8 Nëntor 2022, 17:08
Nga d.a.
Osmani
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për rekomandim të personave të radhës për të zëvendësuar deputetët nga radhët e Listës Srpska të cilët dhanë dorëheqjen disa ditë më parë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se ky komision do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”,- tha Elezi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Osmani, pas pranimit të kërkesës së kryetarit të Kuvendit për zëvendësimin e deputetëve serbë të dorëhequr, ka kërkuar nga KQZ-ja rekomandimin e emrave për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe.
“Zyra e Presidentes ka pranuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Pas pranimit të kërkesës, Presidentja i është drejtuar KQZ-së për të pranuar rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr”, tha këshilltari i saj Besim Kupina.
Ditën e djeshme Lista Srpska ka dorëzuar mandatet e saj në Kuvendin e Kosovës pas vendimit për targat. Serbët janë larguar edhe nga komunat që udhëheqin, policia, gjykatat e prokuroritë. Ata nuk pranojnë të rikthehen në detyrë nëse nuk plotësohen dy kërkesa, e para që të anulohet vendimi për targat dhe e dyta që të formohet Asosacioni i Komunave me shumicë serbe.
tensione në veri të kosovës vjosa osmani
Bota
8 Nëntor 2022, 16:50
d.a.
Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump sugjeroi të hënën se ai do të ngrinte një garë presidenciale të ...
Bota
8 Nëntor 2022, 16:57
d.a.
Firmosja e paktit
ALGJERI- Algjeria tha të martën se ka nënshkruar një pakt të dytë 5-vjeçar të bashkëpunimi...
Bota
8 Nëntor 2022, 16:26
d.a.
Policia italiane
ITALI- Emigrantët nga një nga katër varkat e shpëtimit që Italia kishte bllokuar nga ankorimi janë lejuar t&...
Bota
8 Nëntor 2022, 16:20
d.a.
Justin Trudeau
EGJIPT- Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka akuzuar Kinën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedh...
Bota
8 Nëntor 2022, 16:04
d.a.
SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se kanalet e komunikimit midis Uashingtonit dhe Moskës...
Bota
8 Nëntor 2022, 16:10
k.m.
Foto ilustruese
Këtë vit, muaji tetor në Evropë theu rekord për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjë...
Bota
8 Nëntor 2022, 15:51
d.a.
Petkovic
SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Petar Petkoviç, ka reaguar ndaj deklaratës së ...
Bota
8 Nëntor 2022, 15:41
d.a.
Tadic
SERBI- Ish-presidenti serb Boris Tadiç beson se braktisja e institucioneve të autoriteteve nga serbët në Kosovë, si d...
Bota
8 Nëntor 2022, 15:41
I.A
Xi Jinping
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se Kina do të fokusohet në përgatitjen për luftë, pasi siguri...
Bota
8 Nëntor 2022, 15:35
I.A
Instagram
SHBA- Përdoruesit e Instagramit në Mbretërinë e Bashkuar ose BE tani e tutje do të përballen me mjete të reja ...