29 Korrik 2022, 21:50
Nga k.m.
Foto ilustruese
Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje për hetim pas publikimit të disa videove në mediat sociale, të cilat duket se tregojnë ushtarët rusë që kastrojnë dhe më pas vrasin një të burgosur lufte nga Ukraina. Avokati i Popullit, Dmytro Lubinets tha më 29 korrik se kishte kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të nisë një hetim mbi videot e tmerrshme, të cilat u shfaqën në disa kanale në gjuhën ruse dhe ukrainase të rrjetit të mediave sociale Telegram, një ditë më parë.
Detajet e videos, si ku dhe kur është filmuar, ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga burime zyrtare. Radio Evropa e Lirë, e cila ka vendosur të mos e publikojë videon për shkak të përmbajtjes së saj të rëndë, gjithashtu nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë vërtetësinë dhe detajet e videos.
“Kam kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës për të verifikuar faktin dhe të dhënat e një krimi lufte, të shkeljes së Konventës së Gjenevës”, tha Lubinets.
“Gjithashtu, ne po përgatisim një komunikatë për Komitetin e OKB-së kundër Torturës për të organizuar një vizitë urgjente në Federatën Ruse dhe territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës, si dhe në Komitetin Evropian për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor (CPT)”, shtoi ai.
Duke iu referuar videove, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak u zotua se Ukraina do të identifikojë “të gjithë” të përfshirët në incident, duke thënë se “mjegulla e luftës nuk do t’i ndihmojë kasapët rusë të shmangin dënimin”.
Zyrtarët rusë ende nuk e kanë komentuar zyrtarisht videon. Prej kur Moska filloi pushtimin e saj të paprovokuar në fund të shkurtit, Ukraina thotë se ka identifikuar mijëra krime lufte të kryera nga trupat ruse.
Hetuesit nga disa vende, si dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare, gjithashtu kanë mbledhur dhe shqyrtuar prova për të përcaktuar nëse janë kryer krime lufte. Rusia thotë se nuk ka shënjestruar qëllimisht civilët në operacionet e saj ushtarake, pavarësisht se ka video dhe prova konkrete që tregojnë shkatërrimin e ndërtesave të banimit, spitaleve, objekteve kulturore dhe objekteve të tjera jo-ushtarake. Ajo gjithashtu ka akuzuar ushtarët ukrainas për kryerjen e krimeve të luftës./REL
dmytro lubinets
Bota
29 Korrik 2022, 21:48
k.m.
Pamje nga protesta
Mijëra ndjekës të klerikut shiit, Muqtada al-Sadr, kanë sulmuar Parlamentin irakian më 27 korrik. Po aq shpejt,...
Bota
29 Korrik 2022, 21:29
e.k
Bardhyl Zeqiri
KOSOVË- Gjykata Themelore e Gjilanit ka dënuar me 20 vite burg Bardhyl Zeqirin, i cili masakroi me thikë në një...
Bota
29 Korrik 2022, 20:49
e.k.
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
SHKUP- Njësoj siç ndodhi në 2018, qeveria e socialdemokratëve po tenton ta zbehë...
Bota
29 Korrik 2022, 20:24
k.m.
Antony Blinken dhe Sergey Lavrov
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm r...
Bota
29 Korrik 2022, 19:23
e.k
Emigrantë të shpëtuar nga forcat detare në Itali
ITALI- Në Itali gara elektorale e zgjedhjeve që do mbahen me 25 shtator t&eu...
Bota
29 Korrik 2022, 19:16
e.k
Kuvendi i Kosovës
PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve ...
Bota
29 Korrik 2022, 18:40
e.k
Donald Trump
SHBA- Donald Trump bëri një paraqitje të rrallë pa grim në turneun LIV Golf dhe njerëzit nuk mund të n...
Bota
29 Korrik 2022, 18:07
e.k
Momenti kur prifti rus godet me kryq klerikun ukrainas
RUSI- Njw skenw qw as nw filma nuk jemi mwsuar ta shohim ndodhin nw rusi ku protagonistë j...
Bota
29 Korrik 2022, 17:47
e.k
Prifti duke rrahur qytetarin
ITALI- MediAt italiane kanë publikuar videon kur prifti ndej dhe rreh besimtarin në mes të rrugës n&e...
Bota
29 Korrik 2022, 17:21
e.k
Milo Gjukanoviç dhe Aleksandër Vuçiç
MONTENEGRO- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, deklaroi se fotograf...