Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
NIS-i është ende duke e pritur një përgjigje nga autoritetet amerikane për kërkesën e saj për ta lejuar atë të veprojë derisa po i vazhdon bisedimet për t’i shitur aksionet e veta ruse.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ndonjë vendim për zgjatjen ose jo të licencës së punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), të cilën e sanksionuan muajin e kaluar për shkak të pronësisë së saj ruse.
NIS-i është ende duke e pritur një përgjigje nga autoritetet amerikane për kërkesën e saj për ta lejuar atë të veprojë derisa po i vazhdon bisedimet për t’i shitur aksionet e veta ruse.
“Rusët nuk duan t’i shesin aksionet e tyre në NIS. Nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me politikën”, tha Vuçiç në një konferencë për shtyp të martën, pas një takimi me ekipet përgjegjëse për stabilitetin dhe sigurinë energjetike të vendit.
Vuçiç theksoi se nuk ka ndonjë tregues se SHBA-ja do t’ia vazhdojë licencën NIS-it.
Pa licencë, rafineria e naftës në Pançevë, e cila operon brenda NIS-it, do të detyrohet ta pushojë veprimtarinë plotësisht, për shkak të mungesës së naftës së papërpunuar.
Vuçiç tha se ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedorviq Handanoviq, do ta njoftojë NIS-in për këtë dhe se është dhënë leja që rafineria e NIS-it në Pançevë ta ndërpresë punën.
“NIS-i do të vendosë nëse rafineria do ta pushojë veprimtarinë sot apo në ditët në vijim”, tha Vuçiç.
Ai tha se është dita e 54-të qëkurse u vendosën sanksione ndaj NIS-it dhe se nuk ka probleme me furnizimin me karburant, “gjë që tregon se sa serioz është shteti dhe sa para janë investuar në rezervat e naftës dhe produkteve të naftës”.
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i ishte përgjigjur një pyetjeje të Radios Evropa e Lirë deri më 1 dhjetor nëse Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit kishte marrë ndonjë vendim në lidhje me kërkesën e NIS-it dhe se kur mund të pritej ky vendim.
Në një seancë më 25 nëntor, ku mori pjesë edhe Vuçiç, Qeveria serbe miratoi një vendim për t'i dhënë Rusisë 50 ditë për të gjetur ndonjë blerës për aksionet e saj. Moska u paralajmëruar se, nëse nuk e bën, atëherë Serbia do ta prezantojë menaxhimin e vet në NIS dhe do t'i ofrojë palës ruse "çmimin më të lartë të mundshëm" për kompaninë.
As pala amerikane dhe as ajo ruse nuk kanë publikuar informacione rreth përparimit të bisedimeve, dhe qytetarët janë njoftuar për këtë gjendje nga zyrtarët serbë, kryesisht nga presidenti Vuçiç./ REL
Foto ilustruese Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Sofjes dhe qyteteve të tjera bullgare mbrëmjen e 1 dhjetor...
Federica Mogherini BRUKSEL- Ish-shefja diplomatike e BE-së, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të ...
Federica Mogherini BRUKSEL- Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka bastisur institucionet e BE-së dhe shkollat e lidhura me to. EuNews shkruan se kont...
BELGJIKË- Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel të martën, së bashku me Kolegjin e Evropë...
Maduro VENEZUELA- Ndërsa presioni i Uashingtonit mbi Venezuelën vazhdon të përshkallëzohet, ku Donald Trump thuhet se i ...
Përmbytjet AZI- Në ditët e fundit, një kombinim shiu të rrëmbyeshëm musonik dhe ciklonesh tropikale ka shkaktuar pë...
Putin-Witkoff UKRAINA- Ethet diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë vazhdojnë me tak...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi të hënën autoritetet zgjedhore të Hondurasit p&e...
Foto ilustruese Nëse ka ndonjë mënyrë sesi zyrtarët e Bashkimit Evropian mendojnë se mund të marrin pjesë në b...
Foto nga vendngjarja INDONEZI- Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë is...