Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërsa po vendosnin kurora lulesh në një pllakë përkujtimore për të zhdukurit ata thanë se kjo është “plaga më e thellë dhe dhimbja më e madhe e vendit”.
KOSOVË- Udhëheqësit e Kosovës i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar për më shumë trysni ndaj Serbisë për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa ende nuk dihet asgjë për një mijë e 617 persona, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.
Ndërsa po vendosnin kurora lulesh në një pllakë përkujtimore për të zhdukurit ata thanë se kjo është “plaga më e thellë dhe dhimbja më e madhe e vendit”.
“Kjo për popullin tonë është një dhimbje që nuk po përfundon kurrë dhe një mungesë e drejtësisë për familjarët dhe gjithë popullin tonë, të cilëve Serbia ua zhduku me dhunë më të dashurit e tyre. Me vet faktin që këtyre viteve të fundit në shumë lokacione të Serbisë u gjendën trupa të më të dashurve tanë, tregohet se harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit me dhunë, është Serbia”, tha kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në muajin maj të këtij viti udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë nëpërmjet së cilës ata zotohen për “zbatimin e plotë të detyrimeve” për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Serbia duke mos zbatuar zotimet e saj nga kjo deklaratë dhe nga marrëveshja e Ohrit, po ripërsërit krimet e saj.
“Të mendojnë pak për faktin që edhe 25 vjet pas luftës në krye të Serbisë janë po ata që e shkaktuan zhdukjen me dhunë të më të dashurve tanë. Shpresojmë shumë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë një proces nëpërmjet të cilit Kosovës do t’i bëhet trysni, popullit të Kosovës do t’i bëhen padrejtësi, ndërsa fytyra e (Aleksandar) Vuçiçit, një njeriu që ende fle në varreza masive do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”, tha ajo.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë që ta shtojë trysninë mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve të Kosovës.
Deklarata e nënshkruar më 2 maj nga kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ishte pjesë e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve për të cilin palët u pajtuan në Bruksel dhe në Ohër.
Por, zbatimi i planit ka ngecur mes tensioneve që shpërthyen në veriun e Kosovës në muajin maj pasi kryetarët e katër komunave që dolën nga zgjedhjet e prillit të bojkotuara nga partitë politike serbe u shoqëruan për në zyrat e tyre nga forcat e policisë.
Kosova është vënë në masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për mungesë të bashkërendimit lidhur me zhvillimet në veri të vendit. Të hënën presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë se do të përballen me pasoja nëse nuk veprojnë me përgjegjësi kundruall situatës në veri duke nënvizuar mundësinë e rishikimit të zotimeve për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike.
“Unë do të thoja që kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun njëherë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që mos të ketë më dialog atëherë ndërmerr masa të tilla që janë ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës, nuk janë ndaj ndonjë lideri apo ndaj ndonjë politike, janë ndaj popullit të Kosovës”, tha sot presidentja Osmani.
Muaji shtator mund të jetë periudhë përpjekjesh të reja për uljen e tensioneve në veri dhe rihapjen e diskutimeve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak la të hapur mundësinë për një takim të nivelit të lartë mes palëve gjatë muajit të ardhshëm.
Marrë nga VOA
Olaf Scholz GJERMANI- Qeveria e kancelarit gjerman Olaf Scholz ra dakord të martën për një paketë bankare tatimore me vlerën ...
Peme e thyer SHBA- Uragani Idalia ka arritur në Florida të Shteteve të Bashkuara, stuhi që po konsiderohet “jashtëzakonisht ...
foto ilustruese RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se hetimi i Rusisë mori parasysh mundësinë që pë...
Besfort Idrizi MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut, dekani i parë shqiptar i Fakultetit të Arteve Dramatike, Befort I...
foto ilustruese UKRAINË- I detyruar për të mbrojtur studentët nga kërcënimi i raketave, qyteti lindor i Ukrainës,&n...
pamje nga vendngjarja UKRAINË- Një tjetët tentativë për të marrë famë dhe sa më shumë ndjekësa ...
SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministre...
Yevgeny Prigozhin SHBA- Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e k...
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të presë homologun e tij turk, Hakan Fidan për një vizitë dy...
Maria Zakharova RUSI- Sulmet me dron në territorin rus gjatë natës “nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, tha nj...