LIVE UPDATES
Bota

Trump: Ushtria amerikane mbetet pranë Iranit derisa të arrihet “marrëveshja e vërtetë”

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbetet në pikëpyetje, kryesisht për shkak të asaj që Uashingtoni e përshkroi si “keqkuptim” - nëse përfshin edhe sulmet e Izraelit ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban ose jo.

9 Prill 2026, 10:18 Nga D.S

Trump: Ushtria amerikane mbetet pranë Iranit derisa të arrihet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se forcat amerikane do të mbeten të vendosura “në dhe përreth Iranit” derisa të arrihet një “marrëveshje e vërtetë”.

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbetet në pikëpyetje, kryesisht për shkak të asaj që Uashingtoni e përshkroi si “keqkuptim” - nëse përfshin edhe sulmet e Izraelit ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban ose jo.

“Të gjitha anijet, avionët dhe personeli ushtarak amerikan, me municione, armë shtesë dhe çdo gjë tjetër që është e përshtatshme dhe e nevojshme për ndjekjen dhe shkatërrimin vdekjeprurës të një armiku tashmë të degraduar në mënyrë të konsiderueshme, do të mbeten në vend, brenda dhe përreth Iranit, derisa MARRËVESHJA E VËRTETË e arritur të zbatohet plotësisht”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, vonë më 8 prill.

“Pavarësisht të gjithë retorikës së rreme për të kundërtën - ASNJË ARMË BËRTHAMORE... dhe Ngushtica e Hormuzit DO TË JETË E HAPUR DHE E SIGURT”, shtoi ai.

Armëpushimi përballet me pasiguri serioze, pasi nuk është e qartë nëse marrëveshja përfshin edhe sulmet e Izraelit ndaj Hezbollahut në Liban.

Hezbollahu është aleat i Iranit, ndërsa SHBA-ja e konsideron organizatë terroriste.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, gjatë një vizite në Hungari më 8 prill, tha se beson se ekziston një “keqkuptim legjitim”, në lidhje me kushtet e armëpushimit, të shpallura një natë më herët nga presidenti Trump.

“Mendoj se iranianët menduan se armëpushimi përfshinte Libanin, por thjesht jo”, tha ai, duke shtuar se “as ne dhe as izraelitët nuk thanë se ai do të ishte pjesë e armëpushimit”.

“Nëse Irani dëshiron që këto negociata të dështojnë... për shkak të Libanit... kjo është në fund të fundit zgjedhja e tij”, u tha ai gazetarëve, duke shtuar se Izraeli është i gatshëm të vetëpërmbahet nga sulmet e tij në Liban.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se Libani nuk përfshihet në kushtet e armëpushimit.

“Kjo do të vazhdojë të diskutohet - jam e sigurt - midis presidentit dhe kryeministrit izraelit, [Benjamin] Netanyahu, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, dhe të gjitha palëve të përfshira”, tha ajo.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Netanyahut u tha gjithashtu se armëpushimi nuk përfshin Libanin.

Kjo ishte në kundërshtim me një deklaratë të mëparshme nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili po vepron si ndërmjetës midis dy palëve.

Ministria e Shëndetësisë në Liban njoftoi më 8 prill se të paktën 250 persona u vranë brenda 24 orëve nga sulmet izraelite, që ndodhën menjëherë pas shpalljes së armëpushimit.

Autoritetet thanë se numri i viktimave pritet të rritet.

Shefi i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Volker Turk, tha se “shkalla e vrasjeve dhe shkatërrimit në Liban sot, është thjesht e tmerrshme”.

Kryqi i Kuq tha se ishte “i indinjuar nga vdekjet dhe shkatërrimi” në të gjithë Libanin.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 1.739 persona janë vrarë dhe 5.873 janë plagosur në Liban, që nga fillimi i luftës Izrael-Hezbollah, më 2 mars.

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, pretendoi se tri pjesë të propozimit prej 10 pikash të Iranit janë shkelur dhe shtoi se, në një situatë të tillë, “armëpushimi dypalësh ose negociatat janë të paarsyeshme”.

Në një postim në X, Qalibaf pohoi se shkeljet përfshijnë sulmet ndaj Libanit, hyrjen e një droni në hapësirën ajrore iraniane dhe “mohimin e së drejtës së Iranit për pasurim [të uraniumit]”.

Raportohet se Qalibaf pritet të udhëheqë delegacionin e Teheranit, së bashku me ministrin e Jashtëm, Abbas Araqchi, në bisedimet e ndërmjetësuara nga Pakistani në Islamabad, më 11 prill.

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, tha se armëpushimi në Liban është kusht thelbësor i marrëveshjes së vendit të tij me Uashingtonin.

Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord më 7 prill për një armëpushim dyjavor, për t’u dhënë të dyja palëve kohë për të negociuar një marrëveshje paqeje.

Trump shkroi në mediat sociale se ka marrë një propozim prej 10 pikash nga Teherani dhe se bisedimet do të mbahen me dyer të mbyllura.

Ai tha se “vetëm një grup ‘PIKASH’ kuptimplote” ishte i pranueshëm për Shtetet e Bashkuara, megjithëse nuk dha detaje të tjera.

“Këto PIKA janë baza mbi të cilën ramë dakord për një ARMËPUSHIM”, tha ai.

Përveç mosmarrëveshjes për Libanin, perspektivat e një armëpushimi të qëndrueshëm i lëkund edhe pasiguria mbi lirinë e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.

Edhe pse nuk dha detaje për propozimin iranian, Trump këmbënguli se Teherani duhet të lejojë kalimin e lirë të anijeve në ngushticë - një korridor kyç detar nëpër të cilin kalojnë rreth 20 për qind e naftës dhe gazit botëror.

Sipas të dhënave nga monitoruesi detar, Marine Traffic, katër anije kaluan nëpër kanalin ujor më 8 prill.

“Shenjat e hershme të aktivitetit të anijeve po shfaqen në Ngushticën e Hormuzit, pas njoftimit për armëpushim, i cili përfshin rihapjen e përkohshme të kanalit strategjik ujor, për të mundësuar negociatat”, shkroi monitoruesi në një postim në X.

Ai shtoi se “qindra anije mbeten në rajon, duke përfshirë 426 cisterna, 34 transportues LPG dhe 19 anije LNG”.

Një zyrtar i lartë iranian tha se anijet që lundrojnë në ngushticë, megjithatë, kanë nevojë për lejen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, për të kaluar.

Agjencia e lajmeve Reuters dhe të tjera raportuan se transportuesit po prisnin më shumë sqarime, para se të rifillonin transitin.

Kjo rrugë ujore është thelbësore për transportin global të naftës dhe gazit natyror dhe ka qenë kryesisht e mbyllur që nga fillimi i sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, më 28 shkurt.

Teherani është hakmarrë duke lëshuar raketa dhe dronë kundër Izraelit dhe aleatëve arabë të SHBA-së në rajon.

Gazeta Wall Street Journal raportoi se Irani u tha ndërmjetësve se do të kufizojë numrin e anijeve që kalojnë ngushticën brenda ditës dhe se do të mbledhë tarifa për lejen e tij.

Para luftës, anijet lëviznin lirshëm nëpër ngushticë, pa pasur nevojë për koordinim me Iranin.

Wall Street Journal raportoi se Irani është duke vënë tarifa në juanë kinezë - një veprim që, sipas zyrtarëve rajonalë, kërcënon ta zvogëlojë ndikimin perëndimor dhe të aleatëve në tregjet e naftës./REL

trump iran shba

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale