimit të ligjit pas sulmit dhe për të vlerësuar, nëse autoritetet mund të kishin ndërmarrë hapa shtesë për të parandaluar sulmin terrorist.
Ai tha se komisioni do të shqyrtonte nëse ligjet ekzistuese ose boshllëqet e inteligjencës i penguan shërbimet e policisë dhe të sigurisë të ndërmerrnin veprime kundër autorëve, të cilët policia thotë se ishin të frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik. Albanese, i cili përballet me kritika në rritje nga kundërshtarët të cilët thonë se qeveria e tij nuk ka bërë mjaftueshëm për të frenuar rritjen e antisemitizmit, i ka rezistuar thirrjeve për një komision mbretëror për sulmin. Ai ka përsëritur se do të duhen vite që komisioni të hartojë raportin e tij.
"Qeveria është e përkushtuar të sigurojë që nuk mund të presim me vite për përgjigje. Ne duhet të ecim përpara me çfarëdo ndryshimesh të nevojshme", u tha Albanese gazetarëve./Dosja.al
viktima boda sulm
Bota
29 Dhjetor 2025, 09:24
E.d
Foto ilustruese
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, folën pozitivisht për bisedim...
Bota
29 Dhjetor 2025, 08:54
E.d
Foto ilustruse
KOREJA E JUGUT- Prokurorët akuzuan të martën ish-zonjën e parë të Koresë së Jugut Kim Geun-hee&...
Bota
29 Dhjetor 2025, 08:43
E.d
Foto ilustruse
MEKSIKË - Një aksident i rëndë ka ndodhur në Meksikën jugore, nga i cili humbën jetën 13 person...
Bota
29 Dhjetor 2025, 08:04
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet sot me aleatin e tij kryesor, Presidentin e SHBA-së Do...
Bota
29 Dhjetor 2025, 07:45
E.d
Foto ilustruese
INDONEZI- Një zjarr ka rënë në një azil pleqsh në ishullin indonezian Kelibia, i cili ka vrarë...
Bota
29 Dhjetor 2025, 07:32
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Gjermania po përballet me një mot ekstremish të ftohtë. Mediat e huaja theksojnë se edhe pse p&...
Bota
29 Dhjetor 2025, 07:26
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Konferenca për shtyp në Mar-a-Lago nuk ishte një moment pajtimi, sigurisht jo një moment sulmi si ai i shkur...
Bota
28 Dhjetor 2025, 21:32
I.A
Yuri Ushakov
RUSI- Kremlini tha se presidenti rus dhe homologu i tij amerikan nuk e mbështesin presionin evropiano-ukrainas për një armë...
Bota
28 Dhjetor 2025, 20:20
D.S
SHBA- Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi dy helikopterë u rrëzuan në jug t&eu...
Bota
28 Dhjetor 2025, 19:39
D.S
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Mar-a-Lago
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur për takimin e tij me Presid...