Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një bllokadë detare amerikane e ka shtuar trysninë ekonomike mbi Iranin, duke penguar tregtinë e tij përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është rrugë jetike detare që praktikisht është mbyllur që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.
Fushata e bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e ka rrënuar një pjesë të madhe të infrastrukturës dhe industrive të Iranit, gjë që ka ndërprerë prodhimin vendas dhe ka rritur çmimet e produkteve bazë ushqimore.
Një bllokadë detare amerikane e ka shtuar trysninë ekonomike mbi Iranin, duke penguar tregtinë e tij përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është rrugë jetike detare që praktikisht është mbyllur që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.
Si pasojë, Teherani është kthyer drejt rrugëve alternative, duke transportuar mallra me kamionë nga Pakistani dhe Turqia fqinje, si dhe duke dërguar ngarkesa nga aleatja Rusia përmes Detit Kaspik.
Irani po shqyrton gjithashtu dërgimin e naftës përmes hekurudhës drejt Kinës, e cila është partnere e rëndësishme tregtare e republikës islamike.
Steve H. Hanke, profesor i ekonomisë në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore, tha se rrugët alternative mund ta ndihmojnë Iranin të furnizohet me mallra konsumi, ushqime dhe materiale industriale. Por, ato “nuk mund ta zëvendësojnë një ekonomi detare të bazuar në kontejnerë”.
“Transporti me kamion është më i shtrenjtë dhe kapaciteti i Detit Kaspik është i kufizuar nga portet dhe flotat”, tha Hanke, ish-këshilltar ekonomik i administratës së presidentit amerikan Ronald Reagan.
“Priten kosto më të larta të importeve dhe inflacion më i madh për mallrat e tregtueshme, por jo kolaps ekonomik që disa kanë parashikuar”, theksoi ai.
Trump deklaroi në fund të prillit se “e gjithë infrastruktura e naftës së Iranit do të shkatërrohej” sepse bllokada amerikane po e pengonte Teheranin të eksportonte naftën, burimin kryesor ekonomik të vendit.
Por, ekspertët janë skeptikë se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit do ta detyrojë Iranin të dorëzohet ose të nënshkruajë marrëveshje paqeje sipas kushteve amerikane.
Nga ana e tyre, zyrtarët iranianë kanë deklaruar se embargoja amerikane nuk ka ndikuar në aftësinë e vendit për të siguruar mallra bazë dhe ushqime, duke përmendur prodhimin e fortë vendas dhe rrugët alternative të importit.
“Pavarësisht bllokadës detare amerikane, ne nuk kemi problem me furnizimin me mallra bazë dhe ushqime sepse, për shkak të madhësisë së vendit, është e mundur të importojmë nga kufij të ndryshëm”, tha ministri i Bujqësisë, Gholamreza Nouri, më 21 prill.
Rosemary Kelanic, drejtoreshë e Programit për Lindjen e Mesme në institutin Defense Priorities me bazë në Uashington, tha se gjeografia e Iranit ka zbutur ndikimin e bllokadës detare amerikane.
Irani, vend me rreth 90 milionë banorë, ka pothuajse 6.000 kilometra kufij tokësorë me shtatë vende, si dhe një vijë bregdetare prej 700 kilometrash përgjatë Detit Kaspik, që e lidh atë me Azinë Qendrore dhe Rusinë.
“Masa si transportimi i mallrave me kamionë nga vendet fqinje mund të kompensojnë ndërprerjet e shkaktuara nga bllokada. Edhe pse kompensimi mund të mos jetë i plotë, vëllimet tregtare mund të jenë më të ulëta, kostot e tranzitit disi më të larta dhe lloji i mallrave mund të ndryshojë”, tha ajo.
“Por, ka shumë mënyra se si një ekonomi lufte mund të zëvendësojë mallrat me alternativa të ngjashme”, nënvizoi ajo.
“Mundësitë për iranianët që të improvizojnë përreth bllokadës së Trumpit janë të pafundme, sepse vendi ka mijëra kilometra kufij tokësorë për t’i shfrytëzuar”, shtoi Kelanic.
Sipas ligjit ndërkombëtar, bllokadat që pengojnë rrjedhën e ushqimeve dhe ilaçeve janë të ndaluara. Nuk është e qartë nëse Shtetet e Bashkuara po bllokojnë dërgesat e mallrave civile drejt Iranit në mënyrë të paqëllimshme apo si pjesë e politikës së tyre. Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Shtëpia e Bardhë për këtë.
Rrugët tokësore
Ligjvënësi iranian Ebrahim Najafi tha muajin e kaluar se vendi po përdorte rrugët tokësore me Pakistanin, Turqinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, si dhe Detin Kaspik, për të importuar mallra.
Pakistani hapi portet e tij për ngarkesa nga vende të treta të destinuara për Iranin më 25 prill. Ky veprim krijoi gjashtë rrugë tokësore për transportin e mallrave nga portet Gvadar, Karaçi dhe Port Qasim drejt kufirit iranian.
Këto rrugë do të përdoren kryesisht për importimin e orizit, mishit dhe qumështit formulë për foshnja.
Që nga vendosja e bllokadës amerikane më 13 prill, rreth 3.000 kontejnerë të destinuar për Iranin kanë mbetur të bllokuar në portet pakistaneze.
Ndërkohë, pika kufitare Kapikoy-Razi lidh Iranin me Turqinë. Duke lidhur Azinë Perëndimore me Evropën, ky korridor transiti lehtëson tregtinë e madhe. Nuk është e qartë nëse Irani ka rritur importet përmes këtij korridori që nga vendosja e bllokadës.
