LIVE UPDATES
Bota

Një vit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet, deputetët e Listës Serbe paguhen pa shkuar në punë

Deputetë të opozitës thonë se kjo parti ka qenë kreatorja e të gjitha tensioneve që pasuan gjatë këtij viti. Ata kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa ndaj tyre dhe pjesëtarëve të dorëhequr mos t’u mundësohet rikthimi në institucionet publike.

5 Nëntor 2023, 10:15 Nga r.ll
Një vit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet,
foto ilustruese

KOSOVË- Lista Serbe një vit më parë vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës, si dhe komunat në veri të vendit.

Dorëheqje dhanë pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, të gjyqësorit dhe prokurorisë në këto komuna. Pak ditë pas vendimit, u betuan nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe, të cilët vazhdojnë të paguhen pa ardhur në Kuvendin e Kosovës.

Deputetë të opozitës thonë se kjo parti ka qenë kreatorja e të gjitha tensioneve që pasuan gjatë këtij viti. Ata kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa ndaj tyre dhe pjesëtarëve të dorëhequr mos t’u mundësohet rikthimi në institucionet publike. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Lista Serbe nuk e ka më fuqinë politike dhe besimin e qytetarëve serbë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci thotë për KosovovaPress, se veriu asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë sovranitet. Ai thotë se ata që kanë hequr uniformat e Kosovës, nuk mund të kthehen të shërbejnë më në Policinë e Kosovës.

“Fatkeqësisht ligji dhe rregullorja e mundëson që deputeti çdo gjashtë muaj të vije dhe të nënshkruhet dhe të mos t’i humb pozita e deputetit. E që në fakt nuk është korrekte dhe këtë e kemi parë tek Lista Serbe që e ka sabotuar Kuvendin e Kosovës prej që jemi edhe në qeveri, asnjëherë nuk ka qenë prezente, e sidomos në vitin e fundit. Problemi qëndron që imuniteti i deputetit, në këtë rast rregullorja thotë se brenda gjashtë muajve nëse merr pjesë në seancë, nuk mund t’i humb puna deputetit. Kjo është shumë keq sepse ne po e shohim që Lista Serbe po e saboton Kuvendin që një vit e këndej. Por, duke parë situatën se si Lista Serbe, nënkryetari i saj ka marrë pjesë në aksionin terrorist dhe e ka udhëhequr, unë mendoj që kjo parti politike tashmë e tregoj fytyrën e vet dhe unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një pluralizëm politik tek qytetarët serbë dhe kjo listë nuk e besoj që e ka më atë fuqinë politike apo besimin e qytetarëve serbë të Kosovës”, deklaron ai.

Teksa deputeti i shumicës parlamentare deklaron se në veri ka shtrirje të sovranitetit, me një gjë të tillë nuk po pajtohet opozita.

Pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj thekson se përgjatë një viti ka pasur tensione në veri, e po ashtu edhe akt të agresionit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

“Deputetët e Listës Serbe vazhdojnë të vijnë sa për nënshkrime, çdo gjashtë muaj, në mënyrë që të mos humbin të drejtën e të qenurit deputet në Parlamentin e Kosovës. Ndërsa 1ata vazhdojnë që të paguhen nga buxheti i Kosovës thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Për më keq, Lista Serbe ka qenë kreatorja e gjitha incidenteve që ka ndodhur në veri. Bile kanë qenë prijësit e Listës Serbe, Rakiq, Simiq dhe të tjerë të cilët kanë protestuar në mënyrë të hapur para KFOR-it dhe pastaj u lënduan numri prej më shumë se 90 pjesëtarëve të KFOR-it. Por, ata i kanë prirë kanë qenë iniciatorë të të gjitha barrikadave atje dhe i gjithë asaj që ka ndodhur në veri. Dhe ende shteti i Kosovës nuk është duke trajtuar Listën Serbe, ashtu si meriton dhe si duhet. Mendoj që është gabim sepse ju e shihni që tash kanë ndërruar vetëm emrat e atyre që udhëheqin me direktivat e Serbisë, ndërsa ata janë të njëjtit. Duhet të bëjmë diçka si shtet në këtë drejtim…Kosova duhet ta ketë të qartë që me Listën Serbe nuk duhet të vazhdohet tutje edhe të ngulin këmbë që terroristët që kanë marrë pjesë t’i dorëzohen organeve të drejtësisë”, deklaron deputeti i PDK-së.

Lexo po ashtuA erdhën vetëm për t'u nënshkruar? Deputetët e Listës serbe u larguan nga seanca. Ai shton se asnjë polic i cili ka dorëzuar uniformën e Policisë së Kosovës nuk duhet të kthehet në punë.

“Absolutisht është gabim, nuk mund asnjë polic të kthehet më në institucionet e Kosovës, në Policinë e Kosovës. Ata kanë pasur një muaj kohë, ata e kanë nënshkruar deklaratën vet të dorëheqjes, kanë pasur kohë një muaj nëse kanë dëshiruar që të kthehen, mirëpo tani është bërë më shumë se një vit. Dhe ata asnjëri prej tyre nuk do të duhej, nuk guxon dhe të ndodhë që të kthehen në Policinë e Kosovës….Policia e Kosovës duhet që të hap konkurse vazhdimisht në mënyrë që të pranojë kandidatë të ri e të reja nga komuniteti serb që ka qenë atje. Mirëpo, assesi në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë nuk duhet të pranohen prapë që të punësohen në Policinë e Kosovës të njëjtit që kanë dhënë dorëheqje me direktiva të Serbisë”, shton ai.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj thekson se deputetët e Listës Serbe nuk kanë përgjegjësi ndaj votës së qytetarit por ndaj politikave serbe.

“Ata (deputetët serbë) nuk kanë përgjegjësi ndaj votës së qytetarit por kanë përgjegjësi ndaj politikave hegjemoniste të Serbisë dhe kjo është fatkeqe për ta dhe për ata të cilët ata iu kanë besuar me votë këtë formë shihen….Ishte (vendimi) tendencë për t’i dëmtuar institucionet në të gjitha nivelet, qoftë ato të kuvendit, pjesë të qeverisë, pjesë të organeve të sigurisë në veriun e Kosovës. Si rezultat i kësaj, interferimi përmes kësaj në procesin e dialogut si manipulim nga Aleksandër Vuçiqi dhe të tjerat duke interferuar përmes Listës Serbe dhe tash që u dokumentua edhe përmes grupeve kriminale. Tash kjo duhet të ballafaqohet në dy anët e medaljes. Puna jonë si institucione, si shumicë parlamentare për t’i afruar në kuadër të asaj që e lejon kushtetuta dhe legjislacioni, por edhe krijimi i një Kosove që është e mirë për të gjithë. Ama tendenca e Serbisë që të pengojë Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit të brendshëm dhe krijimin e situatave ku nuk ka situatë harmonie etnike dhe pengesë qoftë në legjislacion, kushtetutë, vendimmarrje, siguri është tregues i fytyrës së vërtetë të Vuçiqit dhe të politikës së Serbisë”, tha ai.

Vendimi i Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës erdhi pas vendimit për suspendim të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e institucioneve të Kosovës për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS, të Republikës së Kosovës./KP

lista serbe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet