LIVE UPDATES
Bota

Kosovë: Diskutohet me QUINT mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ujdia për zbatimin e marrëveshjes bazë, duhet të ketë parasysh parimet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

7 Mars 2023, 09:28 Nga k.m.
Kosovë: Diskutohet me QUINT mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi
Foto ilustruese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se "dakordimi rreth aneksit për zbatimin e marrëveshjes bazë duhet të ketë parasysh parimet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës rreth paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”. Këtë deklaratë Presidentja Osmani e bëri pas një takimi që zhvilloi të hënën në mbrëmje me ambasadorët në Prishtinë të vendeve më të industrializuara QUINT dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë.

Takimi u zhvillua vetëm tre ditë para ardhjes në Prishtinë të të dërguarit të BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak, në vizitën e tij të parë pas takimit të 27 shkurtit kur Kosova dhe Serbia pranuan propozimin e BE-së që do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Presidentja Osmani në takim me ambasadorët e QUINT, ku u diskutua për hapat e mëtejshëm si edhe koordinimin e vazhdueshëm të Kosovës me aleatët, tha se "Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive karshi dialogut me Serbinë, dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për një proces i cili kontribuon në paqe, siguri dhe prosperitet të qëndrueshëm në vend e rajon”.

SHBA reagon pas kundërshtimit të opozitës

Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në pikën e fundit përfshin zotimin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara Kosovë-Serbi, e që nënkupton që Prishtina zyrtare duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kjo çështje u bë shkak për një debat të ashpër në parlamentin e Kosovës tre ditë më parë ku dy partitë kryesore opozitare PDK dhe LDK, akuzuan kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili sipas tyre nga deklarimet e tij të mëhershme për "një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ka sjellë "një marrëveshje të përkohshme me Asociacionin në qendër”. Kundërshtimi i opozitës ka sjellë reagime të përfaqësuesve të SHBA-ve në Prishtinë, të cilët e mbështesin propozimin evropian dhe i bëjnë thirrje Prishtinës zyrtare që të nisin diskutimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. "Deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, ka thënë për mediet lokale një zëdhënëse e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

Ajo ka rikujtuar se, "SHBA në përpjekjet e saj të bashkërenduara për ta çuar përpara këtë propozim ka përfshirë konsultimet edhe me partitë opozitare të Kosovës”. "Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka thënë zëdhënësja e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.

Hoti: LDK-ja është kundër mashtrimit

Ndaj këtyre qëndrimeve të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë reagoi ish- kryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së në opozitë Avdullah Hoti, i cili shkroi se "LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës”. Sipas tij, forca politike që udhëheq me vendin më herët "e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë” dhe ka kundërshtuar çdo gjë që është arritur nga e kaluara. "I ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet e dialogut në 10 vitet e fundit, disa prej të cilave kanë mundësuar shtrirje të sovranitetit në të gjithë territorin e vendit dhe i kanë siguruar Kosovës prezencë në forume ndërkombëtare. E ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, e cila siguron zbatim të Kushtetutës së Kosovës në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013. Ndërkaq, tani e njëjta forcë politike pranon të zbatoj të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshje që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim”, shkroi Hoti në profilin e tij social. Prandaj sipas Hotit, LDK tash në opozitë, është "kundër mashtrimit dhe për ruajtje të partneritetit me miqtë e Kosovës”.

Megjithë kundërshtimet e partive politike opozitare për një pjesë të propozimit evropian, takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell. Sipas diplomatëve perëndimorë, Bashkimi Evropian po përpiqet të përshpejtojë procesin që negociatat Kosovë-Serbi, të arrijnë në fazën e zbatimit./DW

vjosa osmani kosove

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët