24 Tetor 2023, 08:19
Nga DOSJA
Brnbic dhe Osmani
SHBA- Kosova dhe Serbia kanë këmbyer akuza gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për raportin për Kosovën të sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres. Teksa Serbia mohoi çdo përfshirje në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë dhe tha se ngjarjet ishin rezultat logjik i “terrorit” ndaj serbëve, Kosova tha se më 24 shtator ishte "agresion nga Serbia”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë paraqitjes para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se Serbia dëshiron territor të Kosovës “por, nuk do ta marrë kurrë”.
“Ne duam paqe dhe Serbia e dëshmoi më 24 shtator se do luftë. Por, ne nuk do ta lejojmë të ndodhë kjo”, tha Osmani. Sipas Osmanit, më 24 shtator plani ishte “destabilizimi i rajonit” të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm i Kosovës. Osmani tha se burimi kryesor i financimit, armatosjes dhe trajnimit të grupit të armatosur në Banjskë “është Republika e Serbisë”.
Nga ana tjetër, akuza dhe deklarata të forta lëshoi edhe Brnabiç. Ajo u tha të pranishmve se Osmani as që arriti t'u tregojë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së fjalën "Serbia", ndaj foli vetëm për "kishën ortodokse".
Po ashtu, Brnabiç vuri në dukje faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB-së.
"Ne ulemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo është shtëpia e Kombeve të Bashkuara. Ju nuk jeni anëtare e OKB-së"- përfundoi Brnabiç.
vjosa osmani ana brnabiç
Bota
24 Tetor 2023, 08:26
h.k
Foto ilustruese
TAIVAN-Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi bregun lindor të Tajvanit dhe u ndje në kryeqytetin Taipei, por nuk u ra...
Bota
24 Tetor 2023, 08:18
h.k
Dy pengjet e liruara
IZRAEL-Dy gra të moshuara janë liruar ditën e djeshme nga Hamasi, pas 17 ditësh në robëri të mbajtu...
Bota
24 Tetor 2023, 07:50
A.B
Makinat e demtuara
SHBA- Shtatë të vdekur dhe 25 të plagosur janë bilanci i një mega-përplasjeje prej 158 makinash ...
Bota
24 Tetor 2023, 07:47
A.B
Makina
MEKSIKË- Njëmbëdhjetë oficerë policie u vranë gjatë një sulmi të armatosur në ...
Bota
24 Tetor 2023, 07:31
A.B
Emmanuel Macron
IZRAEL-Presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti në Izrael për t'u dhënë atyre mbështetjen e Francës....
Bota
23 Tetor 2023, 22:52
I.A
Bob Menendez
SHBA- Senatori amerikan Bob Menendez do të dalë sërish sot para gjykatës dhe pritet që me gjasë të deklaroh...
Bota
23 Tetor 2023, 22:33
A.TH
Josep Borrell
LUKSEMBURG- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell deklaroi këtë të hënë se pjesa m...
Bota
23 Tetor 2023, 22:33
A.TH
Permbytja
ANGLI- Stuhia Babet vijon të shkaktojë humbje jete dhe dëme materiale në Angli dhe Skoci. Stuhia, që e nisi akvitetin e ...
Bota
23 Tetor 2023, 22:24
r.ll
Vjosa Osmani
SHBA-Presidentja Vjosa Osmani pomerr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjatë fjalë...
Bota
23 Tetor 2023, 22:18
r.ll
Katrin Jakobsdottir
ISLANDË- Gratë në të gjithë Islandën, përfshirë kryeministren e vendit, Katrin Jakobsdott...