23 Mars 2023, 15:57
Nga a.l
Pedro Sanchez dhe Xi Jinping
KINË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të vizitojë Kinën javën e ardhshme për të takuar Presidentin Xi Jinping, ku pritet të theksojë se do të jetë në dorën e Ukrainës që të vendosë mbi themelet e çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Lajmi për vizitën e Sanchez u shfaq të mërkurën në mbrëmje, ndërsa Xi i cili po përpiqet të pozicionohet si ndërmjetës në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës përfundoi një udhëtim simbolik dy-ditor në Moskë .
Duke folur me gazetarët në Bruksel të enjten teksa merrte pjesë në një samit të BE-së, Sanchez e përshkroi Kinën si një aktor të nivelit të lartë global dhe falënderoi Xi për ftesën për të festuar 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Spanjës dhe Kinës, shkruan The Guardian.
“Mendoj se është e rëndësishme të dihet nga dora e parë se cili është pozicioni i tij për paqen në Ukrainë, dhe t'i thuash atij se janë vetë ukrainasit ata që do të vendosin kushtet për fillimin e kësaj paqeje, kur ajo të arrijë. Së dyti, gjëja më e rëndësishme – më themelore – është ruajtja e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, i cili varet nga respektimi i kartës së OKB-së. Një nga ato parime themelore është respektimi i integritetit territorial – në këtë rast integriteti territorial i Ukrainës, i cili po cenohet nga presidenti Putin", tha ai.
Sanchez vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e njohjes së Spanjës si një bashkëbisedues diplomatik gjatë asaj që ai e quajti një moment i ndërlikuar në vështirësitë gjeopolitike.
pedro sanchez xi jinping
Bota
23 Mars 2023, 15:50
a.l
Viktor Obran
HUNGARI- Shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez, Viktor Obran ka deklaruar se nëse presidenti rus Vladimir Putin hynte në ...
Bota
23 Mars 2023, 15:47
I.A
Vuçiç dhe Kurti
KOSOVË- Marrëveshja e fundit e arritur mes Kosovës dhe Serbisë u mirëprit nga ndërkombëtar...
Bota
23 Mars 2023, 15:44
a.l
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se nuk priste që gjetjet e hetimeve për përgjegjësin e shp&...
Bota
23 Mars 2023, 15:34
a.l
Albin Kurti dhe Derek Chollet
KOSOVË- Kryeministrti i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e...
Bota
23 Mars 2023, 15:04
a.l
Abelard Tahiri
KOSOVË- Partia Demokrate e Kosovës nuk do të vazhdojë debatin në Kuvend pa praninë e kryeministrtit Al...
Bota
23 Mars 2023, 14:33
a.l
Dhunohet e reja në Gjermani
GJERMANI- Një tjetër rast i rëndë i dhunës dhe bullizmit ndaj një adoleshenteje ësht&e...
Bota
23 Mars 2023, 14:33
a.l
Foto Ilustruese
KINË- Drejtuesit industrisë së energjisë diellore të Evropës festuan në mbledhjen vjetore të...
Bota
23 Mars 2023, 14:44
I.A
Josep Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell,...
Bota
23 Mars 2023, 14:30
I.A
Makina
KOSOVË- Partia Socialdemokrate ka organizuar sot një aksion në kundërshtim të zhvillimeve të fundit në kuadë...
Bota
23 Mars 2023, 14:26
a.l
Foto ilustruese
ITALI- Një shpërthim ka ndodhur në ambinetet e një shkolle 'Ipsia Viola Marchesini në Rovigo të Italisë....