25 Janar 2025, 19:55
Nga E. D
fotot ilustruese
AFRIKË- Ishujt Sejshelle, një vend i përbërë nga disa ishuj të vegjël, në brigjet lindore të Afrikës, është kthyer në një mjedis ku fuqitë e mëdha konkurrojnë për ndikim. Kina ka bërë ndërhyrje prej vitesh, ndërsa Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë rikthyer praninë diplomatike në vendin me rëndësi strategjike në Oqeanin Indian. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Kate Bartlett udhëtoi në ishullin Mahe të Sejshelleve për të kuptuar më shumë rreth asaj se çfarë po bëjnë Pekini dhe Uashingtoni për të siguruar ndikimin atje.
Bukuria e ishujve Sejshelle e bën atë një vend ideal për të kaluar muajin e mjaltit. Pozita e tyre e bën atë të rëndësishëm edhe për betejën në mes të superfuqive botërore për ndikim.
“Ne vërejmë se ka fuqi, vende të ndryshme që duan, siç thoni ju, të na fitojnë zemrën. Sejshellet kanë marrë vendim që të mos pranojnë kurrë vendosjen e një baze ushtarake të huaj në territorin e tyre, thotë Sylvestre Radegonde, ministër i Jashtëm i Sejshelleve.
Pozicioni strategjik i arkipelagut në Oqeanin Indian, në lindje të Afrikës dhe në jug të shteteve të Gjirit, ka qenë me interes për fuqi të mëdha si Shtetet e Bashkuara, India dhe Kina, nga e kaluara deri më sot.
Në vitin 1963, gjatë Luftës së Ftohtë, Uashingtoni ndërtoi një stacion gjurmimi në ishullin kryesor Mahe për të vëzhguar satelitët rusë.
Shtatëdhjetë e tre vjeçari, Paul Chow, banor i ishullit, kujton kohën kur amerikanët shkuan në Mahe.
“Unë isha kreu i ekipit lokal të basketbollit. Ne luanim kundër teknikëve në stacionin e gjurmimit”, thotë zoti Chow.
Më pas, në vitet nëntëdhjetë, disa vite pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara e mbyllën ambasadën dhe një muaj më vonë edhe stacionin e gjurmimit.
Pothuajse tre dekada më vonë, në një kohë kur konkurrenca SHBA-Kinë po rritet, Uashingtoni, edhe një herë, i ka drejtuar sytë nga Sejshellet.
“Rihapja e ambasadës rithekson rëndësinë që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë partneritetit që kemi me Sejshellet”, thotë Adham Loutfi, i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Sejshelle.
Ambasada kineze në Mahe refuzoi kërkesën e Zërit të Amerikës për intervistë.
Megjithatë, në vitet e mungesës së Uashingtonit, Kina ka punuar për përfitime diplomatike në Sejshelle.
Pekini ka dërguar mjekë dhe ka ndërtuar spitale, banesa me çmim të përballueshëm, parlamentin dhe gjykata, të gjitha falas.
Kina i dhuroi gjithashtu kompanisë televizive shtetërore një ndërtesë të re.
“Dallimi është se mbështetja e Kinës për Sejshellet është e prekshme. Ju mund ta shihni atë. Mbështetja që na japin Shtetet e Bashkuara nuk e dukshme”, thotë ministri i jashtëm Radegonde.
“Në vend që të ndërtesave, ne po ndërtojmë kapacitete dhe po ofrojmë sugjerime dhe ekspertizë, qoftë në lidhje me trafikun e drogës, sistemin ligjor apo forcën policore. Ne jemi të lumtur ta bëjmë këtë dhe këtu shihni që ne me të vërtetë po investojmë. Ju mbillni fara për të ardhmen. Nuk është e njëjta gjë si një ndërtesë, por ne besojmë se është një kontribut edhe më i rëndësishëm”, thotë për Zërin e Amerikës zoti Loutfi nga Ambasada Amerikane.
Megjithatë, kjo mund të mos mjaftojë për të fituar zemrat e disa banorëve.
“Kina i ndihmon shumë Sejshellet, njerëzit në përgjithësi kanë një pikëpamje shumë pozitive për Kinën. Shtetet e Bashkuara u larguan në vitet nëntëdhjetë, prandaj ne nuk kemi edhe aq shumë kontakt me amerikanët”, thotë Francis Woodcock, banor i Sejshelleve.
Ndërsa disa banorë kanë frikë se vendi i tyre është bërë peng në lojën për ndikim gjeopolitik, qëndrimi i Presidentit Wavel Ramkalawan është i qartë:
“Sejshellet nuk janë pjesë e kësaj konkurrence. Ne pranojmë luftanijet kineze në port, luftanijet indiane, evropiane, amerikane, sepse jemi miq me të gjithë”.
Oqeani Indian është një nga rrugët kryesore ujore globale pasi mbi dy të tretat e dërgesave të naftës në botë kalojnë aty. Ky fakt e bën vendin e vogël me rëndësi strategjike për rivalët gjeopolitikë si Kina dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ata konkurrojnë për ndikim./VOA
Bota
25 Janar 2025, 19:51
E. D
Benjamin Netanyahu
GAZA- Katër gratë izraelite që u liruan sot, pas 15 muajsh robëri në Rripin e Gaz&eu...
Bota
25 Janar 2025, 19:47
r.ll
kristi noem
SHBA- Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare du...
Bota
25 Janar 2025, 19:42
E. D
Instagram dhe Facebook
SHBA- Platformat e mediave sociale të Metës, Instagram dhe Facebook, së fundmi kanë fshirë postimet e dy k...
Bota
25 Janar 2025, 19:12
E. D
foto ilustruese
LITUANI- Thesaret mbretërore të fshehura për më shumë se 85 vjet janë gjetur në Lituani. Thesaret të...
Bota
25 Janar 2025, 18:54
r.ll
xi jinping, vladimir putin
SHBA- Sulmet në kabllot nënujore të telekomunikacionit pranë brigjeve të Tajvanit nuk janë të...
Bota
25 Janar 2025, 18:49
E. D
foto nga vendngjarja
GAZA- Një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka filluar pas 15 muajsh luftë. Marrëveshja synon t'i japë fund...
Bota
25 Janar 2025, 18:27
E. D
Marco Rubio
SHBA- Ministri i ri i Jashtëm i SHBA-së ngrin thuajse të gjithë ndihmat për botën e jashtme. Përjashtimet e ...
Bota
25 Janar 2025, 18:16
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shkarkoi 17 inspektorë të pavarur në disa agjenci qeveritare të premten. In...
Bota
25 Janar 2025, 18:00
rr.ll
foto shkrimeve
LONDËR- Muret e xhamive, qendrat e komunitetit dhe një shkollë fillore në Londër kanë qenë shënjestr...
Bota
25 Janar 2025, 17:50
E. D
foto nga vendngjarja
GAZA- Shërbimi i Burgjeve izraelite ka konfirmuar se ka liruar 200 të burgosur palestinezë në këmbi...