31 Maj 2023, 15:55
Nga I.A
Stuart Peach dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë vonë ka pasë një takim me emisarin britanik, Stuart Peach, për të folur mbi situatën në veri të vendit. Ai foli për arsyen e dërgimit të policisë në këtë zonë, derisa tha se është i gatshëm për takim të nivelit të lartë. Po ashtu, Kurti tha se ka falënderuar ata për mbështetjen.
“Kisha një takim mbrëmë vonë me Lord Stuart Peach për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit në veri. Theksova se qëllimi i dërgimit të policisë ishte vetëm për të mbajtur sundimin e ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Gjithashtu, falënderova qeverinë britanike për mbështetjen e tyre”, shkruan Kurti.
Si paraqitet situata në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.
stuart peach albin kurti tensione në veri të kosovës
Bota
31 Maj 2023, 15:53
f.i
gazetarët
KOSOVË- Në videon e siguruar nga mediat vendase shihet momenti teksa njëri prej gazetarëve të Kosovës god...
Bota
31 Maj 2023, 15:48
f.i
veriu i Kosovës
KOSOVË- Përfundon protesta në Zubin Potok. Protestuesit kanë qenë para objektit të komunës prej or&...
Bota
31 Maj 2023, 15:34
f.i
Lajçak
KOSOVË- Miroslav Lajcak, ka thënë se është urgjentisht e nevojshme që të gjendet një zgjidhje politik...
Bota
31 Maj 2023, 15:29
f.i
Christopher Hill
SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova do të përballet me pasoja, pë...
Bota
31 Maj 2023, 15:18
f.i.
veriu i Kosovës
KOSOVË- Situata në komunën Zveçan është tensionuar përsëri. Serbët në veri kan&eum...
Bota
31 Maj 2023, 15:07
f.i
foto ilustruese
GREQI- Një person i panjohur nga një mjet kalimtar ka nisur të qëllojë në ajër duke plagosur tre f&...
Bota
31 Maj 2023, 14:47
k.m.
Alec Baldwin
SHBA- Aktori i nominuar për Oscar, Alec Baldwin iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e ijeve. Kët&e...
Bota
31 Maj 2023, 14:33
m.s
Presidenti Erdogan
TURQI- Duke iu drejtuar një aktiviteti të mbajtur në kryeqytetin Ankara të martën, presidenti Recep Tayyip Erd...
Bota
31 Maj 2023, 14:37
a.l
Zubin Potok
KOSOVË- Vijon pa incidente protesta në veri të Kosovës. Serbët kanë vendosur një flamur gjigant të shte...
Bota
31 Maj 2023, 14:42
k.m.
Kemal Kilicdaroglu
ANKARA- Kemal Kilicdaroglu është vendosur përballë 40 akuzave penale të ngritura ndaj tij, madje do t'i hiqet ...