“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
India nuk i 'ndahet' fatkeqësive/ Pas përmbytjeve, shembja e një tempulli shkakton 9 viktima, bllokohen dhjetëra të tjerë
Gjatë dy ditëve të fundit, reshjet e forta të shiut në Himachal Pradesh kanë rezultuar në përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Sipas zyrtarëve lokalë, në 24 orët e fundit 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në vend.
14 Gusht 2023, 17:13Nga a.l
Indi
INDI- Nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë bllokuar pasi një tempull i lashtë hindu u shemb në shtetin verior të Himachal Pradesh për shkak të shirave të dendur. Rrëshqitja e dheut bëri që tempulli në Shimla, një destinacion i njohur turistik, të shembej, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë dy ditëve të fundit, reshjet e forta të shiut në Himachal Pradesh kanë rezultuar në përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Sipas zyrtarëve lokalë, në 24 orët e fundit 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në vend.
Gjatë ditëve të fundit, në platformat e mediave sociale janë postuar video që tregojnë ndërtesa dhe makina që fshihen nga lumenjtë e furishëm, pemë që bien mbi makina dhe turistë të bllokuar për shkak të mbylljes së rrugëve.