LIVE UPDATES
Bota

Kririkat e Trump ndaj NATO-s, Merz: Nuk dua një përçarje të NATO-s, është një garant i sigurisë në Evropë

Fak­­ti që Merz deri sot nuk ishte shprehur publikisht lidhur me këtë çështje, gjë që u krijoi shqetësim shumë vëzhguesve.

9 Prill 2026, 19:58 Nga E.d
Kririkat e Trump ndaj NATO-s, Merz: Nuk dua një përçarje
Friedrich Merz 

Në një konferencë shtypi në Berlin të enjten kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz deklaroi se Qeveria Federale ka vendosur të rifillojë dialogun diplomatik me Teheranin.

"Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, për të cilën kishim arsye serioze dhe të mirëarsyetuara, tani po i rinisim bisedimet me Teheranin,” u shpreh kancelari. Këtë hap do ta ndërmarrim në koordinimin me SHBA-në dhe partnerët europianë, theksoi Merz. Sipas tij, qëllimi është të kontribuojmë për suksesin e nogciatave që vazhdojnë për t'i dhënë fund luftës në rajon. Për këtë qëllim kancelari do të zhvillojë edhe një bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit, që ndërmjetëson bisedimet SHBA-Iran.

Gjermania tradicionalisht ka mbajtur marrëdhënie relativisht të qëndrueshme me autoritetet e Iranit në Teheran. Kjo përvojë diplomatike vlerësohet si bazë e rëndësishme për një kontribut konstruktiv gjerman në përpjekjet ndërkombëtare për paqe.

"Nuk dua një përçarje të NATO-s"

Megjithatë, Merz ishte i përmbajtur me kritikat ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump. "Sado mirëkuptimin që kam për kërkesat për një qëndrim të prerë, më lejoni ta them edhe këtu, në këtë moment: Ne nuk duam, unë nuk dua një përçarje të NATO-s", tha ai. "NATO-ja është një garant i sigurisë sonë, dhe mbi të gjitha në Evropë. Duhet të vazhdojmë të ruajmë gjakftohtësinë."

Gjatë gjithë fundjavës së Pashkëve, sipas Zyrës Federale të Shtypit, kancelari ka qenë në kontakt "me të gjithë aktorët përkatës” të përfshirë në përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme. Mes tyre edhe presidenti i SHBA‑së, Donald Trump.

Fak­­ti që Merz deri sot nuk ishte shprehur publikisht lidhur me këtë çështje, gjë që u krijoi shqetësim shumë vëzhguesve. Tani Merz pasi përshëndeti armëpushimin e dakordësuar mes Iranit dhe SHBA-së u shphreh: "Njoftimi për një përshkallëzim të pakufishëm. që u artikulua publikisht ditët e fundit, është shmangur për momentin.”

Vetëm pas një pyetjeje nga gazetarët, Merz u prononcua lidhur me deklaratat e forta në ultimatumin e presidentit amerikan Trump ndaj Iranit. Merz shtoi se çfarë përshtypjeje i kishte lënë vërejtja drastike e Trumpit: "Unë besoj se ai vetë nuk ka qenë i mendimit se një vend si Irani mund të zhduket plotësisht. Sipas bindjes sime të fortë,  nuk do të kishte arritur deri këtu. Kjo ishte pjesë e strategjisë së tij në trajtimin e Iranit.”

Kritika edhe ndaj Izraelit

Ndërsa mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbizotëron një armëpushim, sado i brishtë, Izraeli vazhdon të godasë objektiva në Liban. Edhe në këtë çështje u ndal kancelari, duke thënë se kjo e mbush me shqetësim të madh: "Ashpërsia me të cilën Izraeli po zhvillon luftën atje mund ta çojë në dështim të gjithë procesin e paqes. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë.”

Që të mërkurën pas Pashkëve, Merz pati publikuar një deklaratë të shkurtër me e-mail, në të cilën shprehej pozitivisht për marrëveshjen e parë mbi një armëpushim mes SHBA‑së dhe Iranit. Ai theksoi se Gjermania do të kontribuojë "në mënyrën e duhur” për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Çfarë nënkuptohej saktësisht me këtë, kancelari nuk e sqaroi më tej.

Merz: Pjesëmarrje gjermane vetëm me mandat ndërkombëtar

Në konferencën për shtyp të enjten, Merz ishte vetëm pak më konkret lidhur me angazhimin gjerman: "I kam thënë dje sërish presidentit Trump, gjatë bisedës sonë telefonike, se jemi të gatshëm të ndihmojmë pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje, për shembull duke siguruar kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit,” tha ai. Por edhe Trump e di këtë, theksoi Merz: "për Gjermaninë është e rëndësishme që për një angazhim të tillë të ekzistojë një mandat ndërkombëtar, idealisht nga Këshilli i Sigurimit i OKB‑së. Përveç kësaj, është i domosdoshëm edhe një vendim i Bundestagut gjerman."/Dw

friedrich merz gjermani shba

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje