LIVE UPDATES
Bota

Çfarë qëndron mbrapa sulmit në Parlamentin e Irakut?

Irani, në anën tjetër, është duke punuar në prapavijë për të bërë bashkë elitën e ndarë të myslimanëve shiitë, me qëllim të prishjes së balancit politik me Shtetet e Bashkuara, çka rrezikon epokë të re të dhunës ndërsektare.

29 Korrik 2022, 21:48 Nga k.m.
Çfarë qëndron mbrapa sulmit në Parlamentin e Irakut?
Pamje nga protesta

Mijëra ndjekës të klerikut shiit, Muqtada al-Sadr, kanë sulmuar Parlamentin irakian më 27 korrik. Po aq shpejt, protestuesit janë shpërndarë, pas urdhrit të tij. Mobilizimi masiv dhe kontrolli janë pjesë e strategjisë tashmë të njohur të klerikut, figurë e fuqishme në skenën politike në Irak. Ai njihet si nacionalist dhe me agjendë anti-Iranit.

Sulmi i së mërkurës në Parlament pasoi nominimin e një politikani pro-Iranit për lider të ri të Irakut nga rivali i al-Sadrit, ish-kryeministri Nouri al-Maliki. Rreth 10 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, Iraku nuk ka arritur të formojë qeverinë e re. Kjo është periudha më e gjatë e moskrijimit të Qeverisë prej vitit 2003, kur Shtetet e Bashkuara kanë pushtuar këtë shtet dhe kanë ndërruar udhëheqësinë.

Kjo bllokadë ka ndikuar negativisht në Irak - shtet veçse i brishtë dhe rrugëdaljet janë të pakta.

Irani, në anën tjetër, është duke punuar në prapavijë për të bërë bashkë elitën e ndarë të myslimanëve shiitë, me qëllim të prishjes së balancit politik me Shtetet e Bashkuara, çka rrezikon epokë të re të dhunës ndërsektare.

Kjo paralizë – e krijuar kryesisht nga elitat politike – e ka shndërruar sistemin politik të Irakut në lojë shahu me pasoja destabilizuese.

Prandaj, shtetasit irakianë nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shikojnë se çfarë po ndodh. Protestat e 27 korrikut kanë shërbyer si mesazhe për kundërshtarët e al-Sadrit, se ai nuk mund të injorohet teksa ka tentime për krijim të Qeverisë pa të.

Si al-Sadri, ashtu edhe al-Maliki janë figura të fuqishme. Ndonëse aleanca e al-Sadrit ka fituar më së shumti ulëse në zgjedhjet parlamentare të tetorit, partitë politike nuk kanë arritur të sigurojnë dy të tretat e nevojshme për të zgjedhur presidentin – hap i rëndësishëm para se të zgjidhet kryeministri.

Pas dështimit të negociatave, al-Sadri e ka tërhequr bllokun e tij nga parlamenti dhe ka bërë të ditur se heq dorë nga bisedimet për formimin e qeverisë së re. Mjaft i fuqishëm që të urdhërojë ndjekësit e tij me një lëvizje gishti, al-Sadr mund të krijojë bllokadë totale në Irak. Prej heqjes dorë nga negociatat, ka pasur vazhdimisht pritje për shpërthim të protestave në rrugë. Al-Maliki udhëheq aleancën Korniza e Koordinimit, grup që përbëhet nga partitë shiite të përkrahura nga Irani. Me zhdukjen e pengesës së tyre kryesore – al Sadrin - Korniza ka zëvendësuar deputetët e dorëhequr të tij.

Ndonëse ky hap ka qenë ligjor, në të njëjtën kohë ka qenë edhe provokator, pasi i ka mundësuar Kornizës që të ketë numrat e nevojshëm në Parlament. Më 25 korrik, aleanca ka bërë të ditur se Mohammed al-Sudani, ish-ministër irakian i Punës dhe Çështjeve Sociale, do të jetë kandidat për kryeministër.

Nga besnikët e al-Sadrit, ai shihet si figurë përmes së cilës al-Maliki mund të ushtrojë kontroll.

Al-Maliki e ka dashur vetë pozitën e kryeministrit, mirëpo më pas kanë qarkulluar disa video-incizime, në të cilat ai dëgjohet duke mallkuar dhe kritikuar al-Sadrin dhe aleatët e tij shiitë.

Si rezultat, kandidatura e tij është fundosur.

Në zemërim e sipër për nominimin e Sudanit, al-Sadri ka urdhëruar tronditjen e Kuvendit pak para festës së rëndësishme myslimane të Ashures. Kjo festë shënon vrasjen e nipit të Profetit Muhamed, Imamit Hussein, dhe shiitët zakonisht mblidhen në turma të mëdha si shenjë përkujtimi dhe emocionet janë shumë të larta në këtë kohë.

Protesta e 27 korrikut në Parlament ka qenë unike edhe për një arsye tjetër: policia nuk ka intervenuar dhe ka pasur pak dhunë. Toby Dodge, hulumtues në Chatham House, i ka konsideruar këto zhvillime si shenjë se asnjëra palë nuk dëshiron gjakderdhje.

“Ekzistojnë tri mesazhe të mëdha në atë protestë: Ka qenë teatër, pa dhunë, dhe kjo gjë është e qëllimshme”, ka thënë Dodge.

“Kjo është luftë mes elitash, nuk ka të bëjë asgjë me pjesën tjetër të shoqërisë. Kjo elitë e ka humbur legjitimitetin në shoqëri”.

Edhe nëse kampet e al-Malikit dhe al-Sadrit arrijnë t'i tejkalojnë dallimet, gjithmonë ekziston edhe lojtari i tretë në politikën irakiane: kurdët.

Dy partitë kryesore kurde – KDP dhe PUK – janë po ashtu thellësisht të ndara. Ato, fillimisht, duhet të pajtohen për një kandidat për Presidencën irakiane. KDP-ja ka qenë më parë aleate e al-Sadrit, derisa PUK-ja i përket fraksionit të al-Malikit.

As fraksionet e al-Sadrit dhe as ato të al-Malikit nuk mund të përballojnë përjashtimin nga procesi politik, sepse të dyja humbin shumë. Të dyja palët kanë shërbyes civilë nëpër institucionet shtetërore të Irakut, të cilët janë të angazhuar që të veprojnë sipas urdhrave dhe të krijojnë pengesa burokratike kur është e nevojshme.

Në kohën kur ka përfunduar epokën tetëvjeçare si kryeministër më 2014, al-Maliki ka ndërtuar një shtet ku vërehet ende prania e tij. Ai ka instaluar shërbyes civilë nëpër institucione kyçe, përfshirë gjyqësorin. Ndërkohë, al-Sadri ka krijuar një shtet tjetër paralel me emërime kyçe që kanë kulmuar më 2018. Për këtë arsye, grupi Korniza e Koordinimit e di se edhe pa prezencë në Parlament, al-Sadri do të ketë ndikim të madh në shtet dhe në rrugë, në rast se mbështetësit e al-Malikit vendosin të ecin tutje në formim të Qeverisë, pa arritur marrëveshje me klerikun.

Të dyja palët kanë humbur mbështetjen popullore pas protestave masive të vitit 2019 kundër Qeverisë, të cilat janë shuar nga forcat e sigurisë. Në to kanë vdekur më shumë se 600 njerëz dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Ndikimi ka qenë i qartë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021. Pavarësisht se ka fituar numrin më të madh të ulëseve, al-Sadri ka fituar mijëra vota më pak sesa në zgjedhjet paraprake. Dalja në votime ka qenë vetëm 43 për qind. Pavarësisht pasojave, Korniza ka dhënë shenja se synon të ecë përpara me formimin e Qeverisë. Ligjvënësi Mohammed Sadoun, anëtar i Kornizës, e ka përshkruar protestën e 27 korrikut si përpjekje për puç, mirëpo ka thënë se ajo nuk do t'i pengojë përpjekjet e aleancës.

“Ne nuk do të lejojmë diçka të tillë. Ne jemi të përfshirë në proces të formimit të Qeverisë dhe kemi numër të mjaftueshëm për të zgjedhur presidentin dhe për të votuar për Qeverinë e re”, ka thënë ai.

Komunikimi dhe mesazhet nga aleanca tregojnë se ajo është e përgatitur për jostabilitet.

“Ata nuk presin që rrugët të jenë të qeta dhe janë duke u përgatitur për këtë gjë”, ka thënë Hamdi al-Malik, hulumtues në Institutin e Uashingtonit.

Nominimi i shpejtë i al-Sudanit është testament për përpjekjet e Iranit që t'i bëjë bashkë partitë shiite në aleancë. Këto veprime përbëjnë dallime dramatike në qëndrime, pasi në zgjedhje, partitë e përkrahura nga Irani, kanë humbur dy të tretat e ulëseve. Esmail Ghaani, komandant i Forcave paramilitare të Iranit, Quds, të cilat janë pjesë e Gardës Revolucionare dhe i përgjigjen vetëm liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka kryer një mori udhëtimesh në Bagadad në muajt e fundit. Misioni i tij ka qenë që t’iu ndihmojë partive që të jenë të bashkuara dhe të arrijnë pajtueshmëri për një kandidat, kanë thënë zyrtarët e afërt me këto negociata.

Ghaani ka qenë në kryeqytetin irakian edhe kur janë zhvilluar protestat e 27 korrikut dhe u ka bërë thirrje liderëve të fraksioneve që të mos e provokojnë al-Sadrin, ka thënë një zyrtar i afërt me këto zhvillime, në kushte anonimiteti./REL

irak protesta ne irak

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend