4 Korrik 2022, 15:00
Nga d.a.
TURQI- Inflacioni në Turqi në qershor ka arritur në nivel vjetor prej 78.6 për qind, që është niveli më i lartë në 24 vjet.
Këto të dhëna u publikuan të hënën, më 4 korrik, teksa politikat kundërthënëse ekonomike të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, po e rëndojnë situatën.
Por, vlerësimet jozyrtare të publikuara nga ekonomistët në Turqi tregojnë se rritja e çmimeve është dyfish më i lartë krahasuar me shifrat e prezantuara nga autoritetet.
Niveli i inflacionit i raportuar nga agjencia shtetërore turke e statistikave është niveli më i lartë që prej janarit të vitit 1998. Në maj, inflacioni ishte 73.5 për qind dhe 15.0 për qind në fillim të vitit të kaluar. Javën e kaluar, ministri i Ekonomisë, Nureddin Nebati, u zotua se çmimet e konsumit do të nisin të bien në muajin dhjetor.
“Ju premtoj ju dhe presidentit se do të shohim rënie të inflacionit duke filluar nga dhjetori”, ka thënë ai sipas mediave turke.
Sipas të dhënave zyrtare, rritja e inflacionit në qershor u nxit nga rritja prej 123.4 për qind e kostos së transportit dhe rritjes prej 94 për qind të pijeve joalkoolike.
Kriza ekonomike në Turqi nisi kur Erdogan detyroi Bankën Qendrore që të merrte vendime për uljen e normave të interesit vitin e kaluar, si pjesë e “modelit të ri ekonomik” të prezantuar nga ai.
Por, kjo politikë rriti çmimet e konsumit. Megjithatë, lideri turk nuk pranon modelin konvencional ekonomik dhe insiston se normat e larta të interesit shkaktojnë rritje të çmimeve.
Ekonomistët besojnë se kjo qasje e Erdoganit ka përkeqësuar gjendjen në mbarë botën, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë, të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.
Marrë nga REL.
inflacioni ne turqi nureddin nebati
Bota
4 Korrik 2022, 14:42
d.a.
Lufta ne Ukraine
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua të rimarrë territorin me ndihmën e armëve të avancuara, pasi forc...
Bota
4 Korrik 2022, 14:38
d.a.
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që gjatë muajit korrik të mbahet takimi i ri midis dy ba...
Bota
4 Korrik 2022, 14:29
d.a.
Pamje nga Kina
KINË- Kina vendosi 1.7 milion njerëz nën izolim në provincën qendrore Anhui, ku autoritetet raportuan afro 300 rast...
Bota
4 Korrik 2022, 14:25
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka dërguar urimet më të mira popullit të Amerikës dhe presidenti...
Bota
4 Korrik 2022, 14:22
d.a.
Ishulli i gjarperinjve
UKRAINË- Flamuri ukrainas është ngritur sërish në ishullin e Gjarpërinjve në Detin e Zi, tha t&eu...
Bota
4 Korrik 2022, 14:19
d.a.
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar trupat ruse për "çlirimin" e rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, në...
Bota
4 Korrik 2022, 14:07
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Rasti i një fëmije 10-vjeçare, viktimë e përdhunimit në Ohio, e cila ishte në javën e gjash...
Bota
4 Korrik 2022, 13:48
e.k
Ishulli i Gjarpërinjve
UKRAINË- Flamuri ukrainas është valvitur sërish në ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi pas...
Bota
4 Korrik 2022, 13:41
d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar 246-të vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve ku theksoi vlerat dhe...
Bota
4 Korrik 2022, 13:35
d.a.
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar SHBA-në me rastin e përvjetorit të 246-të të Pavarë...