Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në mars, INTERPOL-i hodhi poshtë kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare për Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, dhe Nenad Stevandiçit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska.
BOSNJE- Gjykata e Bosnje e Hercegovinës tha të mërkurën se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e saj për ta rishikuar vendimin për moslëshimin e fletarrestimeve për dy zytarë të lartë të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.
Në mars, INTERPOL-i hodhi poshtë kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare për Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, dhe Nenad Stevandiqit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska. Të mërkurën, Gjykata e Bosnjës tha se organizata ndërkombëtare e policisë kriminale nuk ka pranuar ta ndryshojë këtë vendim.
“Për shkak të natyrës së komunikimit me NCB INTERPOL, përkatësisht konfidencialitetit të informacionit, Gjykata nuk është në gjendje të japë hollësi të mëtejshme”, tha gjykata.
Dodik dhe Stevandiq, si dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq - i cili nuk përmendet në kërkesën për fletarrestime ndërkombëtare – akuzohen se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.
Prandaj, Gjykata e Bosnjës lëshoi në mars fletarrestime kombëtare ndaj tyre, pasi ata nuk i ishin përgjigjur thirrjes nga Prokuroria e Përgjithshme e Bosnjës për marrje në pyetje.
Fletarrestimi kombëtar nënkupton se secila prej 16 agjencive policore në të gjitha nivelet e qeverisjes në Bosnje duhet t'i arrestojë ata, gjë që nuk ka ndodhur deri më sot. Ata vazhdojnë t’i kryejnë rregullisht detyrat e tyre në entitetin serb të Bosnjës.
Prokuroria e Bosnjës fillimisht kërkoi lëshimin fletarrestimeve ndërkombëtare, duke thënë se Dodik dhe Stevandiq “shfrytëzuan pozitat e tyre të larta në republikën Sërpska, duke shmangur procedurat e kontrollit kufitar të përcaktuara me ligj, kaluan kufirin shtetëror dhe u larguan nga Bosnja”.
Të dy zyrtarët kanë udhëtuar jashtë vendit disa herë prej se janë lëshuar fletarrestime kombëtare ndaj tyre. Prej se Dodiku u dënua me një vit burg dhe ia ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet në mars, autoritetet në Republikën Sërpska miratuan një sërë ligjesh që ndalonin punën e organeve gjyqësore dhe hetimore shtetërore në territorin e entitetit serb./ REL
Foto SHBA- Prodhuesi britanik i makinave sportive Aston Martin po kufizon eksportet në SHBA përballë tarifave të Donald Trump...
amal clooney SHBA- Amal Clooney po përballet me mundësinë e ndalimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ...
Foto ilustruese UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibikha është shprehur ditën e sotme se Ukraina&...
foto ilustruese AFGANISTAN- Sundimtarë talibanë të Afganistanit u refuzuan nga qeveritë e huaja pasi morën pushtetin më 2021,...
Foto ilustruese SHBA- Çmimet e naftës vazhduan rënien të mërkurën dhe po shkojnë drejt rënies më të mad...
Foto MALTË- Deri tani kushdo që investonte shumë para mund të bëhej shtetas i Maltës dhe kësisoj të jetonte dhe t&e...
donald trump SHBA- Ekonomia amerikane u tkurr në tre muajt e parë të vitit 2025, duke nxitur frikën e një recesioni n&e...
Foto ilustruese EUROPOL- Zyra e Policisë Evropiane, Europol, njoftoi të martën se po nis një operacion të koordinuar shum&eum...
Foto ilustruese SUEDI- Një 16-vjeçar u arrestua sot në Suedi me dyshimin se qëlloi dhe vrau tre persona dje, të mart&e...
foto ilustruese ITALI- Ditën e djeshme u mblodh në Romë Samiti i katërt ndërqeveritar midis Italisë dhe Turqisë, ku u n&...