LIVE UPDATES
Bota

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

Blloku ende shpreson se një marrëveshje do të mundë të arrihet para afatit të 1 gushtit, kur pritet të hyjnë në fuqi tarifat ndëshkuese të SHBA-së.

17 Korrik 2025, 07:44 Nga N.F
Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën
Foto

SHBA- Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht kur po mendonte se bërja e një marrëveshjeje tregtare transatlantike ishte pothuajse punë e kryer.

Blloku ende shpreson se një marrëveshje do të mundë të arrihet para afatit të 1 gushtit, kur pritet të hyjnë në fuqi tarifat ndëshkuese të SHBA-së. Por, BE-ja gjithashtu ka përgatitur kundërmasa, duke rritur mundësinë e një lufte tregtare me pasoja të rënda për ekonominë botërore.

Mund të thuhet se njoftimi i Donald Trumpit më 12 korrik - për vendosjen e një tarife të përgjithshme prej 30 për qind për të gjitha importet nga blloku me 27 vende anëtare - ishte goxha tronditës.

Prej se presidenti amerikan kërcënoi për herë të parë BE-në, si dhe shumicën e partnerëve të tjerë tregtarë botërorë, me masa të rënda tregtare në fillim të prillit, Brukseli ka qenë i gatshëm për ta gjetur njëfarë kompromisi.

Diplomatët dhe politikanët evropianë besojnë se një marrëveshje transatlantike ishte shumë pranë, duke lënë të kuptohet se mund të pranohej një tarifë bazë prej rreth 10 për qind, me përjashtime dhe kuota për industri të ndryshme që do të shtjelloheshin më vonë.

Duke folur në kushte anonimiteti, ata thonë se e shohin kthesën e papritur nga Shtëpia e Bardhë si një “taktikë negociuese” për ta siguruar një marrëveshje më të mirë, veçanërisht për kompanitë teknologjike amerikane që përballen me taksa të rritura në Evropë.

BE-ja ende shpreson se mund të arrihet diçka para afatit të 1 gushtit, edhe në qoftë se është vetëm një shtyrje për disa muaj. Qëllimi është të rikthehen tarifat në 10 për qind apo afër kësaj shifre. BE-ja është e gatshme të pranojë tarifë prej 15 për qind si kufi maksimal pa ndërmarrë masa hakmarrëse.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka përgatitur pikërisht kundërmasa të tilla. Madje ka përpiluar një listë 200-faqëshe me mallra amerikane që mund të goditen. Të miratuara nga ministrat e Tregtisë të BE-së gjatë një takimi në Bruksel më 14 korrik, komisioni propozoi kundërmasa në vlerë 72 miliardë euro, që synojnë gjithçka, nga avionët, pjesët e makinave dhe pijet alkoolike si burboni, deri te sende më të vogla si çakmakët dhe tubat për duhan.

Kjo vjen mbi një grup tjetër kundërmasash në vlerë 21 miliardë euro, të përgatitura si përgjigje ndaj tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin evropian, që do të hyjnë në fuqi më 6 gusht. Duke pasur parasysh që propozimi fillestar hakmarrës, i parë nga Radio Evropa e Lirë, arrinte gati në 100 miliardë euro, kjo tregon se blloku është shumë i kujdesshëm që të mos duket tepër i ashpër ndaj Uashingtonit.

Marrëveshja është ende rezultati i dëshiruar, pra jo përshkallëzim i masave hakmarrëse dhe me të drejtë, duke pasur parasysh ekonominë e bllokut të përqendruar në eksport. Derisa ende nuk ka ndonjë përllogaritje përfundimtare se si një luftë e plotë tregtare transatlantike do të ndikonte në ekonomitë evropiane dhe amerikane, komisionari evropian i Tregtisë, Maros Sefcovic, ka paralajmëruar se një tarifë prej 30 për qind do ta zhbënte në thelb tregtinë midis të dy palëve.

Kjo është një perspektivë e zymtë, duke qenë se tregtia dypalëshe BE-SHBA në mallra dhe shërbime kapi vlerën 1.68 trilion euro vitin e kaluar. Kjo përfaqëson rreth një të tretën e gjithë tregtisë globale.

Kompani nga BE-ja dhe SHBA-ja kanë investuar së bashku 4.7 trilionë euro në tregjet e njëra-tjetrës. Edhe pse jo të gjitha këto investime do të zhbëheshin menjëherë, rreziku është i madh. Ekonomistët e BE-së së fundmi ulën parashikimin e rritjes për eurozonën në vitin 2025 në 0.9 për qind, nga 1.3 për qind sa ishte në fund të vitit 2024, duke përmendur si shkak kërcënimin me tarifa.

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar për një recesion të mundshëm në të ardhmen. Gjermania, fuqia ekonomike e Evropës, kishte shpresuar për rikthim në rritje pas dy vjetësh recesioni. Por, tani frikësohet se tarifat e fundit mund t’i heqin 0.5 për qind nga ekonomia e saj këtë vit.

Berlini beson se do t’i humbë 1 miliard euro në eksporte në SHBA çdo muaj. Kjo është goditje e rëndë për një vend që importon pjesën më të madhe të mallrave amerikane në BE dhe është eksportuesi më i madh në SHBA. Edhe vende dhe industri të tjera rrezikojnë humbje, sidomos markat luksoze dhe industria farmaceutike.

Lobimi i biznesit në Itali ka paralajmëruar se edhe një tarifë prej 10 për qind nga SHBA-ja mund të sjellë humbje prej 20 miliardë euro dhe gati 120.000 vende pune. Rreth 90 për qind e të gjithë konjakut francez eksportohet në SHBA, dhe 53 për qind e eksporteve të Irlandës, jashtë BE-së, shkojnë në Amerikë.

Arsyeja e tarifave të SHBA-së buron kryesisht nga bindja e administratës Trump se BE-ja ka qenë "e padrejtë" ndaj SHBA-së në tregti, veçanërisht përmes barrierave jotarifore si taksat për shërbimet digjitale.

Tarifat shihen si një mënyrë për ta kufizuar apo larguar tërësisht deficitin tregtar dhe për të ndihmuar në kthimin e vendeve të punës në prodhim në SHBA. Boshllëku i tanishëm mes BE-së SHBA-së që qëndron në rreth 50 miliardë dollarë në të mirë të bllokut.

Ende nuk është e qartë nëse kjo strategji po funksionon apo jo. BE-ja ka theksuar se eksportet amerikane në BE mbështesin 2.3 milionë vende pune në SHBA dhe investimet evropiane në SHBA mbajnë të punësuar 3.4 milionë njerëz. Frika më e madhe mbetet se SHBA-ja do të përballen me rritje më të ulët ekonomike dhe inflacion.

Tregjet nuk kanë rënë në panik si në prill kur tarifat u shpallën për herë të parë, por kanë rënë sërish për shkak të pasigurisë. Investitorët ende besojnë se mund të arrihet një marrëveshje. Megjithatë, pritet që rritja ekonomike e SHBA të ngadalësohet në vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar.

Dhe, megjithëse inflacioni ende nuk është veçanërisht i lartë, kostoja e tarifave do të ndihet te konsumatorët. Ndërkohë që tregtia transatlantike do të vazhdojë, edhe pse ndoshta në sasi më të ulëta, është shumë domethënëse që zyrtarët e Komisionit Evropian kanë udhëtuar nëpër botë për të nënshkruar marrëveshje të mundshme tregtare.

Komisioni shpreson që së shpejti të finalizojë marrëveshje me Australinë dhe Indinë, dhe mund të miratojë gjithashtu një pakt me bllokun tregtar Mercosur (Argjentinë, Brazil, Paraguai dhe Uruguai), një marrëveshje që është në diskutim prej më shumë se një çerek shekulli./ REL

shba tarifat e trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës