Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një fytyrë e njohur në televizionin moldav, ajo është intervistuar nga mediat lokale dhe madje është paraqitur në artikuj thashethemesh që zbulojnë aspekte të jetës së saj sentimentale dhe vendimin e saj për tu zhvendosur në Milano.
ITALI- Një kilogram kokainë, qindra mijëra euro para të fshehura në bagazhin e një Audi, një kompani fasadë për trafikim nga Evropa Lindore dhe një influencere dhe prezantuese moldave, çoi në arrestimin e dy bossëve të drogës në Itali. Corriere shkruan se Felicia Sirbu, një banore moldave në provincën e Monzës, nuk ndodhet nën hetim nga gjykata italiane. Megjithatë, kanë dalë lidhje të dyshimta në jetën private 34-vjeçares, e cila në Instagram e paraqet veten si një influencere dhe gazetare televizive me më shumë se 13 vjet përvojë.
Një fytyrë e njohur në televizionin moldav, ajo është intervistuar nga mediat lokale dhe madje është paraqitur në artikuj thashethemesh që zbulojnë aspekte të jetës së saj sentimentale dhe vendimin e saj për tu zhvendosur në Milano. Profili i saj i mbushur me një stil jetese luksoz, me foto të pozuara me veshje elegante, udhëtime në bregdet, male dhe kryeqytete evropiane dhe bizhuteri të shtrenjta.
Hetimi nga karabinierët e degës së Sesto San Giovanni filloi me zbulimin, e një kilogrami kokainë në një furgon të kontrolluar në Vimodrone. Në atë rast, u arrestua rumuni 47-vjeçar Andrei Radu Tataru. Hetimet pasuese, të kryera nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe analizës së lëvizjeve të automjeteve, çuan në një garazh në Via della Burrona, ku 279,000 euro në para të gatshme u zbuluan brenda një Audi A6 luksoz, të fshehur në bagazh.
Sipas hetuesve, paratë rrjedhin nga trafikimi i drogës, megjithëse nuk lidhet vetëm me kokainën. Fokusi i hetuesve është zgjeruar edhe tek të paktën shtatë persona të tjerë. Por, përballë një sërë kërkesash për masa paraprake nga zyra e prokurorit të Monzës, gjykata lëshoi masa kufizuese vetëm kundër dy individëve për vepra të dyshuara penale të trafikimit të drogës, 47-vjeçarit rumun Cristinel Balint dhe shtetasit 28-vjeçar ukrainas Ivan Buzduhan.
Balint është burri që, sipas dokumenteve, u takua me Felicia Sirbu në nëntor 2023. Në atë kohë, gruaja jetonte në Nova Milanese, pak jashtë Monzës. Sipas karabinierëve, të paktën në kohën e përgjimit, ajo kishte një lidhje romantike me një person të quajtur, Vladimir Tataroi, i njohur si "Vova".
Balint i shprehu shqetësimet e tij 34-vjeçares sepse kishte dijeni se ishte nën mbikëqyrjen e hetuesve. Të dy konsumuan një dozë kokaine së bashku dhe diskutuan një punë fiktive që gruaja të rregullonte situatën e saj tatimore dhe të kishte para për të shpenzuar.
Pamje nga protesta MEKSIKË - Mijëra njerëz kanë mbajtur protesta në të gjithë Meksikën për të nxjerrë...
Xi Jinping dhe Vladimir Putin KINË- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti të dielën në qytetin verior kinez t...
milorad dodik BOSNJE- Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës shpalli zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën S...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sonte se trupi i pengut Idan Stevie është gjetur në Rripin e ...
foto nga protesta VENECIA- Mijëra njerëz demonstruan sot në Venecia për të denoncuar veprimet e Izraelit në Rr...
vendngjarja EGJIPT- Tre persona u vranë dhe 94 të tjerë u plagosën të shtunën kur një tren pasagjerësh doli nga shi...
foto ilustruese IZRAEL- Shtatë ushtarë izraelitë u plagosën në një shpërthim që synonte një automjet të b...
foto ilustruese ITALI- Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në provincën e Vercellit, ku, për arsye ende të paqarta, një avi...
foto ilustruese TAXHIKISTAN- Kur një baba në Taxhikistan e akuzoi djalin e tij 15-vjeçar për vjedhjen e një shume prej 60 dollar...
pamje nga momenti VIDEO- Ndërsa tenisti polak Kamil Majchrzak po u jepte autografe tifozëve pas fitores së tij në një ndeshje...