Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Ministri i Jashtëm izraelit: Franca të rishqyrtojë planin për njohjen e shtetit palestinez, Macron nuk mirëpritet në Izrael për sa kohë çështja vijon në axhendë
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Shaar, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.
4 Shtator 2025, 19:21Nga r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa ar i kërkoi Parisit të rishqyrtojë planin e tij për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ai ka informuar Ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barrot se Presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të ishte i mirëpritur në Izrael për sa kohë që çështja mbetet në axhendë.
Gjatë një bisede telefonike midis dy ministrave, Saar-i kërkoi Barrot të rishqyrtojë iniciativën e Francës për të njohur një shtet palestinez.
Ai ka theksuar se kjo minon stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe dëmton interesat e Izraelit, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme izraelite.
"Izraeli kërkon marrëdhënie të mira me Francën, por Franca duhet të respektojë qëndrimin e Izraelit kur bëhet fjalë për çështje thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e tij", tha Gideon Shaar.