LIVE UPDATES
Bota

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Trump nuk ia premton Ukrainës raketat e shumëkërkuara Tomahawk, çfarë diskutuan dy udhëheqësit

Trump e tha këtë gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë, të premten në mbrëmje. Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mund të kenë nevojë për raketa të tilla për qëllime të veta.

18 Tetor 2025, 07:43 Nga E. D
Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Trump nuk ia premton
Donald Trump, Volodymyr Zelensky

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpreson se lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të zgjidhet para se Ukrainës t’i nevojiten raketat Tomahawk. Trump e tha këtë gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë, të premten në mbrëmje. Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mund të kenë nevojë për raketa të tilla për qëllime të veta.

“Shpresoj që të mos kenë nevojë për to. Shpresoj që të mund ta përfundojmë luftën pa qenë nevoja të mendojmë për raketat Tomahawk. Raketat Tomahawk janë gjë e madhe. Por, një gjë duhet ta them, edhe ne i duam raketat Tomahawk. Nuk duam të japim gjëra që na duhen për ta mbrojtur vendin tonë”, u tha Trump gazetarëve para se dy liderët të zhvillonin bisedime me dyer të mbyllura.

Nga ana e tij, Zelensky përmendi një marrëveshje të mundshme, në të cilën Ukraina do t’i ofronte prodhimit ushtarak amerikan teknologji dronësh në këmbim të raketave me rreze të gjatë veprimi. Presidenti ukrainas shtoi se vendi i tij ka “mijëra” dronë, por “nuk ka Tomahawk”.

Në prag të vizitës së tretë të Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë këtë vit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Trumpi zhvilluan një telefonatë të enjten, me kërkesë të Kremlinit, duke hapur rrugën për një takim të mundshëm në Budapest mes dy liderëve.

Duke folur përballë Zelenskyt një ditë më vonë, Trumpi tha se Putini “dëshiron ta përfundojë luftën,” ndërsa presidenti ukrainas bëri thirrje për më shumë trysni ndaj Kremlinit për ta sjellë atë në tryezën e negociatave. Megjithatë, i pyetur nëse ishte i shqetësuar se presidenti rus mund të përpiqej të fitonte më shumë kohë për përpjekjet ushtarake të Moskës, Trump u përgjigj: “Po, jam”.

“Jam përballur gjithë jetën me më të mirët në këtë lojë, dhe gjithmonë kam dalë mirë. Pra, është e mundur që ai po kërkon pak kohë, dhe kjo është në rregull. Por, mendoj se ai dëshiron të arrijë marrëveshje”, tha Trump.

Biseda e papritur mes presidentëve amerikan dhe rus i gjeti të papërgatitur përfaqësuesit ukrainas në Uashington, të cilët po kërkonin blerjen e raketave dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore amerikane, në një kohë kur Rusia po vazhdon sulmet e pamëshirshme ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike të vendit.

Moska e ka paralajmëruar më parë Uashingtonin që të mos i japë Ukrainës raketa Tomahawk. Putini ka theksuar se furnizimi me raketa të tilla do të përbënte “fazë krejtësisht të re të përshkallëzimit” mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Të enjten, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban një nga aleatët e paktë të Putinit në BE - foli gjithashtu me liderin rus, duke premtuar bashkëpunim të plotë për ta pritur takimin e mundshëm mes tyre në Budapest.

“Përgatitjet po ecin me shpejtësi të plotë!”, shkroi ai në një postim në Facebook, duke lënë të kuptohet se Hungaria nuk do të kërkojë arrestimin e Putinit, pavarësisht fletarrestimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, u tha gazetarëve në Bruksel se blloku mirëpret “çdo takim që çon përpara procesin për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”.

Trump, i cili mori detyrën duke premtuar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve, është shprehur i zhgënjyer disa herë nga mungesa e përparimit për arritjen qoftë edhe të një armëpushimi, e lëre më të ndonjë marrëveshjeje për paqe të qëndrueshme.

Përveç takimit të tij të parë me Putinin në Alaskë në gusht, Trumpi ka biseduar në telefon me liderin rus të paktën tetë herë, ndërsa i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, është takuar me Putinin në Moskë të paktën pesë herë.

Qëndrimi i Trump ndaj Putinit dhe ndaj luftës së Moskës në përgjithësi ka ndryshuar ndjeshëm muajt e fundit, pasi Rusia po vazhdon të avancojë në fushëbetejë dhe të godasë qytetet e Ukrainës, përfshirë rrjetin elektrik dhe infrastrukturën e gazit natyror./Dosja.al

donald trump volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë