Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, Izraeli duhet të dorëzojë trupat e 15 palestinezëve për çdo trup të pajetë të izraelitëve që i dorëzon Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

IZRAEL- Izraeli ka kthyer trupat e 15 palestinezëve në Gazë më 18 tetor, duke bërë që numri i përgjithshëm i trupave të vdekur të arrijë në 135, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze. Sipas marrëveshjes së armëpushimit, të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, Izraeli duhet të dorëzojë trupat e 15 palestinezëve për çdo trup të pajetë të izraelitëve që i dorëzon Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Të premten, Hamasi dorëzoi trupin e një tjetër pengu izraelit. Që nga nisja e armëpushimit, Hamasi ka dorëzuar trupat e nëntë pengjeve izraelite dhe një të një studenti nepalez. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se disa nga trupat që u kthyen të shtunën kishin shenja të “abuzimit, rrahjeve dhe prangosjes”.
Kjo ministri kishte bërë pretendime të ngjashme edhe kur kishte pranuar më herët trupa të palestinezëve. Ushtria izraelite i ka cilësuar këto pretendime si “propagandë të rremë të Hamasit”.
“Për më tepër, të gjithë trupat e dorëzuar janë të luftëtarëve brenda Rripit të Gazës”, tha më herët ushtria izraelite.
Më 13 tetor, Hamasi liroi të 20 pengjet e gjalla izraelite dhe nisi të dorëzojë edhe trupat e pengjeve të vrara. Në këmbim, po atë ditë Izraeli liroi afër 2.000 palestinezë që mbaheshin në burgjet izraelite. Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi në Gazë është pjesë e fazës së parë të planit 20 pikësh të prezantuar nga presidenti Trump për paqe në enklavën palestineze.
Më 14 tetor, Trump tha se faza e dytë e planit të tij ka nisur. Plani për paqe parasheh çarmatosjen e Hamasit – kërkesë që Izraeli e kishte parashtruar paraprakisht, por ishte refuzuar nga grupi radikal palestinez.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë. Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe 2 milionë banorët e territorit po përballen me krizë të thellë humanitare./REL
Foto Ilustruese IRAN- Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufizimet mbi programin e tij bërthamor, pa...
Putin dhe Trump Presidenti rus Vladimir Putin ka përmirësuar marrëdhëniet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump&nbs...
pamje nga vendngjarja MAROK- Demonstratat në disa qytete kanë tronditur Marokun për javë të tëra. Kombi i Afrik&eum...
foto ilustruese RUSI- Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien e sanksioneve ku u përfshi një agjent i Byrosë Fe...
foto ilustruese SHBA- Pasi Presidenti Donald Trump deklaroi për një tjetër takim tjetër me Presidentin rus, Vladimir Putin, ...
Donald Trump SHBA- Donald Trump, pas takimit të tij me Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dha një mesazh...
RUSI- Ishte agim i 29 qershorit 2021, kur gazetari Roman Bandanin u zgjua nga tingulli i vazhdueshëm i ziles së derës së apartam...
Donald Trump SHBA- Në një javë lëvizjesh intensive në politikën e jashtme, Presidenti i SHBA-së Donald Trump u përp...
Donald Trump, Volodymyr Zelensky SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpreson se lufta e Rusisë kundër Ukrainës do ...
foto ilustruese SHBA- Në vitin 1995, gjatë një epoke të artë për globalizimin, një profesor biznesi nga Berkeley shpiku...