Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Udhëtimi në botën digjitale po fillon gjithnjë e më herët për fëmijët. Po cilat janë dobitë dhe rreziqet, çfarë thonë fëmijët?
GJERMANI- Sipas një studimi, shumica e nxënësve të klasës së parë janë online, që do të thotë se fëmijët vijnë në kontakt me internetin shumë heret. Fillimisht fëmijët përdorin një tablet, pastaj telefonin celular e më pas edhe mjete të tjera elektronike. Fëmijët në Gjermani shumë heret fillojnë me lojëra në telefonat e prindërve, e pastaj bëjnë edhe detyrat e shtëpisë në kompjuter. Mosha e fëmijëve që përdorin lojëra dhe internet po ulet gjithnjë e më shumë. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i Shoqatës digjitale Bitkom.
Rreth 70% e fëmijëve të vegjël janë online
Sipas këtij sondazhi, mbi 70 për qind e grupmoshës së fëmijëve në klasën e parë (gjashtë deri në shtatë vjeç) janë tashmë online. Për fëmijët tetë deri në nëntë vjeç, kjo shifër rritet në 85 për qind, ndërsa për grumoshën 10 deri në 11 vjeç përqindja rritet në 95 për qind. Mbi 12 vjeç pothuajse 98 për qind kanë përvoja me internetin, ndërsa nga mosha 14 vjeç e më shumë, gati të gjithë (mbi 99 për qind) janë online.
Pajisja më e preferuar digjitale për fëmijët dhe të rinjtë është telefoni celular. Rreth 88% e fëmijëve deri në dymbëdhjetë vjeç kanë një telefon. Ndërsa tek të rinjtë (16 deri në 18 vjeç), përdorimi i smartfonëve është mbi 98 për qind, i ndjekur nga laptopët ose PC-të (me 87 për qind) dhe tabletët (86 për qind). Më shumë se një e treta e fëmijëve apo të rinjve përdorin gjithashtu një orë inteligjente (36 për qind).
Sa kohë në ditë përdoren pajisjet digjitale?
Kohëzgjatja e përdorimit të smartfonëve rritet ndjeshëm me moshën e fëmijës. Fëmijët e moshës gjashtë deri në nëntë vjeç përdorin telefonat celularë mesatarisht 37 minuta në ditë. Ndërsa fëmijët e moshës dhjetë deri në dymbëdhjetë vjeç, përdorin gati trefish më shumë telefonat, sepse koha e përdorimit rritet në mesatarisht 107 minuta në ditë. Të rinjtë e moshës 13 deri në 15 vjeç kalojnë rreth dy orë e gjysmë (154 minuta) me telefonat e tyre celularë çdo ditë. Ndërsa përdoruesit e moshës 16 deri në 18 vjeç thonë se shpenzojnë më shumë se tre orë (201 minuta) në ditë me telefon. Mesatarisht fëmijët e moshës gjashtë deri në 18-vjeç shpenzojnë më shumë se dy orë (127 minuta) në ditë me celularët e tyre.
Përdorimi i telefonave celularë është rritur dukshëm me kalimin e kohës. Në vitin 2014, vetëm 20 për qind e nxënësve të klasës së parë përdornin një telefon të tillë, ndërsa dhjetë vjet më vonë shifra është rritur në pothuajse 60 për qind. Me rritjen e moshës rritet edhe përqindja e fëmijëve që përdorin këto pajisje, e ato përdoren për komunikim me të tjerët, për dërgimin e mesazheve, dëgjimin e muzikës, radios, podkasteve, për fotografi e video si dhe për lojëra të ndryshme.
Rrjetet sociale
Interesante është që mbi 93 për qind e fëmijëve dhe të rinjve prej dhjetë vjeç e më shumë përodrin edhe rrjetet sociale çdo ditë. Kryeson YouTube (me 87 për qind), përpara Instagramit dhe Snapchatit (me 53 për qind) dhe TikTokut (51 për qind). Facebooku tek fëmijët dhe të rinjtë përdoret më pak. Por përdorimi i rrjeteve sjell edhe shumë probleme.
Përdorimi dhe problemet me rjetet
Shumë fëmijë dhe të rinj nuk mund ta imagjinojnë jetën pa internet. Shumica e fëmijëve dhe të rinjve nga mosha dhjetë deri në 18 vjeç thonë se nga interneti kanë mësuar diçka (89 për qind). Më shumë se gjysma (57 përqind) thonë se nuk mund ta imagjinojnë jetën pa internet. 46 për qind pranojnë se në internet kanë dhënë ndonjëherë të dhëna të rrejshme, për të qenë në gjendje të përdornin oferta të caktuara si lojëra ose blerje në internet. Ndaj ekseprtët thonë se është shumë me rëndësi që fëmijët të mos lihen vetë në internet dhe se prindërit duhet të mbështesin fëmijët kur përdorin internetin, sepse atje mund të përdoren gjëra që nuk përshtaten me moshën e tyre, e shpesh mund të bien edhe pre e mashtrimeve dhe ofendimeve.
Në anketën e Bitkom Research në internet në muajt maj dhe qershor kanë marrë pjesë 942 fëmijë dhe të rinj nga mosha gjashtë deri në 18 vjeç. Fëmijët e moshave gjashtë deri në dhjetë vjeç janë shoqëruar nga prindërit e tyre./ DW
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan Donald Trump akuzoi Kamala Harris se shkaktoi masakrën e 7 tetorit në një...
Foto ilustruese HUNGARIA- Fëmijë të vegjël që flenë mbi çanta. Gra të ulura buzë rrugës mbi valixh...
foto ilustruese UKRAINË- Ukraina ka kryer një sulm me dron gjatë natës në një aeroport ushtarak të Kremlinit pranë ...
Donald Trump SHBA- Autoritetet amerikane kanë arrestuar një burrë të identifikuar si Ronald Syvrud nga Arizona, pasi akuzohet se ka k&e...
fotot ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të enjten Sumyn, një rajon në verilindje t&eu...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ndërpreu papritur një intervistë me NewsNation të enjten, duke i thënë gazetar...
GJERMANI- Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirchen rriti nivelin e sigurisë bazuar në informacione zbulimi që tregojnë p...
Donald Trump ARIZONË- Gjatë një vizite të enjten në Arizona, një shtet në kufi me Meksikën ish-Presidenti Donald Tr...
Kamala Harris SHBA- Përpara një turme entuziaste Nënpresidentja Kamala Harris u tha amerikanëve se në nëntor kanë nj&eum...
fotot ilustruese SHBA- Një studim i ri i publikuar ka pohuar se 22,374 specie kërcënohen me zhdukje, sepse njerëzit pritet&nb...