LIVE UPDATES
Bota

"Kthim në krizën politike!" Analiza: Franca pas Lojërave Olimpike

Lojërat Olimpike e larguan disi vëmendjen nga kriza politike në Francë. Tani presidenti Macron duhet të sqarojë më në fund se kush duhet të jetë kryeministri i ri. Problemi kryesor: mazhoranca e paqartë në parlament.

18 Gusht 2024, 14:16 Nga M.B
"Kthim në krizën politike!" Analiza: Franca pas
Emmanuel Macron

FRANCA- Për periudhën e Lojërave Olimpike, Franca ishte si të thuash, një "zonë pa politikë": Lojërat Olimpike mbuluan gjithçka. Por a i dha kjo periudhë pak hapësirë presidentit Emmanuel Macron të marrë frymë? Po dhe jo, thotë politologu Benjamin Morel në radion France Info: "Ne kemi ende një bllokadë parlamentare, pavarësisht se si do jetë qeveria e ardhshme, nuk ka një shumicë të qartë në parlament për të mbështetur këtë qeveri. Javët e fundit ishin si "pauzë magjike” në të cilën kriza politike u injorua, shpjegoi Morel në intervistë. "Kjo ka hequr pak presion nga Emmanuel Macron në lidhje me emërimin e një kryeministri. Por Macron ka ende të njëjtat karta në dorë."

Oferta e aleancës së majtë është në fuqi

Aleanca e majtë tani po përpiqet të rrisë presionin ndaj presidentit: kandidatja e saj për postin e kryeministres, Lucie Castets, u ka dërguar një letër të gjithë deputetëve dhe senatorëve - me përjashtim të partisë së ekstremit të djathtë, Rassemblement National (RN), ku Marine Le Pen vazhdon të japë tonin. Politikanja 37-vjeçare shpjegon pesë prioritete politike: të tilla si heqja e reformës së pensioneve dhe drejtësia tatimore. Ky është një draft që krijon bazën e punës, por pa hequr pretendimin e aleancës së majtë për të drejtuar, thotë Danièle Obono, politikania e partisë të ekstremit të majtë LFI.

"Logjika e institucioneve kërkon që të emërohet kandidatja e aleancës së majtë. Ne kemi vetëm një mazhorancë shumë të ngushtë. Por për këtë kemi shkruar këtë letër, në të cilën kemi vendosur pesë prioritetet tona të mëdha", shpjegon Obono. Aleanca e majtë u bën thirrje forcave republikane të mbajnë qëndrim për këto pika. Qëllimi duhet të jetë të mendojmë së bashku se si duan të punojnë palët.

Krahu i presidentit nuk dëshiron bashkëpunim

Në përgjithësi, komunikimi politik aktualisht në Francë zhvillohet kryesisht përmes letrave - madje edhe me kryeministrin Gabriel Attal. Letra e tij mbi "Paktin e Veprimit për Francezët" rendit prioritetet politike të partisë presidenciale Ensemble pour la République, duke përfshirë: balancimin e financave publike, fuqinë blerëse si dhe sigurinë dhe shërbimet publike.

Krahu politik i presidentit nuk flet për bashkëpunim me populistët e majtë, ashtu si edhe populistët e djathtë  të Marine Le Pen, RN. Vetë RN, Rassemblement National nga ana tjetër, e paraqet veten si një opozitë e përgjegjshme që është e përgatitur të votojë për projektet e partive të tjera, nëse ato i shërbejnë "interesit të përgjithshëm". Por RN bën të qartë: Ne nuk do të pranojmë një qeveri në të cilën ulen përfaqësues të LFI-së dhe të të Gjelbërve”. Programi i Aleancës së Majtë është një katastrofë e politikës ekonomike dhe të sigurisë. "Kjo duke pasur parasysh edhe vlerat tona." Nëse ka një qeveri të Castets, RN do të inicojë votën e mosbesimi.

Koha po ikën për Macron

Politologu Morel beson se kërcënimi me votën e mosbesimit është problemi më i madh për formimin e një qeverie. Dhe nuk ka rrugëdalje për presidentin, thekson ai. "Ose Macron është duke vënë bast se aleanca e majtë do të shkërmoqet; se RN do të mbështesë në heshtje propozimin e tij të qeverisë, ose ai do të rrezikojë që qeveria e tij të rrëzohet. Më 23 gusht, Macron dëshiron të takohet me grupin parlamentar dhe liderët e partive për bisedime. Ende është e paqartë, se kur do të emërojë një shef të qeverisë. Por koha po ikën; nga mesi i shtatorit do duhej të miratohej projektbuxheti për vitin e ardhshëm nga Këshilli i Shtetit ashtu edhe nga Këshilli i Lartë për Financat Publike. Ai duhet të dorëzohet në Parlament deri në fillim të tetorit./ DW

franca

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës