23 Gusht 2022, 18:55
Nga DOSJA
Ish-kryeministri i Malajzisë Najib Razak
MALAJZI- Ish-kryeministri i Malajzisë Najib Razak humbi të martën çështjen në gjykatën më të lartë të vendit i akuzuar për përvetësim të fondeve shtetërore. Pesë anëtarët e Gjykatës Federale vendosën njëzëri të lënë në fuqi dënimin me 12 vjet burg të marrë nga Gjykata e Lartë. Pas këtij vendimi zoti Razak nisi menjëherë vuatjen e dënimit, duke u bërë ish-kryeministri i parë në vend që burgoset. Kolegji prej pesë anëtarësh i Gjykatës Federale tha se gjyqtari i Gjykatës së Lartë kishte të drejtë në gjykimin e tij dhe se ankimi i zotit Razak ishte i pabazë.
"Ky është një rast i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë i shpërdorimit të pushtetit, shkeljes kriminale të besimit dhe pastrimit të parave", tha kryegjykatësi Maimun Tuan Mat, i cili lexoi vendimin e gjykatës më të lartë të vendit.
Krahas dënimit me burg gjykata urdhëroi zotin Razak të paguajë dhe një gjobë prej 47 milionë dollarësh. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2009 Najib Razak krijoi një fond zhvillimi të quajtuar “1Malaysia Development Berhad” (1MDB). Autoritetet thonë se të paktën 4.5 miliardë dollarë janë vjedhur e pastruar nga bashkëpunëtorë të zotit Razak.
Ish-kryeministri u shpall fajtor në vitin 2020 për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe përvetësim në rrugë të paligjshme të 9.4 milionë dollarëve nga “SRC International”, një ish degë e fondit të zhvillimit (1MDB). Ish-kryeministri 69 vjeçar, ka pohuar se është i pafajshëm.
Marrë nga VOA
najib razak
Bota
23 Gusht 2022, 18:52
Rusi
RUSI- Vadim Kobzev ka menduar se do të ishte e lehtë të fitonte vizë humanitare për të hyrë në Gjermani. P&eum...
Bota
23 Gusht 2022, 18:51
Siri
IRAN- Mediat iraniane kanë raportuar se gjenerali Abolfazl Alijani, një komandant i lart i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit...
Bota
23 Gusht 2022, 18:44
e.k
Gabriel Escobar, Miroslav Lejçak dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor,...
Bota
23 Gusht 2022, 18:34
Twitter
SERBI- Kompania Twitter i tha Radios Evropa e Lirë se llogaritë e ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gan&...
Bota
23 Gusht 2022, 18:12
e.k
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani
PRISHTINË- Ka nisur në presidencë takimi mes diplomatit të lartë amerikan, Gabriel Escobar dhe pr...
Bota
23 Gusht 2022, 18:03
e.k
Vjosa Osmani dhe Gabriel Escobar
PRISHTINË- Ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të dërguarit të SHBA...
Bota
23 Gusht 2022, 17:59
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po zgjeron ndjeshëm formatin e samitit të Platformës së Kr...
Bota
23 Gusht 2022, 17:47
e.k
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- “Kthimi i Krimesë në Ukrainë, pjesë e pandashme e së cilës është, në th...
Bota
23 Gusht 2022, 17:25
e.k
Natalya Vovk
RUSI- Shërbimi sekret rus ka dalë ditën e sotme me një emër të pretenduar se është dhe vrasësja e...
Bota
23 Gusht 2022, 17:07
I.A
Hashim Thaçi
HAGË- Ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është lënë në paraburgim. Kjo pasi mbrojtj...