2 Tetor 2022, 18:09
Nga k.m.
Shenjat e torturave
Muajt e pushtimit rus kanë qenë shumë të vështira për banorët në qytetin ukrainas Izium, i cili ndodhet në rajonin e Kharkivit. Forcat ruse toruruan shumë njerëz, pa dallim, ushtarë a civilë. Disa prej tyre rrëfejnë torturat e rënda që kanë përjetuar. Në Izium, një qytet që aktualisht është nën kontrollin e Kievit, forcat ruse torturuan mjaft njerëz, mes tyre ushtarë e civilë. Bazuar në rrëfimet e banorëve, në qytet janë zbuluar dhjetë vende ky kryeshin tortura. Ish-ushtari Mykola Mosyakyn thotë se një klinikë mjekësore ishte kthyer në një vend ku ai dhe shumë të tjerë u torturuan.
“Këtu më torturuan me rrymë elektrike. Këtu na rrahën”, tregon ish ushtari.
Kur forcat ukrainase rimorën qytetin e Iziumit, ata zbuluan me qindra varre. Shumë prej viktimave ishin torturuar më parë.
“Më kanë prangosur e varur. Më kanë rrahur me shkopinj, e më kanë fikur cigaren në trup. Më detyronin të kërceja. Më pas më mbuluan fytyrën me një rrobë dhe më hidhin ujë. Më goditën me rrymë elektrike”, tregon ish ushtari, banues në Izium.
Andriy Kotsar u kap menjëherë pasi iu bashkua ushtrisë ukrainase, dhe gjithashtu kaloi kohë një nga vendet që përdoreshin për tortura në këtë qytet.
“Ata më godisnin në veshka dhe në shpinë. Ata përpiqeshin të mos më linin shenja”, tregon i riu.
Ushtarët rusë i morën pasaportën dhe letërnjoftimin ushtarak dhe e lanë të largohej. Ai u vendos në një kishë, ku ishin strehuar edhe rreth 100 njerëz të tjerë, duke përfshirë 40 fëmijë.
Ivan Shabelnyk, i cili jetonte në Izium, u largua nga shtëpia me një mik më 23 mars për të prerë dru në mal. Ata nuk u kthyen më kurrë. Ludmila Shabelnyk arriti ta identifikojë djalin e saj nga rrobat që kishte veshur. Forcat ruse i kishin toruturuar dhe i kishin hedhur në një varr masiv.
“Dikush më tha se do ishte e vështirë ta identifikoja. Ishte lidhur dhe qëlluar nga afër. I kishin thyer brinjët dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar”, tregon Ludmila.
Nga vendvarrimi masiv që u gjet në një pyll në këtë qytet, të paktën 30 nga 447 trupat e gjetur, kishin shenja të dukshme torturash, duar të lidhura, plagë me armë shkaktuar nga një distancë e afërt, plagë me thikë e gjymtyrë të thyera, sipas prokurorisë së rajonit të Kharkivit. Iziumi ishte nën pushtimin rus për gati gjashtë muaj. Që nga sulmi rus ndaj Ukrainës, qyteti ishte në shënjestër të pothuajse 500 sulmeve ajrore. Ai u sulmua nga ajri më shumë se çdo qytet tjetër në Ukrainë. 90 për qind e qytetit ëshPtë shkatërruar./VOA
lufta ukraine-rusi
Bota
2 Tetor 2022, 17:43
k.m.
Lonnie Willison
SHBA- Historia e Lonnie Willison është dëshmi se sa shumë mund të ndryshojë jeta. Lonnie Willison konsiderohe...
Bota
2 Tetor 2022, 17:27
k.m.
Pamje nga qendra e votimit
BOSNJE- Një qendër votimi në Grabavicë të Sarajevës është mbyllur përkohësisht...
Bota
2 Tetor 2022, 16:23
k.m.
Tamara dhe Radoje Zvicer
SERBI- Tamara Zvicer, bashkëshortja e liderit të klanit "Kavac", Radoj Zvicer, prej vitesh mban titullin e zonjës s...
Bota
2 Tetor 2022, 16:23
k.m.
Foto ilustruese
Autoritetet në Venezuelë liruan nga burgu të shtunën shtatë amerikanë në këmbim të lirimit nga...
Bota
2 Tetor 2022, 16:01
k.m.
Foto ilustruese
Mobilizimi ka qenë një kafshatë e vështirë për t’u kapërdirë për shumë rusë. ...
Bota
2 Tetor 2022, 16:01
k.m.
Foto ilustruese
Turqia tha se ka “neutralizuar” rreth 30 anëtarë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve t...
Bota
2 Tetor 2022, 15:28
k.m.
Foto ilustruese
Policia zvicerane ka përdorur plumba gome gjatë një proteste pranë Ambasadës së Iranit në Bern, teksa dy...
Bota
2 Tetor 2022, 15:09
e.k
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Limanit, ...
Bota
2 Tetor 2022, 14:58
e.k
Pamje nga shpërthimi në Nord Stream
DANIMARKË- Agjencia e Energjisë e Danimarkës thotë se një nga dy tubacionet e kë...
Bota
2 Tetor 2022, 14:39
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Bullgarët brenda dhe jashtë vendit janë duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për t&eu...