Rusia ka riaktivizuar dërgesat përmes Detit Kaspik drejt Bandar Anzali, një port iranian në detin më të madh në botë të rrethuar nga toka.
Bandar Anzali u godit nga sulmet ajrore izraelite më 18 mars, duke pësuar dëme. Në atë kohë, Izraeli tha se kishte goditur objektiva në një port dhe bazë të marinës iraniane ku ndodheshin dhjetëra anije ushtarake, përfshirë anije me raketa dhe mjete patrullimi.
Raportet mediatike kanë sugjeruar se Moska dhe Teherani po përdorin Detin Kaspik për të kontrabanduar naftë dhe armë të sanksionuara. Por, Irani dhe Rusia gjithashtu shkëmbejnë produkte ushqimore përmes kësaj rruge. Tregtia e drithërave mes Iranit dhe Rusisë u ndërpre menjëherë pas sulmit izraelit, por më pas rifilloi.
Kpler, kompani analitike për mallra dhe transport detar, tha se rreth një duzinë anijesh nga Rusia, Kazakistani dhe Turkmenistani që transportonin drithëra, misër dhe vaj luledielli, kanë mbërritur në portet iraniane të Kaspikut që nga mesi i prillit.
Nafta përmes hekurudhës
Përveç sigurimit të rrugëve të reja të importit, Irani po kërkon gjithashtu mënyra për të eksportuar mallra, veçanërisht naftën.
Bllokada amerikane ka ndërprerë ndjeshëm eksportet detare të naftës së Iranit, por nuk i ka ndalur plotësisht. Disa cisterna të lidhura me Iranin kanë arritur të anashkalojnë bllokadën, sipas grupit të gjurmimit të ngarkesave Vortexa dhe kompanisë detare Lloyd's List.
Ekspertët thanë se republika islamike duhet të jetë në gjendje ta përballojë bllokadën edhe për dy muaj të tjerë, duke iu referuar deri në 130 milionë fuçive naftë iraniane që ndodheshin tashmë në det para se bllokada të hynte në fuqi.
Megjithatë, Irani po u drejtohet alternativave, përfshirë eksportimin e naftës përmes hekurudhës drejt Kinës, e cila blen rreth 90 për qind të naftës iraniane, sipas Hamid Hosseini, zëdhënës i sindikatës së eksportuesve të naftës në Iran.
Infrastruktura hekurudhore lidh Iranin me qytetet kineze Yiëu dhe Xi’an. Korridori Kazakistan-Turkmenistan-Iran u hap në vitin 2014 dhe u zgjerua më 2025 nga lidhja hekurudhore kineze prej 10.400 kilometrash.
“Hekurudha mund të transportojë vëllime strategjikisht të rëndësishme, por në afat të shkurtër nuk mund të zëvendësojë cisternat detare në shkallë të gjerë”, tha Hanke nga Universiteti Johns Hopkins.
“Vlera e saj është pjesërisht logjistike dhe pjesërisht politike: ajo funksionon tërësisht jashtë çdo rruge ujore që një marinë perëndimore mund ta patrullojë, dhe plotësisht jashtë sistemit të pagesave në dollarë, pasi Kina e ka paguar naftën iraniane në juan që nga viti 2012”.
Kelanic tha se transporti i naftës me det është më efikas, por ka mënyra që Irani ta dërgojë naftën në rrugë tokësore për ta shmangur embargon amerikane.
“Irani mund ta transportojë naftën edhe me kamionë nëpër autostrada, siç ka bërë Iraku, duke shmangur Ngushticën e Hormuzit përmes transportit tokësor në Siri drejt Detit Mesdhe”, tha ajo.
“Në afat të shkurtër, vëllimet do të jenë më të vogla, të kufizuara nga disponueshmëria e kamionëve-cisternë. Por, vendet pritëse ose vende të treta mund të sigurojnë kamionë shtesë, ndoshta si favor politik ndaj Iranit, ose thjesht sepse do të ishte në interesin e tyre të rrisnin qasjen në naftë në një treg të ngushtë”./REL
Papa Leo Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mbërriti në Vatikan të enjten për një takim me Papa Leon mes tensioneve ...
HOLANDË- Një stjuardesë e KLM Royal Dutch Airlines është shtruar në spital në Holandë për infeksion nga Hantaviru...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç komentoi edhe një herë aleancën ushtarake Kosovë-S...
IRAN Irani ka thënë të enjten se po e shqyrton propozimin më të fundit të Shteteve të Bashkuara, për të cilin ...
Von de Leyen - Trump BRUKSEL- Eurodeputetët dhe vendet e BE-së po përballen me presion në rritje vetëm pak orë para bis...
Ted Turner SHBA- Pionieri i lajmeve të transmetimeve televizive në SHBA dhe themeluesi i CNN, Ted Turner, ka ndërruar jetë, njoft...
Jeffrey Epstein Një gjykatës federal i Shteteve të Bashkuara publikoi të mërkurën një dokument të pë...
SHBA- Çmimet e naftës ranë ndjeshëm dhe zbritën nën nivelin e 100 dollarëve për fuçi, ndërsa tregjet rea...
TURQI- Ka shtete që blejnë armë dhe ka shtete që i shesin ato. Turqia, me një këmbëngulje që kufizohet me obsesionin, ...
Donald Trump SHBA- Transferimi i uraniumit të pasuruar të Iranit drejt Shteteve të Bashkuara është një nga kushtet kryesore ...