LIVE UPDATES
Bota

Kosovë: Udhëtime pa viza, koncerte, teatro dhe ushqime

Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të fitojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian.

31 Dhjetor 2023, 10:29 Nga r.ll
Kosovë: Udhëtime pa viza, koncerte, teatro dhe ushqime
Foto ilustruese

KOSOVË- Një koncert i madh në një vend të Evropës, me muzikë të mirë e mijëra shikues, sillet në mendjen e Engji Sadës. Studentja 18 vjeçe e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ka pasur rast, deri më tash, të vizitojë Vjenën e Austrisë.

Me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, thotë se mezi pret të bëjë plane udhëtimi me miken e saj të ngushtë.

“Do të na duhet të mendojmë për një koncert që do ta pëlqejmë të dyja”, thotë ajo dhe përmend Francën si destinacion të parë të dëshiruar.

Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të fitojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe assesi për qëllime punësimi.

Në vitin e katërt të studimeve për grafikë, Fatjona Hajdaraj thotë se nuk ka udhëtuar kurrë në ndonjë vend të BE-së. “Procedurat e komplikuara” të aplikimit për vizë e kanë stepur.

Teksa del nga ndërtesa e Fakultetit të Arteve në Prishtinë dhe i përgjigjet pyetjes së Radios Evropa e Lirë, ajo thotë se Italia dhe Greqia, me kulturat e tyre të lashta, i ngjallin kërshëri.

“Do të doja të vizitoja galeri e teatro”, thotë Fatjona.

Kolegu i saj në fakultet, Liburnit Musliaj, ka ndarë në mendje Zvicrën dhe Gjermaninë.

“Atje është i zhvilluar dizajni si industri... është shumë mirë të eksplorohen vendet e tjera në Evropë”, thotë studenti i dizajnit të komunikimit.

Udhëtimet pa viza mund të shërbejnë edhe për takime biznesi apo programe studimesh, por periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh.

Këtë tashmë e ka në mendje Rilind Berisha, i cili ëndërron të udhëtojë në Tubingen të Gjermanisë.

I njohur si qytet tradicional universitar, ai gjendet në landin Baden-Vurtemberg. Sipas disa publikimeve në internet, qyteti ka rreth 90.000 banorë dhe një në tre prej tyre është student.

“Kam dëshirë të shoh se si studiohet atje, si është jeta studentore... Në Tubingen e kam edhe një të afërm”, thotë Rilindi, vetë student i Farmacisë. Kolegia e tij, Floriza Qerimi, e cila vjen nga qyteti i Gjilanit dhe nuk ka vizituar kurrë ndonjë vend të BE-së, ka po ashtu plane udhëtimi në vitin 2024 e përtej.

Italia, Zvicra, Gjermania, Holanda... nuk ka zgjedhur ende se ku do të jetë ndalesa e saj e parë, porse mezi pret “të shohë kultura të reja e të provojë ushqime të reja”. Më pak i vendosur duket Naron Bllaca - edhe pse i gëzuar për lirinë e lëvizjes.

“Austrinë ndoshta do ta vizitoja... Vendet skandinave më duken po ashtu interesante”, thotë studenti i Stomatologjisë.

Përveç lirisë së lëvizjes, të gjithë këta udhëtarë të ardhshëm kanë edhe një brengë të përbashkët: financimin e udhëtimeve. Disa thonë se do t’u duhet të kursejnë shumë, e të tjerët shpresojnë në pak ndihmë nga prindërit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia te të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç është 19 për qind.

Paga mesatare në vend është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro dhe është më e ulëta në Evropë. Me 1.7 milion banorë, Kosova është ndër vendet me popullsinë më të re në kontinent: mosha mesatare - sipas regjistrimit të fundit më 2011 - është 30.2 vjeç.

Ka pasur shqetësime se me liberalizimin e vizave, mund të rritet emigrimi i paligjshëm i popullsisë, sidomos i fuqisë punëtore. Por, rregullat për lëvizje të lirë përcaktojnë qartë se në rast të shkeljes së tyre, ka gjobë financiare dhe ndalim të hyrjes në Schengen deri në pesë vjet.

Abuzime janë qëndrimi më shumë se 90 ditë brenda gjashtë muajsh në Schengen, punësimi pa leje, përfshirja në veprimtari kriminale e të tjera.

Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që i lejohet udhëtimi pa viza në këtë zonë.

Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë gëzuar këtë të drejtë nga viti 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.

Komisioni Evropian ka rekomanduar qysh në vitin 2018 heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, por vendimi politik është penguar nga disa shtete anëtare të BE-së./REL

kosove

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen