5 Shtator 2025, 12:16
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se 19 persona janë vrarë më 5 shtator si pasojë e një sërë sulmesh ajrore izraelite në dhe përreth Qytetit të Gazës – vendbanim që ushtria izraelite dëshiron ta marrë nën kontroll të plotë.
Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, tha se sulmet goditën ndërtesa dhe tenda ku strehohen palestinezët e zhvendosur në disa lagje dhe në periferi të qytetit, ku Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se një milion persona po përballen me zi të bukës. Izraeli ka intensifikuar bombardimet ndaj Qytetit të Gazës që kur ka deklaruar se do të nisë një ofensivë për ta marrë nën kontroll të plotë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani, deklaroi një ditë më parë se nuk do të ketë njoftim për nisjen e ofensivës për shkak të “ruajtjes së elementit të befasisë”. Ndërkaq, një zëdhënës tjetër ka thënë se Izraeli veçse kontrollon 40 për qind të qytetit. Izraeli pret që ofensiva e re të detyrojë rreth një milion persona të zhvendosen drejt jugut të Rripit të Gazës.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë sipas shifrave të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Hamasi – shifra që nga OKB-ja vlerësohen të besueshme.
lufta ne gaza
Bota
5 Shtator 2025, 11:13
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se çdo dislokim i forcave perëndimore do të ishin objektiv “l...
Bota
5 Shtator 2025, 09:55
I.A
Patriarku Porfirije
SERBI- Intelektualët që mbështesin lëvizjen protestuese në Serbi po përballen me zemërimin e peshkop...
Bota
5 Shtator 2025, 09:36
I.A
Luftanije
SHBA- Pentagoni tha se dy avionë të ushtrisë së Venezuelës fluturuan afër një anijeje të Marinës t&e...
Bota
5 Shtator 2025, 09:05
I.A
Putin dhe Zelensky
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i kërkon homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyt të shkojë në Mosk&eu...
Bota
5 Shtator 2025, 09:00
I.A
Krerët e CDU, CSU dhe SPD
GJERMANI- Debate dhe mosmarrëveshje buxhetore mbi financimin e shpenzimeve sociale dhe projekteve klimatike - kjo ë...
Bota
5 Shtator 2025, 08:56
I.A
Donald Trump
TIRANË- Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se mori një qëndrim më të ashpër me mbështetësit krye...
Bota
5 Shtator 2025, 08:45
I.A
Joe Biden
SHBA- Joe Biden së fundmi iu nënshtrua një operacioni për të hequr lezionet e kancerit të lëkurë...
Bota
4 Shtator 2025, 21:01
r.ll
foto ilustruese
KANADA- Një person ka vdekur dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm me thik&...
Bota
4 Shtator 2025, 19:21
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa ar i kërkoi Parisit të rishqyrtojë planin e tij për të...
Bota
4 Shtator 2025, 17:42
r.ll
meloni
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka deklaruar ditën e sotme në takim e "Aleancës së Vullnetit" se Italia nuk do t&e...