Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sulmet e 8 prillit, për të cilat një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Liban i tha agjencisë së lajmeve, Reuters, se kanë vrarë 89 persona dhe kanë plagosur 700 të tjerë, ndodhën mes pretendimeve kundërthënëse nëse marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim dyjavor, e ndërmjetësuar nga Pakistani, përfshinte edhe Libanin.
Zyrtarët në Liban thanë dhe dhjetëra persona janë vrarë në sulmet më të ashpra izraelite ndaj këtij shteti që kur nisi lufta në Iran pesë javë më parë.
Sulmet e 8 prillit, për të cilat një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Liban i tha agjencisë së lajmeve, Reuters, se kanë vrarë 89 persona dhe kanë plagosur 700 të tjerë, ndodhën mes pretendimeve kundërthënëse nëse marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim dyjavor, e ndërmjetësuar nga Pakistani, përfshinte edhe Libanin.
Sulmet, për të cilat ushtria izraelite tha se kishin në shënjestër mbi 100 qendra komanduese dhe objekte ushtarake të grupit militant Hezbollah, që mbështetet nga Irani, në Bejrut, në Luginën Beka dhe në jug të Libanit, duket se rrezikojnë marrëveshjen e armëpushimit të arritur më 7 prill, si dhe trafikun detar në Ngushtica e Hormuzit, që rifilloi në bazë të marrëveshjes pasi ishte bllokuar për disa javë.
Duke cituar një deklaratë të ministrisë iraniane, AFP raportoi se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, “diskutoi shkeljet [e Izraelit] të armëpushimit në Iran dhe Liban” me një udhëheqës të lartë ushtarak pakistanez më 8 prill.
Agjencia iraniane Tasnim, duke cituar një burim të paidentifikuar, tha se Irani do të tërhiqej nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin.
Ndërkaq, Fars, një agjenci gjysmëzyrtare iraniane, raportoi se Irani ndaloi trafikun e cisternave të naftës përmes Ngushtica e Hormuzit për shkak të bombardimeve izraelite.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka thënë se marrëveshja e armëpushimit përfshin edhe Libanin, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk e përfshinte.
Një korrespondente e Shtëpisë së Bardhë për transmetuesin publik amerikan PBS shkroi në X se presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte thënë më 8 prill se Libani “nuk ishte i përfshirë në marrëveshje” për shkak të pranisë së Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, SHBA-ja dhe Izraeli do të ndalojnë sulmet për dy javë ndaj Iranit, dhe Teherani do të ndalë sulmet ndaj Izraelit dhe vendeve të Lindjes së Mesme dhe do të hapë për qarkullim Ngushticën e Hormuzit./REL
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit u arrit ...
GREQI- Autoritetet greke kanë zhvilluar sot një operacion antidrogë, ku janë arrestuar tre persona të moshës 59, 50 dhe 35 ...
Rexhep Tajip Erdogan dhe Donald Trump TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë...
Foto ilustruse IRAN- Autoritetet iraniane kanë dhënë një mesazh paralajmërues për të gjitha anijet që lëv...
Ursula von der Leyen Pak pas mesnatës më 2 mars, sirenat zgjojnë banorët e një fshati të vogël bregdetar në Qipro. ...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor, të ndërmjetësuar nga Pakista...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se Libani nuk është pjesë e marrëveshjes dyjavore të armëpu...
Foto ilustruse KUVJAT- Irani nuk e ka zbatuar armëpushimin e vendosur dhe ka goditur me raketa Kuvajtin. Ministria e Brendshme e Kuvajtit pohoi s...
Foto ilustruse KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi dy herë sot, pas një lës...
Presidenti libanez, Joseph Aoun LIBAN- Presidenti libanez, Joseph Aoun ka dënuar sulmet izraelite në Liban. Ai tha se sulmet izraelite, të ...