“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
I komplimentoi të dashurën, i riu italian rreh për vdekje emigrantin nigerian duke e goditur me patericë
32-vjeçari italian vrau 39-vjeçarin nigerian, Alika Ogorchukëu i cili ishte i martuar dhe baba i një djali duke e goditur disa herë në kokë me patericat, që viktima i përdorte për të ecur në zonën ku ai lypte dhe më pas e ka goditur disa herë në kokë duke ia mbajtur të shtypur në trotuar, shkruajnë mediat italiane.
29 Korrik 2022, 21:53Nga e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një i ri italian ka vrarë një nigerian për arsye krejt banale. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 29 korrikut në Civitanova Marche (Macerata), në Corso Umberto, një rrugë shumë e ngarkuar e mbushur me dyqane. E gjithë skena ndodhi para syve të kalimtarëve të cilët mbetën të tronditur nga skena e rëndë.
32-vjeçari italian vrau 39-vjeçarin nigerian, Alika Ogorchukëu i cili ishte i martuar dhe baba i një djali duke e goditur disa herë në kokë me patericat, që viktima i përdorte për të ecur në zonën ku ai lypte dhe më pas e ka goditur disa herë në kokë duke ia mbajtur të shtypur në trotuar, shkruajnë mediat italiane.
Vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Emigranti nigerian i ka bërë një kompliment partneres që kishte në krah 32-vjeçari, gjë që e ka acaruar të riun aq sa për t’i marrë jetën atij.