Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pasi marrëveshjet për këtë çështje të përmbyllen me sukses, ato do të hapin rrugën që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e zonës “Roam Like at Home” në BE.

BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) ka propozuar nisjen e negociatave me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ato në regjimin e Bashkimi Evropian “Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë). Programi i Komisionit Evropian “Roam Like at Home” është një rregullore e BE-së që u mundëson përdoruesve të telefonisë mobile të përdorin telefonat e tyre në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e tyre.
Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit mobil në zonën e Bashkimi Evropian nuk ka kosto shtesë roaming-u për thirrjet, mesazhet SMS dhe përdorimin e internetit. Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, vlerësoi se kostot e roaming-ut paraqesin problem për qytetarët në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Tarifat e roaming-ut janë problem në gjithë Ballkanin Perëndimor. Për punëtorët që punojnë jashtë vendit dhe familjet që telefonojnë më të dashurit e tyre jashtë vendit. Faturat e papritura kur udhëtoni janë diçka që ne më nuk e pranojmë në BE. Sot propozojmë nisjen e bisedimeve për ta përfshirë në këtë edhe Ballkanin Perëndimor”, shkroi Kos në X.
Roaming charges are a problem across the Western Balkans. For cross-border workers and families calling loved one abroad.
— Marta Kos (@MartaKosEU) February 25, 2026
Surprise bills when travelling are something we no longer accept in the EU.
Today, we proposed to start talks to extend this to the Western Balkans. pic.twitter.com/jzenTQgEEO
Me propozimin për nisjen e bisedimeve, Komisioni Evropian kërkon miratimin e Këshilli i BE-së për hapjen e negociatave me partnerët nga Ballkani Perëndimor. Pasi Këshilli ta miratojë këtë kërkesë, Komisioni Evropian do të negociojë marrëveshje dypalëshe me secilin shtet të rajonit. Pasi marrëveshjet për këtë çështje të përmbyllen me sukses, ato do të hapin rrugën që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e zonës “Roam Like at Home” në BE.
Pas finalizimit të marrëveshjeve dhe harmonizimit të plotë me rregullat e BE-së për roaming-un, qytetarët që udhëtojnë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mund të realizojnë thirrje, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin shërbime të internetit, pa tarifa shtesë të roaming-ut.
Bashkimi Evropian e ka iniciuar “Roam Like at Home” në qershor të vitit 2017. Ai zbatohet për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e zonës ekonomike evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja u zgjerua edhe për Ukrainën dhe Moldavinë.
Aktualisht, nuk ka konfirmim nga Komisioni Evropian se kur mund të nisë zbatimi i kësaj rregulloreje për vendet e rajonit, pasi sipas zyrtarëve të KE-së gjithçka varet nga negociatat me institucionet përkatëse në rajon. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Ricardo Cardoso, pranoi se bëhet fjalë për një proces të ndërlikuar.
“Afatet kohore varen nga gatishmëria e secilit prej partnerëve nga Ballkani Perëndimor për të përmbyllur marrëveshje dypalëshe me BE-në dhe për të siguruar harmonizimin e tyre të plotë me legjislacionin përkatës”, tha zëdhënësi i KE-së.
Të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut po ashtu synojnë që një ditë të bëhen anëtare të bllokut. Nga të gjashtë vendet, Kosova është e fundit në rrugën evropiane, pasi është shteti i vetëm që nuk ka status të vendit kandidat. Prishtina ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022.
Foto Ilustruese KINË- Kina ndërmori veprime kundër 40 kompanive dhe subjekteve japoneze të martën, duke i akuzuar ato se po ndihmo...
Al Green SHBA- Përfaqësuesi demokrat i Teksasit, Al Green, u përjashtua nga Kongresi për shkak se mbajti lart nj&eu...
Donald Trump SHBA- Në fjalimin për gjendjen e Kombit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump vlerësoi arritjet e jashtëzakons...
Stephen Hawking FRANCË- Foto të reja të profesorit të njohur Stephen Hawking dhe vendstrehimit sekret të Epstein në Paris,&nb...
Pamjet BRAZIL- Të paktën 29 persona kanë vdekur dhe rreth 40 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitj...
Pamjet nga vendngjarja SHBA- Pesë persona u vranë në një sulm me thikë të martën pranë Tacoma-s, Washington, rreth ...
Donald Trump Me ekonominë, shtrëngimin e politikës së imigracionit dhe qëndrimin e ashpër ndaj Iranit si pikë qendrore,&...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, shfrytëzoi fjalimin më të gjatë drejtuar kombit në historinë e Shteteve...
RUSI- Ushtarët rusë kanë rrëfyen se si i panë shokët e tyre të vriteshin në vend për shkak se refuzuan ...
Përfaqësuesit e 12 shteteve që nënshkruan nisëm amerikane për forcimin e furnizimit energjetik të rajonit. Bosnja dhe He...