LIVE UPDATES
Bota

OKB zgjat edhe për një vit misionin EUFOR në Bosnjë-Hercegovinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjati mandatin e EUFOR-it në Bosnjë-Hercegovinë. Shumica e anëtarëve e mbështetën raportin e Christian Schmidt-it, i cili kritikoi Dodikun dhe Komshiçin.

5 Nëntor 2023, 10:04 Nga r.ll
OKB zgjat edhe për një vit misionin EUFOR në
Christian Schmidt

BOSNJE-HERCEGOVINE- Mandati i misionit të forcave ushtarake evropiane (EUFOR) në Bosnjë-Hercegovinë u zgjat edhe me një vit dhe kjo është dispozita më domethënëse e rezolutës që u miratua unanimisht të enjten (2 nëntor) nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. "EUFOR mbetet në Bosnjë-Hercegovinë, sepse ky mision jep një kontribut të rëndësishëm në stabilizimin e Bosnjë-Hercegovinës dhe rajonit”, konstatoi përfaqësuesi i Zvicrës në OKB, Pascale Baeriswyl.

Raporti i Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt mbi situatën në Bosnjë-Hercegovinë, në të cilin Republika Srpska (RS) dhe liderët e saj akuzohen për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnjë-Hercegovinës, u mbështet nga shumica e ambasadorëve - me një dënim të qartë të "secesionistit" dhe retorikës së presidentit të RS Milorad Dodik.

Një retorikë e tillë i "shqetëson” Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, sepse "minon Marrëveshjen e Dejtonit, strukturën kushtetuese, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës”, tha ambasadori amerikan Robert Wood. Ai theksoi se SHBA dhe aleatët e saj do të kundërshtojnë "përpjekjet destabilizuese dhe të rrezikshme të Asamblesë Kombëtare të RS dhe Milorad Dodikut për të dobësuar liritë themelore, shtetin e së drejtës dhe themelet kushtetuese të institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës."

Wood kujton se Këshilli i Sigurimit "nuk ka rol për zgjedhjen dhe emërimin e Përfaqësuesit të Lartë", por është "përgjegjësi e Këshillit për zbatimin e paqes".

Schmidt ka mbështetje, Rusia vazhdon me të vjetrën

Raporti i Schmidt-it u mbështet nga përfaqësuesit e Francës dhe Britanisë së Madhe, duke theksuar se "Bosnjë-Hercegovina është dhe do të mbetet një vend unik, sovran dhe shumëetnik".

Kina, e cila kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, por "me vendimmarrje të pavarur, pa ndërhyrje të huaj". "Përdorimi i pushteteve të Bonit në Bosnjë-Hercegovinë shkakton polemika dhe i përket marrëveshjeve të veçanta në periudha të veçanta," beson ambasadori kinez Zhan Jun.

Ambasadori rus Vasilij Nebenzja thotë se parimet kyçe të Marrëveshjes së Dejtonit janë të kërcënuara, jo me fajin e RS-së dhe Milorad Dodikut, por "nga veprimet e të vetëshpallurit të lartë, Christian Schmidt". Nebenzja pretendon se OHR (Zyra e Përfaqësuesit të Lartë) duhet të mbyllet sepse është "e vjetëruar" dhe se parimet kryesore të Marrëveshjes së Dejtonit - barazia e tre kombeve përbërëse dhe dy entiteteve me fuqi të gjera kushtetuese - kërcënohen në Bosnjë-Hercegovinë.

Ambasadori rus i referohet raportit të Qeverisë së RS, një dokument në të cilin, për shkak të mosmarrëveshjes me përfaqësuesin e lartë, zyrtarët e entitetit paraqesin pikëpamjen e tyre për situatën në Bosnjë-Hercegovinë. Raporti thekson, ndër të tjera, se "rolit të paligjshëm dhe destabilizues të Christian Schmidt-it" duhet t'i jepet fund dhe se RS është e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe "respektimit të plotë për sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës".

Fjalimi i Zheljko Komshiçit ngriti tensionet në OKB

Për presidentin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljko Komshiç, i cili iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju-Jork, ekzistenca e OHR-së nuk vihet në dyshim derisa të plotësohen kushtet nga Programi "5+2" (kushtet e mbetura kanë të bëjnë me pronën shtetërore dhe vlerësimi i situatës në Bosnjë-Hercegovinë).

Por Komshiçin ka kundërshtime ndaj veprimeve të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt, "diagnozat" e të cilit në lidhje me aktivitetet antikushtetuese të RS "nuk shoqërohen me aktivitete adekuate". "Nëse një sjellje e tillë e Përfaqësuesit të Lartë është shkaktuar nga mungesa e kapaciteteve të tij apo shkaku i saj është mungesa e mbështetjes nga bashkësia ndërkombëtare, është një pyetje që meriton një përgjigje të qartë dhe precize”, tha Komshiq.

"Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga deklarata e kryeministrit të vendit fqinj (Kroacia) se kanë lobuar te përfaqësuesi i lartë për të imponuar ndryshime në kushtetutën e entitetit (në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës) dhe Ligjin Zgjedhor”, tha Komshiç, me vlerësimin se këto masa "korrespondojnë me interesat politike të vendit fqinj”. Por janë "në dëm të sovranitetit të Bosnjë-Hercegovinës”.

Çfarë thonë vendet fqinje?

Ambasadori kroat në OKB, Ivan Shimunoviç, ka reaguar duke theksuar se Republika e Kroacisë "mbështet Bosnjë-Hercegovinën, por jo Komshiqin”. "Dua të theksoj se Kroacia nuk e njeh Komshiqin si anëtar legjitim të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, sepse ai e mori këtë pozicion përmes manipulimeve zgjedhore," tha Shimunoviç.

Ai pret që të kryhen ndryshimet e paralajmëruara në Bosnjë-Hercegovinë të Ligjit Zgjedhor "për të parandaluar manipulimet e tilla në të ardhmen”. Përfaqësuesi kroat vlerësoi "përparimin e fundit të Bosnjë-Hercegovinës" në rrugën drejt integrimit europian.

Ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në OKB, Zlatko Lagumxhija, e vlerësoi deklaratën e Shimonoviçit në lidhje me Komshiqin si "të papërshtatshme". Ndërsa ambasadori serb, Nemanja Stevanoviç, kujtoi raportin e EUFOR-it sipas të cilit Bosnjë-Hercegovinë është "larg kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj stabilitetit të saj". "Sa u përket dallimeve ndërmjet subjekteve për gjyqësorin, pronën, Ligjin Zgjedhor, qëndrimi i Serbisë është konstant – këto janë çështje të brendshme të Bosnjë-Hercegovinës, por në të njëjtën kohë Serbia beson se nevojitet një konsensus”, theksoi Stevanoviç.

Reagimet në Bosnjë-Hercegovinë

Anëtarja e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelja Cvijanoviç, i hodhi poshtë pretendimet e raportit të Schmidt-it për RS-në dhe tha se "është një gënjeshtër absolute që OKB-ja nuk ka asnjë rol në emërimin e një përfaqësuesi të lartë siç pretendon përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit".

Profesori i së drejtës kushtetuese Nurko Pobriç tha për DW se vërejtja e Komshiqit për pezullimin e Kushtetutës së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës nga Schmidt gjatë krijimit të qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme është "e justifikuar", por edhe "relative". "Është e justifikuar në aspektin e kritikave për favorizimin e 'parimit etnik', dhe relative sepse përfaqësues të lartë kanë ndërhyrë më parë në mënyra të ngjashme në rastin e bllokadave në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe RS-së," thotë Pobriç.

Akuzat nga raporti i Qeverisë së RS-së, të cilave iu referua ambasadori rus gjatë diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Pobriç i vlerëson si "cinizëm politik”.

"Të thuash se je në favor të respektimit të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues tën Bosnjë-Hercegovinës, dhe në të njëjtën kohë të pezullosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës në territorin e RS-së është, për ta thënë butë, cinizëm politik”, thotë Pobriç.

Raporti më i ashpër i Schmidit

Sociologu dhe analisti politik Slavo Kukiç beson se raporti i Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt në OKB është "më i ashpëri deri tani". "Schmidt portretizoi me besnikëri gjithçka që ndodhi në gjashtë muajt e fundit në Bosnjë-Hercegovinë. Ne në B-H jemi mësuar me vërshimet e urrejtjes, retorikën secesioniste dhe nacionaliste. Kjo është përditshmëria jonë ndaj së cilës nuk reagojmë shumë, por kur e marrim atë në formën e një raporti të unifikuar, të saktë, vetëm atëherë mund të shohim tmerret nëpër të cilat ka kaluar ky vend, në vetëm gjysmë viti”, tha Kukiç për DW.

Kukiç mbështet raportin e Christian Schmidt, por fajëson kreun e OHR për të mbetur "të papërcaktuar", sepse sanksionet financiare kundër Dodik dhe RS "nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar sjelljen e tyre". "Nga 34 faqet e raportit, të paktën 30 i kushtohen Dodikut dhe RS-së. Për mendimin tim, Schmidti duhej të bënte një hap më tej dhe t'u kërkonte fuqive botërore të përdorin instrumente të tjera që u lejon Marrëveshja e Dejtonit, dhe jo vetëm sanksione financiare”, thotë Kukiç.

Kukiç "nuk pajtohet” as me fjalimin e kryetarit Zheljko Komshiç, i cili “hodhi gurë e shkopinj kundër Schmidtit”. Bashkëbiseduesi i DW gjithashtu beson se incidenti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mund të ishte shmangur kur Komshiq, duke kritikuar Schmidt-in, përmendi lobimin e Kroacisë, pas së cilës reagoi edhe ambasadori kroat.

"Komshiç duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për të ndërtuar marrëdhënie miqësore me përfaqësuesit e Kroacisë në baza personale. Por ajo që përfaqësuesi kroat Shimunoviq deklaroi në reagimin e tij është absurde – se Kroacia nuk njeh një anëtar të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës! Epo, nuk është Kroacia ajo që e zgjedh anëtarin e Presidencës së BH”, thotë Slavo Kukiq, duke paralajmëruar se deklarata të tilla janë ndërhyrje direkte në punët e brendshme të një vendi tjetër./DW

okb eufor

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit