LIVE UPDATES
Bota

"Kërcënohet siguria globale"/ Gashi në KiE: Kërkojmë hetim ndërkombëtar për kampet e trajnimit të terroristëve në Serbi

Gashi ndër të tjera i ka bërë thirrje Serbisë që të largojë trupat e vendosur përgjatë kufirit me Kosovën, pasi sipas tij prania e tyre ka potencial të përshkallëzojë tensionet dhe të rrezikojë paqen në rajon.

9 Tetor 2023, 20:31 Nga r.ll
"Kërcënohet siguria globale"/ Gashi në KiE:
arben gashi

STRASBURG- Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar në Asamblenë e Këshillit të Evropës hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist mëngjesin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Gashi e ka dënuar ashpër sulmin terrorist dhe ka fajësuar Serbinë ka pajisur me armë, municion dhe mjete të tjera grupin terrorist që kreu sulmin në veri. Deputeti gjatë fjalimit të tij ka thënë se Serbia po vazhdon ende t’i mbështesë ata duke i fshehur në Serbi.

“Në kohë errësire dhe dëshpërimi, është detyra jonë që të qëndrojmë së bashku; të përballemi me pasojat shkatërruese të sulmeve terroriste dhe të gjejmë shpresën në ndjekjen e paqes. Më 24 shtator, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, në Republikën e Kosovës, është kryer një sulm terrorist, ndërsa një grup terroristësh të armatosur, të veshur me uniforma dhe maska kanë vrarë një polic dhe kanë plagosur dy të tjerë, dhe jo vetëm. Serbia, si shtet anëtar i këtij institucioni të madh, e ka përkrahur dhe e ka pajisur këtë grup paraushtarak me armë, municion dhe mjete të tjera për kryerjen e këtij akti terrorist. Serbia ende vazhdon t’i mbështesë ata, pasi të gjithë terroristët e përfshirë në këtë sulm janë të fshehur në Serbi. Përballë një ngjarjeje kaq të rëndë, është përgjegjësia jonë që të dënojmë pa mëdyshje terrorizmin dhe mbështetësve të tij në të gjitha format. Ne nuk duhet të lejojmë terroristët të minojnë përparimin që kemi bërë në ndërtimin e një shoqërie paqësore të bazuar në parimet e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.", ka thënë Gashi.

Kreu i LDK-së ka kërkuar hetim ndërkombëtar edhe ndaj kampeve të trajtimit për terroristët në Serbi, ku sipas tij prania e objekteve të tilla është një kërcënim i drejtpërdrejtë i sigurisë rajonale dhe globale.

“Për më tepër, ne bëjmë thirrje për një hetim ndërkombëtar të plotë dhe të paanshëm për ekzistencën e kampeve të trajnimit për terroristët në Serbi. Prania e objekteve të tilla nuk është vetëm një shkelje e normave ndërkombëtare, por edhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë rajonale dhe globale. Së bashku, me anëtarët e Këshillit të Evropës, ne duhet të solidarizohemi kundër terrorizmit dhe të punojmë pa u lodhur për të siguruar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë në Kosovë”., është shprehur deputeti. 

Gashi ndër të tjera i ka bërë thirrje Serbisë që të largojë trupat e vendosur përgjatë kufirit me Kosovën, pasi sipas tij prania e tyre ka potencial të përshkallëzojë tensionet dhe të rrezikojë paqen në rajon. Ai gjithashtu ka thënë se dialogu dhe diplomacia paqësore janë mjetet më efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe për të garantuar sigurinë e të gjitha palëve të përfshira.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të largojë trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën. Ky veprim nuk është vetëm thelbësor për stabilitetin rajonal, por edhe në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe parimet e paqes dhe sigurisë. Prania e trupave ushtarake në kufirin e Kosovës ka potencial të përshkallëzojë tensionet dhe të rrezikojë paqen e brishtë në rajon. Ne besojmë fuqimisht se dialogu dhe diplomacia paqësore janë mjetet më efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe për të garantuar sigurinë e të gjitha palëve të përfshira. Vendosmëria jonë kolektive për të luftuar terrorizmin, për të mbështetur vlerat e Këshillit të Evropës dhe për të siguruar një të ardhme më të sigurt për të gjithë mbetet e palëkundur. Le të ecim përpara me vendosmëri dhe unitet, të udhëhequr nga parimet e drejtësisë dhe paqes”. ka thënë ai.

tensionet në veri të kosovës arben gashi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen