LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Inflacioni në SHBA, a po luan Rezerva Federale me levat e gabuara?

Shumë ekonomistë mendojnë se Rezerva Federale e SHBA-së nuk ka arritur të parashikojë saktë inflacionin në vitet e fundit.

30 Korrik 2022, 07:10 Nga A.B
ANALIZA/ Inflacioni në SHBA, a po luan Rezerva Federale me levat e gabuara?
Shtepia e Bardhe

Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors, ish- bankier në Bankën Botërore

Shumë ekonomistë mendojnë se Rezerva Federale e SHBA-së nuk ka arritur të parashikojë saktë inflacionin në vitet e fundit.

Fillimisht, ajo ndryshoi qëllimisht politikën monetare, për të lejuar që inflacioni të ishte më i lartë se 2%, duke pretenduar se një sasi e caktuar inflacioni, do të ishte e dëshirueshme, jo një kërcënim.

Më pas, kur inflacioni u rrit edhe më tepër se sa pritej, Rezerva Federale deklaroi se ai ishte thjesht “kalimtar”. Rezerva Federale nisi shtrëngimin monetar shumë vonë. Janet Yellen kohët e fundit e pranoi gabimin.

U habita jashtë mase që, në takimin e fundit të Komitetit Federal të Tregjeve të Hapura (FOMC) të Rezervës Federale të SHBA-së, ku lufta kundër inflacionit mbizotëronte axhendën, nuk u përmend fare fakti që oferta e parasë në SHBA, ishte rritur me 50% në dy vitet e fundit.

Madje, një komentues në Twitter pyeti nëse heshtja mbi këtë çështje në seancën pyetje-përgjigje me shtypin, tregonte paaftësinë e habitshme të gazetarëve të njohur, apo një mjedis ku mospajtimi nuk lejohet.

Ky artikull së pari shqyrton pse vetëm normat e interesit nuk kanë gjasa të zbusin inflacionin dhe më pas nëse oferta monetare mund të ndikojë në inflacion.

Rritja e normave të interesit sigurisht që ka efekt në uljen e kërkesës. Ironikisht, pikërisht në mjedisin e borxhit të lartë që kemi sot, efektet e uljes së kërkesës nga rritja e normave të interesit, mund të jenë më dramatike sesa në një mjedis me borxh të ulët, sepse qeveritë, korporatat dhe individët, duhet të shpenzojnë më shumë për shërbimin e borxhit të tyre, duke lënë më pak para për konsum dhe investim, dhe duke i privuar kështu ekonomitë nga oksigjeni.

Por ngadalësimi i kërkesës nuk është e njëjta gjë si ngadalësimi i inflacionit. Pikërisht me këtë ka të bëjë edhe i gjithë koncepti i stagflacionit. Rezerva Federale mund të jetë duke shkuar drejt recesionit dhe inflacionit. Siç thotë makrostrategu Peter Schiff:

“Është e qartë se investitorët nuk janë më të shqetësuar për inflacionin, por janë të shqetësuar vetëm për recesionin. Në të kundërt, Rezerva Federale është e shqetësuar vetëm për inflacionin, por nuk shqetësohet për recesionin. Së shpejti investitorët dhe Rezerva Federale do të jenë ‘në të njëjtën faqe’. Pra, ata do të jenë të tmerruar nga të dyja problemet njëkohësisht.”

Rezerva Federale e kuptoi me vonesë se inflacioni do të vazhdonte për një kohë më të gjatë, prandaj vendosi frenat financiare në një mjedis me rënie të theksuar ekonomike dhe treg të rënduar. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Rezervës Federale.

Duke qenë se statistikat e konsumit, punësimit dhe investimeve, raportohen gjithmonë me vonesë, efekti i shpejtë i ‘privimit të oksigjenit’ që shkaktojnë normat e larta të interesit në një mjedis të lartë borxhi, mund të na zhysë në recesion, përpara se Rezerva Federale të ndërmarrë veprime korrigjuese.

Ka edhe aspekte të tjera të inflacionit që nuk mund të kontrollohen nga normat e interesit:

Faktorët anësorë të furnizimit

Çmimet e energjisë aktualisht janë kërcënimi kryesor. Ka shumë faktorë që ndikojnë këtu, nga mbyllja e centraleve bërthamore në Gjermani, deri te kufizimi i prurjeve të naftës dhe gazit rus në Perëndim. Gjermania ka deklaruar tashmë se ka arritur në fazën 2 të programit të saj të urgjencës energjetike me tre faza.

Shumë nga çmimet e larta të energjisë me shumicë, nuk janë transmetuar as në nivelin e shitjes me pakicë. Kohët e fundit kam dëgjuar nga një ekspert hungarez i energjisë, se çmimet e gazit me pakicë në Hungari, pritet të rriten me 400-600% vitin e ardhshëm. Është e qartë se efekti i plotë i rritjes së çmimit të energjisë nuk është i lidhur me normat aktuale të inflacionit.

Çmimet e grurit mund të kenë rënë 20% që nga kulmi i fundit, por ato mbeten shumë të shtrenjta dhe rezervat globale të grurit janë në nivelet më të ulëta historike.

Rezerva Federale mund të shtypë para, por nuk mund të shtypë naftë, gaz, grurë ose mallra të tjerë. Këtë dimër, mund të përjetojmë kriza ushqimore ose energjetike, duke krijuar presion të jashtëzakonshëm inflacioni.

Dimensioni psikologjik i inflacionit.

Ka prova në rritje që tregojnë se njerëzit po presin inflacion më të lartë, i cili përkthehet në kërkesa më të larta për paga, etj., duke krijuar një spirale.

Po rëndësia e politikës monetare për inflacionin? Siç tha dikur Milton Friedman: “Inflacioni është gjithmonë dhe kudo fenomen monetar, në kuptimin që ai nuk mund të ndodhë pa pasur një rritje më të shpejtë të sasisë së parasë sesa të prodhimit”.

Gjatë recesionit të vitit 2008, oferta monetare u rrit, por pjesa më e madhe e kësaj oferte shtesë monetare, u sterilizua në nivel bankash, duke shmangur inflacionin. Që nga Covid-19, “paratë helikopter” dhe nivelet e rritura të huadhënies bankare, kanë ofruar shumë më tepër para në duart e individëve dhe korporatave, me efekt inflacioni.

Politika Moderne Monetare (MMP) është një shkollë mendimi që thotë se një bankë qendrore mund të shtypë një sasi të pafundme të monedhës së saj, pa ndikuar në inflacion, për sa kohë që kjo ofertë shtesë monetare përthithet nga blerjet e bonove të bankës qendrore.

Jerome Powell ka njoftuar se ai synon të zvogëlojë bilancin e Rezervës Federale (p.sh., duke shitur bono) në masën mbi 2 trilionë dollarë, në një kohë kur do të ketë nevojë për të financuar një deficit federal prej të paktën 2 trilionë dollarësh. Kush tjetër përveç Rezervës Federale do t’i blejë të gjitha këto bono, me yield-e të mëdha negative?

Ne po hyjmë në fushën e ekonomisë së çoroditur. Tregjet kanë shumë të drejtë që të shqetësohen./MONITOR

federata e shba rezerva shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet