Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Zhupa u shpreh se Këshilli nuk kërkoi për kandidatët zbatimin e ligjit për një dokument nga Autoriteti i Dosjeve nëse kandidatët ishin spiunë apo informatorë të Sigurimit të Shtetit. Ajo shtoi se Këshilli ka shpallur vonesë të pajustifikuar, duke e mbajtur postin vakant prej kohësh.
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Mediave, Ina Zhupa ka mbajtur fjalën e sja në seancën e sotme në Kuvend. Zhupa gjatë fjalës së saj lexoi edhe projektvendimin e Komisionit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas gjetjeve të konstatuara në raport dhe abuzimeve të shumta në procedurën e përzgjedhjes së drejtorit.
Zhupa u shpreh se zgjedhja e anëtarëve apo drejtorëve të Këshillit të RTSH-së ishte me shkelje. Ajo shtoi se Alfred Peza u zgjodh me shkelje dhe tani këto shkelje janë konstatuar. Deputetja demokrate theksoi se Këshilli i RTSH ka kryer një sërë shkeljesh për zgjedhjen e drejtorit të ri, që nga përzgjedhja e kandidatëve deri te votimi, si ai online nga Vietnami dhe mbajtur shënim, por e deklaruar votë e fshehtë.
“Pas 3 vitesh beteje u pa ajo që ne kemi thënë. Edhe mazhoranca u bind tani. Zgjedhja e anëtarëve apo drejtorëve të Këshillit të RTSH-së ishte me shkelje dhe ne e kemi thënë. U zgjodh Alfred Peza me shkelje dhe tani këto shkelje janë konstatuar. Komisioni ynë arriti në këtë përfundim. Këshilli i RTSH ka kryer një sërë shkeljesh për zgjedhjen e drejtorit të ri, që nga përzgjedhja e kandidatëve deri te votimi, si ai online nga Vietnami dhe mbajtur shënim, por e deklaruar votë e fshehtë. Po me këtë pseudovotim të fshehtë vendosën të mos fusin ata që plotësonin kriteret dhe të zbatonin atë që nuk thotë ligji”, tha deputetja.
Ajo renditi disa nga shkeljet më të rënda. Zhupa u shpreh se Këshilli nuk kërkoi për kandidatët zbatimin e ligjit për një dokument nga Autoriteti i Dosjeve nëse kandidatët ishin spiunë apo informatorë të Sigurimit të Shtetit. Ajo shtoi se Këshilli ka shpallur vonesë të pajustifikuar, duke e mbajtur postin vakant prej kohësh. Sipas saj shumica e anëtarëve ishin mpleksur me konflikte interesi në lidhje me detyrën aty.
"Disa kishin punësuar familjarët aty, të tjerë merrnin projekte, teksa ishin anëtar te RTSH., Disa merrnin shpërblime për veten, thua se ishin në tokën e babait dhe jo në Këshill të RTSH. Aty janë abuzuar dhe shpenzuar 23 milionë euro në vit, me qoka, shkarkime, emërime, hiq e vër, me kosto dyfish të mëdha, me gjyqe që fitohen dhe paguhen me paratë e buxhetit të shtetit. Me drejtorë që abuzojnë që janë akuzuar. Mbante vetëm vetëveten dhe nuk i shërbente interesit publik”, u shpreh Zhupa.
Ajo shtoi se në emër të Komisionit dhe kolegëve të saj kërkojnë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të RTSH-së.
“Bëmë dëgjesën atje në Komision dhe na thanë se nuk e dinin ligjin. Na bënin atje rolin e budallait, por në fakt janë njëlloj fajtorë edhe sikur e dinin, edhe nëse nuk e dinin. Ata kanë shpërdoruar taksat e shqiptarëve, ndaj në emër të Komisionit dhe kolegëve, kërkojmë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të RTSH-së”, përfundoi Zhupa.
Korreshi TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend. Korreshi foli në lidhje me problematikat në...
Noka TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij në Kuvend edhe pasi kryeparlamentarja, Elisa Spiropali nd&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë seancës në Kuvend reagoi për krahasimet të cilët bën kryemini...
la civita dhe rama, soros TIRANË- Bashkëdrejtuesi i fushatës elektorale të Donald Trump dhe tashmë drejtuesi i fushatë zgjedh...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se të dhënat p...
sali berisha TIRANË- Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën plenare për 5 minuta. Kreu i PD-së, Sali Be...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit në Durrës ka zhvilluar s...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka kërkuar që kryeministri ...
Edi Rama dhe Alex Soros GJERMANI- Alexander Soros duket se nuk po e lejon kryeministrin Edi Rama ta hedh pas "të shkuarën me të". N&eum...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas postimit të Richard Grenell, në lidhje me 17-vjetorin e Pavarësisë s&e...