23 Gusht 2023, 09:57
Nga I.A
foto ilustruese
JAPONI- Përgatitjet përfundimtare për shkarkimin e ujërave nga termocentrali i dëmtuar i Fukushimës në Japoni filluan më 23 gusht, një ditë përpara derdhjes së planifikuar në Oqeanin Paqësor. Tokio kishte njoftuar një ditë më parë se operacioni i zbrazjes së ujërave në Paqësor do të fillonte më 24 gusht. Ky njoftim shkaktoi reagim të ashpër nga Kina dhe kufizime të pjesshme të importit të ushqimeve të detit nga Japonia në Hong Kong dhe Makau.
Operatori i uzinës, TEPCO, tha më 22 gusht se kishte holluar një metër kub ujëra të zeza me rreth 1.200 metra kub ujë deti dhe e kishte kaluar në një tubacion prej ku mund të zbrazet në Paqësor. Procesi do të testohet fillimisht përmes kësaj sasie fillestare dhe më pas, duke filluar nga 24 gushti, do të lëshohet në det së bashku me më shumë ujë të holluar, thuhet në një deklaratë të TEPCO-s. Centrali i energjisë bërthamore Fukushima-Daiichi u rrëzua nga një tërmet masiv dhe cunami që vranë rreth 18.000 njerëz në mars të vitit 2011, kur një tre nga reaktorët e centralit u shkri.
TEPCO ka mbledhur 1.34 milionë metra kub ujë që nga atëherë, që u përdorën për t’i ftohur reaktorët ende shumë radioaktivë. Një sistem i veçantë ka filtruar të gjitha nuklidet radioaktive përveç tritiumit, nivelet e të cilit do të jenë brenda kufijve të sigurt, sipas TEPCO-s.
Zbrazja e këtyre ujërave në Paqësor është miratuar nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, që tha se do të ketë personel në terren më 24 gusht për ta mbikëqyrur procesin, i cili do të marrë disa dekada kohë për t'u përfunduar. Kina e kishte akuzuar edhe në të kaluarën Japoninë për trajtimin e oqeanit si një “kanalizim”, duke ndaluar importet e ushqimeve nga dhjetë prej 47 prefekturave të Japonisë edhe para këtij procesi.
Kina thirri më 22 gusht ambasadorin e Japonisë “për të bërë përfaqësime solemne”, ndërsa Hong Kongu dhe Makau, të dyja territore kineze, njoftuan ndalimin e importeve të “produkteve ujore” nga të njëjtat dhjetë rajone japoneze. Analistët thanë se përderisa Kina mund të ketë shqetësime të vërteta për sigurinë, reagimi i saj i ashpër është gjithashtu të paktën pjesërisht i motivuar nga rivaliteti ekonomik dhe marrëdhëniet e ftohta me Japoninë.
Marrë nga REL
japoni
Bota
23 Gusht 2023, 09:41
I.A
Zjarret
TURQI- Zjarrfikësit në Turqi nisën mëngjesin e 23 gushtit duke e luftuar një zjarr në pyll në provincën ver...
Bota
23 Gusht 2023, 09:15
I.A
Shperthimi
RUSI- Ukraina organizoi një sulm të ri me dron kamikaz në lagjen e qiell-gërvishtëve të Moskës ...
Bota
23 Gusht 2023, 09:06
A.B
Operacioni
SPANJË- Europol dhe Guardia Civil spanjolle, së bashku me autoritetet ligjzbatuese nga Serbia, Italia dhe Kroacia, sekuestruan 70...
Bota
23 Gusht 2023, 08:44
A.B
Fotot nga sateliti
GREQI- Reja e madhe e tymit që ka mbuluar zonën e Aleksandrupolit dhe në përgjithësi Njësin...
Bota
23 Gusht 2023, 08:31
A.B
Darka në Athinë duhej t`i jepte një shtysë dhe një lëvizje të re situatës së ngrirë. Por protagonisti i taki...
Bota
23 Gusht 2023, 08:20
A.B
Leonard Bernstein
SHBA- Jeta dhe vepra e kompozitorit legjendar Leonard Bernstein janë subjekt i filmit të ri “Maestro”, në...
Bota
23 Gusht 2023, 08:18
A.B
Meta
SHBA-Kompania “Meta” prezantoi një ditë më parë një model të inteligjencës artificiale (AI) që mun...
Bota
23 Gusht 2023, 08:16
I.A
Nik Gjeloshaj
MALI I ZI- Forumi Shqiptar pranoi të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi. Kryetari i Komun&...
Bota
23 Gusht 2023, 08:16
A.B
Thaksin Shinawatra
TAJLANDË- Ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, u transferua në spital gjatë natës, pasi gjendja e ...
Bota
23 Gusht 2023, 08:13
I.A
Dmitri Medvedev
RUSI- Nënkryetari i këshillit rus të sigurisë Dmitri Medvedev tha se Moska mund të aneksojë rajonet separatis...