LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: Do ta pezullojmë operacionin për shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja e nisi të ashtuquajturin “Project Freedom” për ta rihapur Ngushticën Hormuzit për anijet tregtare, pasi Irani e ka mbyllur atë duke lënë mijëra anije të bllokuara në të dyja anët e ngushticës për javë të tëra, gjë që e ka goditur rëndë ekonominë globale.

6 Maj 2026, 10:16 Nga D.S
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: Do ta pezullojmë operacionin
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se operacioni i quajtur “Project Freedom” për shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit do të “pezullohet për një periudhë të shkurtër kohore”, pasi është arritur “përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit”.

Në një postim në Truth Social të mërkurën herët, Trump tha se vendimi u mor me kërkesë të Pakistanit, i cili po ndërmjetëson bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, “për të parë nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet”.

SHBA-ja e nisi të ashtuquajturin “Project Freedom” për ta rihapur Ngushticën Hormuzit për anijet tregtare, pasi Irani e ka mbyllur atë duke lënë mijëra anije të bllokuara në të dyja anët e ngushticës për javë të tëra, gjë që e ka goditur rëndë ekonominë globale.

Irani e ndaloi kalimin përmes kësaj rruge jetike ujore, duke kërcënuar se do të shënjestronte çdo mjet lundrues që do të përpiqej të kalonte pa pëlqimin e tij, për shkak të fushatës ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër tij, e cila nisi më 28 shkurt.

Njoftimi i Trump erdhi pas një konference për shtyp nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili deklaroi se fushata ushtarake amerikane kundër Iranit, e quajtur “Tërbimi Epik” ka përfunduar.

Disa orë më parë, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se armëpushimi i SHBA-së me Iranin mbetet në fuqi, edhe pse Irani lëshoi raketa drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ushtria amerikane fundosi gjashtë varka të vogla iraniane më 4 maj.

Jo shumë kohë pasi Hegseth foli në një konferencë për shtyp në Pentagon të martën, Emiratet e Bashkuara Arabe, aleatet e SHBA-së në rajonin e Gjirit, raportuan për një valë tjetër raketash iraniane. Nuk u raportua për dëme apo të lënduar.

Shkëmbimi i zjarrit ka shtuar frikën se armëpushimi i shpallur pothuajse një muaj më parë ishte prishur dhe se luftimet e përgjithshme nga Teherani, si dhe nga forcat amerikane dhe izraelite, mund të rifillojnë.

Forcat detare amerikane filluan t’i shoqërojnë disa nga anijet tregtare që ishin bllokuar në Gjirin Persik si pasojë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani, e cila është pikë strategjike detare.

Duke folur me gazetarët në Pentagon, Hegseth tha se ky operacion ishte vetëm një “zgjidhje e përkohshme” dhe kërkoi sërish që Irani ta heqë bllokadën.

Anijet luftarake amerikane po ashtu po i bllokojnë portet iraniane si kundërpërgjigje.

“Iranit nuk mund t’i lejohet t’i bllokojë vendet e pafajshme dhe mallrat e tyre në një rrugë ujore ndërkombëtare”, tha Hegseth për gazetarët.

Iranianët “thonë se e kontrollojnë ngushticën. Nuk është e vërtetë”, shtoi ai.

I pyetur për armëpushimin, Hegseth tha: “Armëpushimi nuk ka përfunduar”.

“Ne kemi thënë se do të mbrohemi dhe do të mbrohemi në mënyrë agresive, dhe këtë e kemi bërë. Irani e di këtë, dhe në fund presidenti mund të vendosë se kur ka ndodhur përshkallezimi deri në shkeljen e armëpushimit”, tha ai.

Gjenerali Dan Caine, kryetar i shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, tha se Irani ka sulmuar forcat amerikane “më shumë se 10 herë” që nga armëpushimi i 8 prillit. Megjithatë, ai tha se kjo “nuk e kaloi pragun për rifillimin e operacioneve të mëdha luftarake”.

Rreth 22.500 detarë në më shumë se 1.550 anije tregtare janë të bllokuar në Gjirin Persik, duke mos qenë në gjendje ta kalojnë ngushticën, tha Caine.

Duke folur për Fox News më 4 maj, Trump paralajmëroi sërish Iranin që të mos shënjestrojë anijet amerikane, duke thënë se do të “fshihej nga faqja e dheut” nëse do ta bënte këtë.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se operacioni fillestar ushtarak ka përfunduar dhe theksoi se bllokada amerikane e porteve iraniane është thjesht mbrojtëse.

“Ne përgjigjemi vetëm nëse sulmohemi të parët. Ky është një operacion mbrojtës”, tha Rubio. “Nëse nuk qëllohet ndaj këtyre anijeve dhe ndaj nesh, ne nuk do të qëllojmë, por nëse qëllohemi, do të përgjigjemi”.

Rreth dy orë pasi përfundoi konferenca e Hegseth në Pentagon, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se kishte vërejtur raketa dhe dronë iranianë.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve janë të angazhuara aktivisht kundër kërcënimeve me raketa dhe dronë”, tha Ministria në një postim në X. “këto kërcënime vijnë nga Irani”.

Një ditë më parë, Emiratet reaguan me zemërim, duke kërcënuar me kundërpërgjigje pasi katër raketa iraniane u lëshuan drejt tyre. Tri u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa e katërta ra në det.

Gjatë armëpushimit të brishtë, Teherani dhe Uashingtoni kanë shkëmbyer propozime për një marrëveshje paqeje.

Një nga pengesat më të mëdha janë synimet bërthamore të Iranit. Uashingtoni kërkon që Teherani të heqë dorë nga uraniumi i tij, përfshirë uraniumin e pasuruar në nivele të larta, i cili mund të përdoret për ndërtimin e armëve bërthamore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, u citua të ketë thënë se në këtë fazë nuk ka bisedime për kapacitetet bërthamore të Iranit.

Duke folur në Departamentin e Shtetit, Rubio tha se është koha që Teherani ta “pranojë realitetin e situatës” dhe se përmes zgjidhjes diplomatike duhet të trajtohet çdo material bërthamor që Irani ende e mban të fshehur.

“Presidenti ka qenë i qartë se pjesë e procesit të negociatave duhet të jetë jo vetëm pasurimi, por edhe çfarë ndodh me këtë material që është i varrosur thellë diku dhe që ata ende kanë qasje në të nëse duan ta nxjerrin”, tha Rubio./REL

ngushtica e hormuzit donald trump shba iran

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë