Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Kurti e Osmani ulen në karrocë në shenjë solidarizimi për personat me aftësi të kufizuara
Kurti së bashku me kabinetin e tij në shenjë solidarizimi janë ulur në karroca.
1 Mars 2023, 11:25Nga I.A
Pamje nga takimi
KOSOVË- Me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar kryetarin e Handikos-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë. Kurti së bashku me kabinetin e tij në shenjë solidarizimi janë ulur në karroca.
Pas takimit me Kurtin Përfaqësuesit e HENDIKOS-it janë takuar me presidenten, Vjosa Osmani, e cila ka ndjekur të njejtën metodë si Kurti, duke u ulur në karrige me rrota.
Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës shënohet çdo vit në mbarë botën, për të shprehur ndikimin pozitiv që karroca ka në jetën e përditshme të personave që janë përdorues të tyre.