19 Korrik 2024, 16:47
Nga E. D
Ursula von der Leyen
KINË- Rizgjedhja e Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Evropian ka shkaktuar tashmë grindjen e parë ndërkombëtare, teksa Kina ka denoncuar udhëzimet politike të mandatit të saj të dytë për frenimin e “ndërhyrjes së rëndë” në punët e brendshme të vendit.
“Të luash me zjarrin në Tajvan është shumë e rrezikshme. Ndërhyrja dhe madje përpjekja për të bashkuar forcat nuk është aspak një zgjedhje e duhur për Evropën," tha të premten Wang Lutong, drejtori i përgjithshëm për çështjet evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme kineze, një ditë pasi shefja e Komisionit fitoi shumicën në Strasburg.
Akuzat e Lutong i referohen një pasazhi të vogël në manifestin e rizgjedhjes së von der Leyen që e detyron ekzekutivin e saj të punojë ngushtë me Japoninë, Korenë, Zelandën e Re dhe Australinë për të adresuar sfidat e përbashkëta në kibernetikë, hapësirë dhe në furnizimin e sigurt të mineraleve dhe teknologjive kritike.
“Kjo përfshin përpjekjet tona kolektive për të vendosur të gjithë gamën e mjeshtërisë sonë të kombinuar për të penguar Kinën nga ndryshimi i njëanshëm i status quo-së me mjete ushtarake, veçanërisht mbi Tajvanin,” shkruan ajo në dokumentin e saj 30 faqesh.
Referenca nuk shton asgjë të re dhe thjesht përsërit qëndrimin e ditur të von der Leyen: Pekini duhet të përmbahet nga çdo aktivitet që mund të ndryshojë me forcë ngërçin prej dekadash në ngushticën e Tajvanit, duke përfshirë një pushtim ushtarak për të cilin shumë kanë frikë se është i pashmangshëm. Por për Kinën, çdo deklaratë e favorshme për Tajvanin është një vijë e kuqe që asnjë vend, qoftë aleat apo kundërshtar, nuk duhet ta kalojë.
ursula von der leyen
Bota
19 Korrik 2024, 16:36
E. D
Kamala Harris dhe JD Vance
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka kaluar pjesën më të madhe të vitit duke udhëtuar ...
Bota
19 Korrik 2024, 16:32
r.ll
faton hajrizi
SERBI- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç i cili ka ...
Bota
19 Korrik 2024, 16:26
E. D
SHBA- Fushata e presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi sërish se ai nuk do të tërhiqet nga gara edhe pse shumë demokratë të n...
Bota
19 Korrik 2024, 16:00
r.ll
faton hajrizi
SERBI- Mediat në Serbi kanë publikuar fotografinë e Faton Hajrizit menjëherë pas ekzekutimit të tij nga forcat...
Bota
19 Korrik 2024, 15:54
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Një sulm me thikë ka ndodhur në GJermani, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një persona. Bëhet me ...
Bota
19 Korrik 2024, 15:44
E. D
RUSI- Një gjykatë ruse e shpalli të premten gazetarin amerikan Evan Gershkovich fajtor për spiunazh dhe e dënoi atë me 16 vjet b...
Bota
19 Korrik 2024, 15:29
r.ll
Prezantimi i raportit “Tjetri” që nuk ekziston, në Reporting House në Prishtinë, Kosovë, 17 korrik 2024. Foto: BIRN
KO...
Bota
19 Korrik 2024, 15:18
r.ll
faton hajrizi
SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi pak më parë se autori i vrasjes së policit s...
Bota
19 Korrik 2024, 15:21
E. D
Petr Fiala dhe Denys Shmyhal
UKRAINË- Ukraina dhe Republika Çeke nënshkruan një marrëveshje për prodhim pushkësh dhe...
Bota
19 Korrik 2024, 15:06
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Një jaht ëdhtë përfshirë nga flakët në Turqi, ku si pasojë disja turistë kanë...