Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Hezbollahu është grup i përkrahur nga Irani, ndërsa konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Mospajtimet në mes të Uashingtonit dhe Teheranit nëse armëpushimi i përkohshëm - për të cilin është arritur pajtueshmëri këtë javë - përfshin edhe Libanin, janë duke shkundur themelet e gjithë paktit, teksa Izraeli zotohet se do të vazhdojë të godasë Hezbollahun “kudo që kërkohet”.
Hezbollahu është grup i përkrahur nga Irani, ndërsa konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Negociatorët iranianë pritet të takohen me një delegacion amerikan, të udhëhequr nga nënpresidenti JD Vance, më vonë gjatë javës, për t’i zhvilluar bisedimet e para për paqe.
Mirëpo një armëpushim i bërë publik më herët gjatë javës, për të mundësuar nisjen e bisedimeve, ka krijuar një atmosferë të tendosur, pasi nuk ka shenja se Irani e ka hequr plotësisht bllokadën në Ngushticën e Hormuzit, e cila ka rezultuar me ndalesën më të rëndë të furnizimit global me energji.
Teherani ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje, për aq kohë sa Izraeli e godet Libanin.
“Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë, do të goditet. Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun, kudo që kërkohet, derisa të rikthejmë sigurinë e plotë të banorëve në veri të Izraelit”, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përmes një postimi në 9 prill.
Disa orë më vonë, kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf ka thënë përmes një postimi se Libani “është pjesë e pandashme e armëpushimit". Sipas tij, “shkeljet bartin kosto të qarta dhe përgjigje të forta”.
Qalibaf pritet të udhëheqë delegacionin e Teheranit, bashkë me ministrin e Jashtëm, Abbas Araqchi, në bisedimet e ndërmjetësuara nga Pakistani në Islamabad.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Libani nuk është pjesë e armëpushimit, derisa shumë shtete tjera janë shprehur të shqetësuara në këtë drejtim, duke thënë se diçka e tillë po rrezikon marrëveshjen, e cila i ka pezulluar luftimet pas pesë javësh.
“Veprimet izraelite janë duke rrezikuar sërish armëpushimin SHBA-Iran. Armëpushimi në Iran duhet të vlejë edhe për Libanin”, ka thënë kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas më 9 prill.
“Hezbollahu e ka shtyrë Libanin në luftë, mirëpo e drejta e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nuk e arsyeton ndonjë shkatërrim masiv”, ka thënë ajo.
Më 9 prill, edhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot ka thënë se sulmet e Izraelit “minojnë” marrëveshjen amerikano-iraniane, derisa ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper ka bërë thirrje që armëpushimi të zgjerohet edhe në Liban.
Izraeli e ka nisur sulmin më të madh ndaj Libanit – prej nisjes së konfliktit – më 8 prill, pak pasi është zyrtarizuar armëpushimi.
Gjatë një vizite në Hungari, Vance ka thënë se beson që ka “keqkuptime legjitime” për kushtet e marrëveshjes së arritur.
“Më duket se iranianët kanë menduar që armëpushimi përfshin Libanin, dhe nuk është ashtu”, ka thënë ai, duke shtuar se “as ne dhe as izraelitët nuk kanë thënë se diçka e tillë do të jetë pjesë e armëpushimit”.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se forcat amerikane do të vazhdojnë të jenë “në dhe rreth Iranit” derisa të arrihet “marrëveshja e vërtetë”.
Pavarësisht arritjes së marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit – njëra prej arterieve më vitale në botë për transportim të naftës dhe gazit - vazhdon të jetë e paralizuar pothuajse tërësisht./REL
Peter Sorensen dhe Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti të dërguarin e posa&cced...
SERBI- Qendrës humanitare serbo-ruse i janë ndarë pothuajse 2.3 milionë euro nga buxheti i Serbisë gjatë dhjetë vjetëv...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se forcat amerikane do të mbeten të vendosura “në dhe përreth Iranit” derisa t&eu...
IRAN- Ministri iranian Khatibzadeh ka deklaruar se Irani do të ofrojë siguri për kalim të sigurt përmes Ngushticës s&e...
SHBA- Deklarata e Presidentit Trump për fitore totale në Iran ka shqetësuar disa aleatë të ngushtë dhe disa bashk...
Shtetet perëndimore “duhet ta mbajnë Ukrainën si prioritet” dhe ta rrisin trysninë ndaj Rusisë në mes të luft&e...
Për çfarë janë dakorduar të dyja palët?Pak para skadimit të ultimatumit të tij, presidenti i SHBA-së, Donald Tr...
Pakistani duket se ka arritur një përparim të madh diplomatik duke luajtur një rol proaktiv në ndërmjetësimin e një ar...
Një raport i marsit 2026 mbi jetëgjatësinë dhe plakjen e shëndetshme zbuloi se Bergeni, në Norvegji, është qyteti ku n...
TAJLANDË- Një video, ku shihet një struc duke vrapuar pranë makinave në një autostradë në Tajlandë...