5 Nëntor 2023, 12:59
Nga r.ll
juan jumalone
FILIPINE- Një spiker radioje në Filipine është qëlluar për vdekje teksa po performonte drejtpërdrejt. Juan Jumalon, i njohur si DJ Johnny Walker, u qëllua brenda studios së tij në shtëpi, sipas autoriteteve vendase.
Jumalon po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook rreth orës 05:30 me kohën lokale kur i dyshuari hyri në kabinën e regjistrimit dhe e qëlloi atë. Sipas mediave lokale, autori i dyshuar kërkoi leje për të hyrë në kabinën e radios së zotit Jumalon për të njoftuar diçka të rëndësishme në transmetim, shkruan BBC.
Gruaja e DJ e dërgoi atë në spital menjëherë pas incidentit, por mjekët konstatuan vdekjen pas mbërritjes, pasi nuk iu kishte rezistuar plagëve të marra.
Presidenti Marcos Jr dënoi vrasjen e gazetarit të radios me fjalët më të forta dhe postoi në X se ai ka udhëzuar policinë të kryejë një hetim të plotë për të sjellë me shpejtësi autorët para drejtësisë.
Katër gazetarë janë vrarë që kur Marcos Jr mori detyrën në qershor të vitit 2022, tha Unioni Kombëtar i Gazetarëve në Filipine.
"Sulmi është edhe më i dënueshëm pasi ndodhi në shtëpinë e vetë Jumalon, e cila shërbeu gjithashtu si stacion radio", tha sindikata. Filipinet janë një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, thotë Freedom House me qendër në SHBA.
juan jumalon dj johnny walker
Bota
5 Nëntor 2023, 12:54
r.ll
Antony Blinken dhe Mahmud Abas
PALESTINË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas n&e...
Bota
5 Nëntor 2023, 12:48
r.ll
foto nga tunelet
IZRAEL- Forcat Mbrojtëse të Izraelit, kanë publikuar pamje të reja nga operacioni tokësor në Rripin e Gaz&eu...
Bota
5 Nëntor 2023, 12:50
A.B
Foto ilustruese
SHBA-Ndërsa shumë besojnë se ishte ndikimi i një asteroidi ai që zhduku dinosaurët, rezulton se nuk ishte. 66...
Bota
5 Nëntor 2023, 12:45
r.ll
foto ilustruese
PAKISTAN- Autoritetet pakistaneze i kanë riatdhesuar rreth 15.000 refugjatë afganë në 24 orët e fundit, teksa rrit...
Bota
5 Nëntor 2023, 11:32
r.ll
pamje nga aeroporti i hamburgut
GJERMANI- Aeroporti i Hamburgut vijon të jetë i mbyllur që nga mbrëmja e djeshme, kur një person i...
Bota
5 Nëntor 2023, 11:09
r.ll
volodymyr zelenskyy
UKRAINË- Lufta Izrael-Gaza po ia heq fokusin konfliktit në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zel...
Bota
5 Nëntor 2023, 10:55
r.ll
emigrantet
SPANJË- Më shumë se 700 emigrantë që udhëtonin me katër varka të ndryshme u shpëtuan pranë bri...
Bota
5 Nëntor 2023, 10:40
r.ll
foto nga raportimi i gazetarit
GAZË- Bombardimet në Gazë dhe luftimet po bëhen të rrezikshme jo vetëm pë civilët pa...
Bota
5 Nëntor 2023, 10:28
r.ll
foto e publikuar nga ushtria izraelite
IZRAEL-Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë ndarë një video me pamje të rënda ku shfaqet tmerr...
Bota
5 Nëntor 2023, 10:15
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Lista Serbe një vit më parë vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës, s...