LIVE UPDATES
Bota

Jemeni godet me një raketë Tel Avivin, të paktën 16 të lënduar

Ky sulm ndodhi vetëm dy ditë pasi ushtria izraelite i bombardoi kryeqytetin e Jemenit, Sana, dhe qytetin port Hodieda, të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi, duke i vrarë të paktën nëntë njerëz. Bombardimet izraelite ishin përgjigje ndaj një sulmi që rebelët Huthi e kishin kryer ndaj një shkolle izraelite me një raketë me rreze të gjatë veprimi.

21 Dhjetor 2024, 11:29 Nga M.B
Jemeni godet me një raketë Tel Avivin, të paktën 16 të
Një vrimë e madhe e shkaktuar nga një raketë që ra në jug të Tel Avivit, Izrael, e cila u hodh nga Jemeni, sipas ushtrsëi izraelite, 21 dhjetor.

LINDJE E MESME- Ushtria e Izraelit ka thënë se një raketë e shkrepur prej territorit të Jemenit e goditi një zonë në Tel Aviv gjatë natës, duke i lënë 16 njerëz të lënduar lehtë. Sirenat ranë pak para se raketa të godiste rreth orës 4:00 të shtunën, tha ushtria.

Ky sulm ndodhi vetëm dy ditë pasi ushtria izraelite i bombardoi kryeqytetin e Jemenit, Sana, dhe qytetin port Hodieda, të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi, duke i vrarë të paktën nëntë njerëz. Bombardimet izraelite ishin përgjigje ndaj një sulmi që rebelët Huthi e kishin kryer ndaj një shkolle izraelite me një raketë me rreze të gjatë veprimi.

Rebelët Huthi thanë gjithashtu se kryen një sulm me dronë kundër një objektivi të paspecifikuar ushtarak në Izraelin qendror të enjten. Ushtria izraelite thotë se rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani, i kanë hedhur më shumë se 200 raketa dhe dronë gjatë luftës Izrael-Hamas në Gazë.

Rebelët Huthi gjithashtu i kanë sulmuar anijet e mallrave në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit — dhe janë zotuar se nuk do t’i ndalin sulmet derisa të arrihet një armëpushim në Gazë. Sulmet izraelite të enjten shkaktuan "dëme të konsiderueshme" në portet e kontrolluara nga Huthi në Detin e Kuq “që do të çojnë në një ulje të menjëhershme dhe të ndjeshme të kapacitetit të portit,” tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric.

Porti në Hodeida ka qenë kyç për furnizimet ushqimore në Jemen gjatë luftës civile dhjetëvjeçare atje. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se sulmet e të dyja palëve rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon dhe minojnë përpjekjet e OKB-së për ndërmjetësim./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës